PUTH kal.

1. Prek me buzë zakonisht të mbyllura dikë në buzë, në faqe, në ballë etj. në shenjë dashurie a nderimi, kur e takoj, pas një ndarjeje të gjatë etj.; prek me buzë diçka në shenjë adhurimi. Puthi fëmijën (nënën, babanë). E puthi në buzë (në faqe, në gushë, në ballë). I puthi dorën. Puth flamurin. Puthi tokën amtare. E puthi me mall (me dashuri). E përqafoi dhe e puthi. Eja të të puth!

2. bised. (zakon. me pjesëzat mohuese nuk, s'). Nuk kam më të drejtë, mundësi a forcë për të vajtur diku a për të bërë diçka. Nuk puth më në atë shtëpi (në atë derë, në atë punë).

3. vet. veta III. Prek lehtë diçka, takon lehtë e pa zhurmë. Valët puthin bregun.

4. vet. veta III fig. Ndriçon pak, fillon të ndriçojë; kap, zë. Dielli puthi majat e maleve. Nuk e puth drita e diellit.

5. Puthit, puq. I puthën dërrasat.

  • Të puth dorën! shak. është mirë me shëndet, të bën të fala (kur dikush pyet dikë për një tjetër). I puth (i lëpin) këmbët (çizmet) dikujt keq. shih te LËPIJ. Puthi kryqin iron. vdiq. I puthi kryqin dikujt iron. vdiq para një tjetri, shkoi para tij. Puthi pushkën u betua të luftojë deri në fund e të vdesë me armë në dorë. Puth truallin dikush është kërrusur shumë, i ka dalë kurrizi dhe koka i varet deri poshtë në tokë (nga pleqëria etj.). Të puthsha grykën e pushkës! ur. të lumtë! I puth këmbë e dorë (këmbët, pëqirin, dorën, gjunjët) dikujt keq. i përulet shumë dikujt, i shkon pas qejfit a pas avazit, i kreh bishtin, i bën lajka, i bie në këmbë a në gjunjë; i lutet shumë. E puth dhe e vë në ballë diçka e pranoj me gjithë qejf edhe atë, ku ta gjej a ku ta kem edhe atë, jam shumë i kënaqur edhe me atë (kur për disa arsye nuk kam mundësi të kem diçka tjetër më të mirë). Puthe pragun (po dole që këtej)! mos guxo më të shkelësh në këtë shtëpi a në këtë vend!, mos guxo më të vish këtu! Deshi ta kafshonte dhe e puthi dikë deshi t'i bënte keq, por padashur i bëri mirë. Dëshiron të të puthë e të ha me dhëmbë do të të ndihmojë dhe të bën dëm, do të të bëjë mirë e padashur të bën keq. Të puth halla në të dy faqet thjeshtligj., iron. shih te HALL/Ë,~A. Për çdo punë puth dorën e tij nuk bën asgjë pa lejen a dijeninë e dikujt, kërkon pëlqimin e tij edhe për punë të vogla e të parëndësishme. Nga një anë të puth, nga tjetra të pret keq. është njeri me dy faqe, që hiqet në sy sikur të do, por nga ana tjetër të bën të keqen.
  NODES
eth 2