erë I f. 1. Rrymë ajri që lëviz në drejtime të ndryshme. Erë e ftohtë (e ngrohtë). Erë e lehtë (e fortë, e tërbuar, e hollë, e lagësht, e thatë). Erë pranverore. Era mëngjesore. Era e malit (e fushës). Era e diellit era që fryn nga lindja. Era e lindjes (e perëndimit, e veriut, e jugut). Erë bore (shiu) erë që sjell borë (shi). Erë me shi (me dëborë). Forca (shpejtësia) e erës. Drejtimi i erës. Matës i erës. Mot me (pa) erë. I shpejtë si era. Fryn erë. Fishkëllen era. Pushoi (ra) era. Të than (të pret, të shkurton, të gërryen) era. E rreh (e zë, e kap, e ha) era. Vend i mbrojtur nga era.

2. bised. Ajër. Vrimë (baxhë) për erë. Shtie (qëlloj) në erë. Fluturoi në erë. Marr erë marr frymë.

  • Erë me erë gjithkund, kudo. Fjalë në erë (në hava) fjalë të thëna pa u menduar, fjalë pa kuptim, fjalë të kota. U bë erë iku shumë shpejt, u zhduk menjëherë. Flet në erë flet pa u menduar, flet kot. Hedh në erë diçka.

a) shpërthej, shkatërroj me lëndë shpërthyese diçka;

b) prish, shkatërroj menjëherë planet e dikujt. E merr era dikë është i dobët me trup, s'mbahet dot më këmbë. E mori era diçka shkoi kot; nuk zuri vend; u zhduk pa lënë gjurmë. E ka sjellë era dikë

a) s'dihet nga ka ardhur dhe përse ka ardhur;

b) diçka është diçka e panjohur dhe e rastit. Ngopet me erë kënaqet me fjalë e me premtime të kota, ngopet me lugë të zbrazët. Prashit në erë flet fare kot, flet në tym; dërdëllit. Ruan erërat shih te RUAJ. Shkel në erë është shumë i shpejtë (për kalin, për kaprollin etj.). Bën (ndërton, ngre) kështjella në erë (në ajër) keq. shih te KËSHTJELL/Ë,~A. Është si era e malit është shumë mendjelehtë e i papjekur. Fjalët i merr era fj.u. s'kanë vlerë fjalët, po qe se nuk shoqërohen me vepra; fjalët harrohen shpejt. Ia hodhi leckat në erë dikujt përçm. shih te LECK/Ë,~A. I hedh paratë në erë i prish paratë kot, i bën paratë rrush e kumbulla. Ia hodhi potkonjtë (në erë)shih te HEDH. Ia hodhi trutë në erë keq. e vrau (zakonisht me plumb dhe duke e qëlluar në kokë). Humbi si pluhuri në erë shih te PLUHUR,~I. Kërkon të arrijë erën përpiqet më kot, i hyn një pune që nuk mund të bëhet. Kthehet (shkon) nga të fryjë era është i paqëndrueshëm në bindjet a në pikëpamjet e tij, është i lëkundshëm, nuk është parimor, kthen gunën nga të fryjë era. Kthen gunën (gëzofin, shpinën, kurrizin, krahët) nga fryn era shih te KTHEJ. I ka marrë koka (kryet, mendja) erë shih te KOK/Ë,~A. Ia ka marrë mendtë era dikujt është shumë mendjelehtë. Ia kishte marrë era çatinë ishte shumë i varfër e i këputur, ishte pa plëng e pa shtëpi. Ia ka shkundur era trutë shih te SHKUND. I hyn era në të katër anët (për një shtëpi)

a) është ndërtuar shumë keq;

b) është shtëpi e vjetër e gjysmë e shkatërruar. Kush mbjell erën do të korrë furtunën (stuhinë) fj.u. shih te MBJELL.


ERË II f.

1. Veti e disa trupave që lëshojnë grimca të padukshme, të cilat veprojnë mbi shqisën e të nuhaturit; grimca të padukshme që lëshojnë këta trupa; diçka që ndihet me anë të organit të të nuhaturit. Erë e mirë (e këndshme). Erë e keqe (e rëndë, e qelbur). Era e lules (e duhanit,e barit të thatë,e qepës). Era e djathit (e peshkut, e gjellës). Era e djersës. Erë vajguri. Era e ilaçeve. Rrush me erë. Sapun me erë të mirë. I vjen era; I marr erë lules (trëndafilit) nuhat erën që ka. Mban (bie) erë diçka. I del era. Merr erë diçka qelbet, prishet. Po nuk hëngre hudhër nuk të vjen era (nuk bie erë). fj.u.

2. vet. Erëza.

  • Bie (mban, vjen) erë ka gjurmë, shenja ose shfaqje të diçkaje. I bie në erë dikujt a diçkaje i bie në gjurmë, e diktoj, kam gjetur shenja për ta zbuluar. I doli era (tymi) shih tek TYM,~I. Mori erë diçka u bë e ditur, u mësua prej të gjithëve, u zbulua. S'merr erë nga diçka edhe poh. nuk merr vesh nga një punë, nuk e njeh fare diçka. I mbaj erë diçkaje shih te MBAJ. I vjen era diçkaje po del në shesh, po zbulohet. Bie (mban) erë barut shih te BARUT,~I. Bie (mban) erë myk diku shih te MYK,~U. I ka marrë erë barutit shih te BARUT,~I. Më zuri goja erë (bar) shih te BAR,~I I. I kanë marrë erë në qafë dikujt shih te QAF/Ë,~A. Ia ka marrë erën dikujt a diçkaje pasi e ka njohur mirë dikë a diçka nuk ka më frikë prej tij a prej saj. E mban me erë të mollës dikë e mban me fjalë, me premtime e me shpresa të kota; e gënjen si të ishte foshnjë. I mban goja erë qumësht shih te QUMËSHT,~I. I ardhtë era dhe! mallk. shih te DHE,~U. Pata piqet këtu e era shkon në Stamboll shih te PAT/Ë,~A.


ERË III f. libr.

1. Periudhë kohe shumëshekullore në historinë e njerëzimit, që fillon me një ngjarje të njohur; ngjarje e shënuar ose që quhet si e tillë, e cila shërben si pikënisje për një periudhë të re historike dhe për numërimin e viteve; epokë. Era e re (jonë). shkurt. e.r. Në shekullin e dytë të erës sonë. Para (pas) erës së re.

2. gjeol. Ndarja më e madhe kohësore e historisë së Tokës.

  NODES
eth 2