barrikadë
Barrikadë f.sh. -
- Pengesë prej sendesh të ndryshme e të rastit (si gurë, drurë, orendi etj.), që ngrihet nëpër rrugët e sheshet e qyteteve për të luftuar dhe për të penguar lëvizjen e kundërshtarit. Lufta e barrikadave. Ngritën një barrikadë. Vunë barrikada. Sulmoi (çau, kapërceu) barrikadën. U hodh mbi barrikadë.
- fig. Vend luftërash e përleshjesh; vija e parë e betejave. Barrikadë e luftës klasore.
- fig. Pengesë, gardh për të ndaluar a për të kundërshtuar kalimin ose futjen e diçkaje. Barrikadë ideologjike. I vë (i ngre) barrikadë. I bëhem barrikadë. Kapërcen çdo barrikadë. Thyejmë (shkallmojmë) barrikadën.
- sport. Pengesa që ngrenë lojtarët me trup a me duar për të mos lënë topin e kundërshtarit të kalojë në fushën ose në portën e tyre. Topi u përplas në barrikadë.
- Në anën tjetër të barrikadës (matanë barrikadës) në anën e kundërshtarit, në kampin e armikut.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0