Emri i përdoruesit

Emrat e përdoruesve:

  • nuk duhet të jenë fyes, pasiqë një emër fyes mund të ndërhyjë tek vetia themelore e të ndertuarit e shoqërisë në wiki. Nëse nuk jeni të sigurt se një emër mund të jetë fyes apo jo atëherë më mirë do të ishtë të mos e përdorni fare.
  • nuk duhet ti përngjajë emrit të dikujt tjetër, apo emrit të vërtetë të askujt (përveq emrit tuaj), pasiqë këta emra mund të sjellin ngatërresa dhe mund të duken mashtrues.
  • nuk duhet të jenë reklamues, p.sh.: nuk duhet ti përngjajnë emrave të bizneseve, markave, apo adresave të internetit.
  • duhet të jetë e lehtë për tu vërejtur, për tu mbajtur në mend dhe për tu shtypur. Kjo nënkupton të qënit i shkurtër, duke përdorur alfabetin latin (përderisa disa numra apo shenja mund të përfshihen); dhe të shmangurit e përdorimit të shenjave që është vështirë të shqiptohen. (Kjo rregull është në një masë edhe fleksibile dhe mund të tolerohen disa gjëra).

Nëse tashmë keni krijuar një faqe dhe po e përdorni me një emër që nuk pranohet, ju mund ta bëni një lutje për ndërrimin e emrit tek Wiktonary:Ndërrimi i emrit të përdoruesit, apo thjeshtë mund të krijoni një faqe tjetër me emër të pranueshëm. Nëse tashmë keni një faqe të përdoruesit tek ndonjë projekt tjeter në Wikimedia ne rekomandojmë që ju ta përdorni emrin e njejtë, duke përdorur hyrje e unifikuar

Nënshkrimet

Artikulli kryesorë:

Wiktionary:Nënshkrimet

Parapëlqimet e përdoruesit lejonë që ju të krijoni një nënshkrim ashtu si ju dëshironi, që mund të jetë i ndryshëm me emrin tuaj.

Emrat sipas dëshires:

  • nuk duhet të jenë fyes, mashtrues apo reklamues siq u sqarua më sipër.
  • duhet të lidhet me faqen tuaj apo faqen tuaj të diskutimit.
  • duhet të jetë i lehtë për shqip folësit për t'u vërejtur dhe për tu mbajtur në mend. (për këtë, duhet të mbani në mend se ka disa kompjuter që nuk kanë germa sikur ato që ti dëshiron ti përdorësh dhe një varg kutiash apo pikë pyetjesh që jane edhe aq të identifikuara).

Faqja e përdoruesit

Faqja e përdoruesit:

  • duhet të jetë e dobishme për arritjen e qëllimit të WikiFjalorit.
  • nuk duhet të ketë përmbajtje kundërshtuese dhe fyes
  • duhet të jetë në shqip
  • duhet të tregoj se çfarë gjuhe mund të flisni/kuptoni/lexon/shkruani, dhe sa keni njohuri për këto gjuhë. Nëse dëshironi, ju mund të përdorni stampën Wiktionary:Babel; këto shabllone gjithashtu ju shtojnë juve në disa kategori, kështu që të tjerët me lehtësi i gjejnë redaktuesit me njohuri për një gjuhë të caktuar.
  • nuk duhet të përmbajë asnjë stil tjetër përveq Babel nga Wikimedia, edhepse kutia specifike të përdoruesit mund të lejohen pas diskutimit.
  • mund të lidhet me faqe të tjera që ke në Projektet e tjera të Wikimedias.
  • mund të përshkruan aktivitete nga jeta juaj reale apo edhe të lidhet me faqet tuaja personale në internet, por faqet nuk duhet të jetë reklamues.
  NODES
eth 2