ushtarak
USHTARAK m.
- 1. Ai që është pjesëtar i forcave të armatosura të një vendi. Ushtarak i zoti (i përgatitur). Ushtarak aktiv. Ushtarak rezervist. Në mbledhje foli ushtaraku N.
- 2. Ai që shërben në ushtri dhe që ka veshur rrobën ushtarake; kund. civil.
USHTARAK mb.
- 1. Që ka të bëjë me ushtrinë a me ushtarakët, që i përket ushtrisë, i ushtrisë a që u përket ushtarakëve, i ushtarakëve; që është veti, cilësi a veçori e ushtrisë ose e ushtarakëve; që lidhet me shërbimin në ushtri. Shërbimi ushtarak. Rregullore ushtarake. Detyrimi ushtarak. Mobilizim ushtarak. Repart ushtarak. Dega ushtarake. Shkollë (akademi) ushtarake. Spital ushtarak. Gjyq ushtarak. Postë ushtarake. Specialist (mjek) ushtarak. Përgatitje (stërvitje) ushtarake. Material ushtarak. Zonë ushtarake. Objekt ushtarak. Sekret ushtarak. Fshehtësia ushtarake. Shtypi ushtarak. Betim ushtarak. Detyrë ushtarake. Uniformë (çantë) ushtarake. Biletë ushtarake. Patrullë ushtarake. Disiplinë ushtarake. Edukatë ushtarake. Me hap ushtarak.
- 2. Që i shërben ushtrisë dhe luftës; luftarak. Bazë ushtarake. Industria ushtarake. Uzinë ushtarake. Punëtori ushtarake. Aeroport ushtarak. Poligon ushtarak. Anije ushtarake. Aeroplan ushtarak. Ndihmë ushtarake. Arti ushtarak popullor.
- 3. Që mbështetet në forcën e ushtrisë; që bëhet me anë të ushtrisë. Pushtet ushtarak. Diktaturë ushtarake. Sundim ushtarak. Grusht ushtarak. Klikë ushtarake. Ekspeditë ushtarake. Aventurë ushtarake. Kërcënim (provokacion) ushtarak.
- Shkollë e lirë ushtarake usht. shih te LIRË (i,e) 7.