Dd

Pse sulmet personale janë të dëmshme

Redakto

Kontribuesit shpesh dëshirojnë që të përfshijnë pikëpamjet e tyre në artikuj. Nëpërmjet debateve të arësyeshme, kontribuesit mund ti përmbledhin këto pikëpamje të ndryshme në një artikull të vetëm, dhe kjo krijon një artikull më të mirë, më shumë asnjanës për të gjithë. Çdo person i cili redakton një artikull është pjesë e të njëjtit komunitet të madh - ne jemi të gjithë Wikipedianë. Ndalimi kundër sulmeve personale vlen njësoj për të gjitha Wikipedianët. Është aq e papranueshme për të sulmuar një përdorues me një histori sjelljeje të vrazhdë ose jo të zgjuar, një përdorues që ka qënë i bllokuar, apo një përdorues që ka qenë subjekt i veprimeve nga ana e Komitetit të Arbitrazhit, ashtu siç është për të sulmuar çdo përdorues tjetër. Wikipedia inkurajon një komunitet pozitiv në internet. Njerëzit bëjnë gabime, por ata janë të inkurajuar për të mësuar prej tyre dhe të ndryshojnë rrugën e tyre. Sulmet personale janë në kundërshtim me këtë frymë dhe të dëmshme për punën e ndërtimit të një enciklopedie.

Shmangni sulmet personale

Redakto

Si një çështje e shprehjes së sjellshme dhe efektive, komentet nuk duhet të jenë të personalizuara. Pra, ato duhet të drejtohen në përmbajtjen dhe veprimet dhe jo mbi njerëzit. Në diskutime, fjala "ju" duhet të shmanget kur është e mundur. Megjithatë, kur ka mosmarrëveshje rreth përmbajtjes, referimi me mirësjellje ndaj redaktorëve të tjerë nuk është një sulm personal. Një shprehje që thotë se "deklarata e juaj në lidhje me X është e gabuar për shkak të informacionit në Y", ose "Paragrafi që keni futur në artikull nuk mbështetet në ndonjë burim informacioni", nuk është një sulm personal.

Redaktorët duhet të jenë të sjellshëm kur përshkruajnë mosmarrëveshjet. Përgjigjja më e përshtatshme ndaj një deklarate gjaknxehtë është ti adresoheni çështjes e përmbajtjes e jo të akuzoni personin tjetër për shkelje të rregullave. Të akuzosh dikë për bërje sulmesh personale, pa ofruar arsyetim për akuzën tuaj konsiderohet gjithashtu një formë e sulmit personal.

Çfarë konsiderohet sulm personal

Redakto

Nuk ka asnjë rregull që është objektive dhe jo i hapur për interpretim në atë që përbën një sulm personal në krahasim me diskutime konstruktive, por disa lloje komentesh nuk janë të pranueshme:

  • Epitete që kanë të bejnë me fenë, moshën, racën, krahinën, gjininë, orientimin seksual, përkatësinë politike, etnicitetin, apo të tjera (të tilla si kundër njerëzve me aftësi të kufizuara) të drejtuara kundër një tjetër kontribues. Mosmarrëveshjet mbi atë çka përbën një feja, raca, orientimi seksual apo etnicitetin nuk janë të justifikueshme.
  • Përdorimi i përkatësisë së dikujt si një përçmim nënkupton përjashtimin ose diskreditimin e pikëpamjeve të tyre, pavarësisht nëse përkatësia e tij është e pranuar gjerësisht. Një shembull mund të jetë "ju jeni një shofer autobuzi dhe nuk e keni idenë e modës?"
  • Vendosja e lidhjeve të jashtme apo materiale të tjera fyese, me qëllimin për të sulmuar një redaktor tjetër.
  • Krahasimi redaktorëve të tjerë me nazistët, diktatorët, apo persona të tjerë famëkeqë.
  • Akuzat për sjelljen personale pa paraqitur fakte. Akuzat e rënda kërkojnë prova serioze.
  • Kërcënimet, duke përfshirë, por jo kufizuar në:
    • Kërcënimet e veprimit juridik
    • Kërcënimet e dhunës (veçanërisht kërcënimet me vdekje)
    • Kërcënimet e vandalizmit ndaj faqes së përdoruesit apo faqes së diskutimit të tij.
    • Kërcënimet apo veprime të cilat qëllimisht ekspozojnë redaktorët e tjerë të Wikipedias në përndjekjen politike, fetare apo të tjera nga qeveria, punëdhënësi i tyre apo çfarëdo të tjetër. Shkeljet e këtij lloji mund të rezultojnë në një bllokim për një periudhë të zgjatur kohe, që mund të zbatohet menjëherë nga çdo administrator pas zbulimit. Adminstratorët që aplikojnë sanksione të tilla duhet në mënyrë konfidenciale të njoftojnë anëtarët e Komitetit të Arbitrazhit për atë që ata kanë bërë dhe pse.
  NODES
admin 2
INTERN 1
Note 1