Venezuela

shtet në Amerikën e Jugut
(Përcjellë nga Venezuelë)

Stampa:KUTIAVenezuela Venezuela (spanjisht: República Bolivariana de Venezuela) është një republikë federale në pjesën veriore të Amerikës Jugore pranë Detit të Karaibeve. Ka një sipërfaqe prej 912 050 km2në të cilën jetojnë afërsisht 26 milionë banorë. Kryeqytet i saj është Karakasi (Caracas) dhe gjuhë zyrtare është spanjishtja. Sipas Kushtetutës së 1961-ës President i Republikës është kryetari i shtetit dhe i qeverisë. Federata përbëhet nga 20 shtete federale, një njësi federale (Federal District) dhe dy njësi territoriale të federatës si dhe pjesët përbërëse të federatës (72 ishuj)

Historia

Redakto

Venezuela e emëruar,nga Ameriko Vespuçi, të cilit vendbanimi Nastamba ia kujtonte qytetin e Venedikut, kështu që tërë regjonin e emërtoi Veneziola ose "Piccola Venezia".[1] Në vitin 1528 merret pengë nga Karli i V-të i Augsburgëve dhe më 1546 bie përsëri nën Kurorën mbretërore të Spanjës. Nga 1810-ta deri më 1821-ta bie në duar të Simon Bolivarit si pjesë e Kolumbisë së Madhe.

Që nga 1830 qëndron si republikë e pavarur dhe nga 1864 si republikë federale. Më 1920 fillon eksploatimi i rezervave të naftës dhe pas shtetëzimit të burimeve në vitet e ´70-ta kjo bëhet në përmasa të mëdha. Pas kësaj kohe fillojnë të duken edhe ndryshimet sociale. Që nga 1999 president i shtetit është H. Çavez (H. Chavez).

Politika

Redakto

Kryeqytet i Venezuelës është Karakasi (Caracas) dhe gjuhë zyrtare është spanjishtja. Sipas Kushtetutës së 1961-ës President i Republikës është kryetari i shtetit dhe i qeverisë. Federata përbëhet nga 20 shtete federale, një njësi federale (Federal District) dhe dy njësi territoriale të federatës si dhe pjesët përbërëse të federatës (72 ishuj) Qeverisja Presidenti i venezueles zgjidhet me vota nga populli,funksioni i tij është si kryetar shteti por gjithashtu edhe kryetar qeverie.Kohëzgjatja e mandatit është 6 vjet dhe ai mund te zgjidhet perseri.Presidenti me ndihmen e zv.presidentit vendosin per kabinetin dhe marrin mendime nga ai per vendosjen e ligjeve.Parlamenti venezueljan ka nje dhome dhe quhet Asmbleja kombetare ,ajo ka 167 deputete qe mund te zghidhem max. dy here.

Gjeografia

Redakto

Venezuela ndodhet në pjesën veriore të Amerikës Jugore pran Detit të Karibit. Ka një sipërfaqe prej 912.445 km2. Venezuela përfshinë rrafshin e ulët të quajtur sipas lumit Orinoko (Llanos) në perëndim të kordillerës së Meridasë (Méridas, 5 002 m mb. niv. det.) dhe rrafshin e ultë të Marakaibës (Maracaibo), në jug-lindje merr pjesë në malet e Guinesë. Lumi kryesorë i Venezuelës është lumi i quajtur Orinoko. Klima është topike, në pjesën malore e butë deri në të ftohtë.

Në Venezuelë ka rreth 105 zona të mbrojtura, të cilat mbulojnë rreth 26% të sipërfaqes kontinentale, detare dhe izoluese të vendit.

Ekonomia

Redakto

Bujqësia e lënë pas dore gjatë kohës së Boom-it të naftës në vitet e fundit ka filluar të ri formohet dhe të zgjerohet (kallamoqi, orizi, panxharsheqeri, kafja, kakao dhe pemët tropikale). Po ashtu janë të zhvilluara sektori i peshkatarisë he nxjerrja e naftës. Industria e Venezuelës bazohet në xehet e hekurit, aluminit, diamanteve dhe para së gjithash në derivatet nga rafineria e naftës. Po ashtu janë të zhvilluara industria e hekurit dhe çelikut, industria e ushqimit dhe tekstilit.

Eksporti i Venezuelës veçohet me eksportimin e naftës dhe derivateve të saja pastaj vije eksportimi i aluminit, çelikut, kafesë dhe kako-së në vendet pantere kryesore të tregtisë si ShBA-ja, Kolumbia, Meksika, Gjermania dhe Japonia.

Venezuela është e pasur me porte detare, ndër të cila më të njohurat janë La Guaira (në kryeqytet), Marakaibë, Porti Cebello, PortiOrdaz. Ndërsa portat ajrore internacionale të njohura janë aeroporti në kryeqytet dhe në Marakaibë. Zbulimi dhe shfrytëzimi i vendburimeve të pasura të naftës(që filloi në mesin e shekullit xx)ndikoi shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.Venezuela zë vendin e nëntë në botë për prodhimin e naftës.Për këtë arsye,dega kryesore e industrisë është ajo e përpunimit të naftës,që dallohet për shkallën e lartë të mekanizimit.Degë të tjera të industrisë janë ato të shkrirjes së çelikut e të aluminit.Bujqësia nuk i plotëson të gjitha nevojat ushqimore të vendit,prandaj Venexuela importon 30% të produkteve ushqimore nga vendet e tjera.Ndër prodhimet kryesore që merren nga plantacionet e mëdha,janë kafeja,kakaoja dhe kallami i sheqerit.Nga pyejet e dendura,ku edhe rriten shumë drurë të çmuar;prodhohen disa esenca mjaft të kërkuara në tregun botëror(p.sh. kauëuku,esenca për prodhimin e çamçakezit etj)

Një pjesë e ekonomisë venezueliane varet nga remitancat.

Demografia

Redakto

Popullsia e Venezuelës paraqite si një popullsi e racave të përziera, para së gjithash Mestizot përbëjnë 20%, raca e bardhë diku 10% dhe raca e zezë edhe indiane paraqesin pakicën e popullsisë.

Kultura

Redakto


Të tjera

Redakto
  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

Redakto

commons:Venezuela




Vecorite natyrore Territori i ketij vendi mund te ndahet ne tri pjese me karakteristika te ndryshme: rajoni verior, ku zgjaten degezimet lindore te vargmaleve te Andeve ; Rajoni qendrore ku shtrihen fusha pjellore qe vaditen nga ujvarat e lumit Orinoko ; Rajoni jugor ku mbizotrojne trajtat malore e kodrinore te relievit te mbuluar nga pyje te dendura.




  1. ^ Germán Massabié 2008
  NODES
HOME 1
Intern 1
languages 1
mac 1
os 8