xhaz m. muz.

  1. Lloj orkestre e përzier, që ka kryesisht vegla frymore e me goditje dhe që luan pjesë të lehta. Orkestër xhazi.
  2. Daulle me disa tambure, të cilave u bien me shkopinj. I bie xhazit.
  3. mospërf. Muzikë me prejardhje amerikane, që karakterizohet nga shkelja e rregullave të harmonisë e të vijës melodike dhe nga ritmi i shthurur. Muzikë xhazi. Këngëtare xhazi.
  NODES
eth 2