grup m.

  1. Një numër njerëzish, kafshësh ose sendesh që janë mbledhur së bashku në një vend; grumbull frymorësh a sendesh. Grup i vogël (i madh). Grup fëmijësh (të rinjsh, studentësh, sportistësh, vullnetarësh). Grup aeroplanësh (anijesh). Bisedë në grupe. Ndaj në grupe.
  2. Tërësi sendesh, qeniesh a dukurish, të bashkuara sipas një tipari a cilësie të përbashkët; tërësia e pjesëve a e veglave të një makine a të një mekanizmi që kryejnë së bashku një punë të caktuar, agregat. Grup elektrik. Grup thithës. Grup i mbyllur. Grup bimor. Grupi i kurrizorëve. Grupi i viruseve. Grupet e muskujve. Grup zanoresh. Grup gjuhësh. Grup transformatorësh. Grup frigoriferi (radioje).
  3. Tërësi njerëzish që kanë pikëpamje, ide, qëllime e interesa të përbashkëta ose profesion të njëjtë; tërësi njerëzish të organizuar së bashku, që kryejnë të njëjtën punë a veprimtari. Grup shoqëror. Grup komunist. Grup antiparti. Grup trockist (fraksionist, armiqësor). Grup etnik. Grup artistik (teatral, folkloristik). Grup letrar. Grup monopolist (financiar). Grup parlamentar. Grup gjeologësh (mjekësh, naftëtarësh). Grupi i punës. Grupi i valleve. Prona e grupit pronë kolektive, pronë kooperativiste.
  4. usht. Njësi ushtarake, zakonisht në artileri, e përbërë prej disa baterish; batalion. Grup artilerie. Komanda e grupit.
  5. radio. Një numër i caktuar shenjash, që shënojnë disa shkronja ose shifra.
  6. përd. ndajf. Si një tufë e vetme, grumbull. Dolën grup.
  • Grup edukativ hist. shih tek EDUKATIV,~E. Martesa me grupe etnogr. shih te MARTES/Ë,~A. Grup gjaku biol. një nga të katër tipat e gjakut te njeriu dhe te kafshët, me cilësi të veçanta të rruazave të kuqe dhe të serumit. Grup skulpturor art. vepër skulpture që paraqet një grup tërësor njerëzish ose figurash sipas një ideje a teme të caktuar.
  NODES
Done 2
eth 2