LETRAR f.

  • Shkrimtar. Letrarët e rinj. Letrarët e vegjël.


LETRAR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me letërsinë artistike, që i përket letërsisë artistike, i letërsisë artistike, që shkruan a që ka aftësi të krijojë vjersha, tregime, romane, drama; që boton vepra të tilla e që merret me studimin e vlerësimin e tyre. Vepër (pjesë) letrare. Krijimet letrare. Rrymë letrare. Drejtim letrar. Gjini letrare. Dhunti (prirje) letrare. Veprimtaria letrare. Rrethi letrar. Revistë letrare. Forcat (qarqet) letrare. Kritika letrare. Shkenca letrare. Faqja letrare e gazetës.
  • 2. Që përputhet me rregullat e me kërkesat e gjuhës letrare. Norma letrare. Shqiptimi letrar. Shprehje letrare.
  • Gjuha letrare forma më e përpunuar e gjuhës së një populli, e cila ka norma të caktuara, të ngulitura në të shkruar e në të folur, dhe arrin njësimin më të lartë në kohën e krijimit e të zhvillimit të kombeve e të shteteve kombëtare. Lexim letrar shih te LEXIM,~I.
  NODES