A.N.T. Farm
A.N.T. Farm është një nga serialet më të famshme të Disney Channel që doli për herë të parë më 6 Maj 2011, ditën që u shpall fundi i serialit shumë të famshëm Zaku dhe Kodi në anije. Episodi pilot e ka titullin "Shkolla ANT", dhe është episodi i parë i të gjithë serialit. Seriali u krijua nga Dan Signer, një nga producentët ekzakutivë të Zaku dhe Kodi në anije dhe njëkohësisht krijuesi i serialit Professor Young në Disney XD. Seriali merr pjesë në San Fransisko, ku personazhet kryesore janë: China Anne McClain, Sierra McCormick dhe Jake Short, të cilët janë pjesë e programit A.N.T. Farm ose gjatë Avancim Natyral Talentesh.
A.N.T. Farm | |
---|---|
Njohur edhe si | Avancim Natyral Talentesh |
Kategoria | Komedi Femije |
Krijuar nga | Dan Signer |
Marrin pjesë | China Anne McClain Sierra McCormick Jake Short Stefanie Scott Carlon Jeffery Aedin Mincks |
Composers | China Anne McClain Sierra McClain Lauryn McClain |
Shteti i origjinës | Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Gjuha origjinale | Anglisht |
No. of seasons | 3 |
No. of episodes | 62 |
Production | |
Executive producers | Dan Signer Stephen Engel |
Camera setup | Multi Kamera Kaseta |
Kohëzgjatja | 22 minuta |
Production companies | It's a Laugh Productions Gravy Board Productions Disney Channel Original Productions |
Lista e episodeve
RedaktoSezoni | Episode # |
---|---|
num_seasons 1 | 25 |
num_seasons 2 | 20 |
Sezoni 3 |
Episodet speciale
RedaktoTitulli |
---|
Amerika do talANTe |
Këngët e jetës |
trANTsferim |
Përmbajtja
RedaktoKina Parks është studentja më e re e programit të Avancimit Natyral të Talenteve. Në ditën e parë të shkollës ajo njihet me Olivia Doilin dhe me Fletçer Kuimbi. Të tre bëhen shokë të ngushtë në gjimnaz. Para se të takonte Olivian dhe Fletçerin, Kina takon Gibsonin, mësuesin kujdestar dhe psikologun e shkollës që është pak i çuditshëm dhe duket si i çmendur. Leksi Rid është rivalja kryesore e Kinës. Leksi mendon se antët janë fëmijë të dështuar që shkojnë në Uebster. Vëllai i madh i Kinës, Kameruni përpiqet që t'i shmanget sa më shumë asaj sepse nuk do që të tjerët të mendojnë se ai ka një motër si ajo.