Friedrich Adolph Wilhelm Diesterweg (29 tetor 1790, Siegen - 7 korrik 1866, Berlin) ishte një edukator, pedagog, mendimtar, dhe politikan liberal progresiv gjerman, i cili dha kontribut të madh për laicizimin (shekullarizimin) e arsimit dhe shkollave në Gjermani. Thuhet se ai është pararendës i reformës në arsim dhe pedagogji. [1] Diesterweg konsiderohet si "një mësues i mësuesve gjermanë". [2]

Adolph Diesterweg

Biografia

Redakto
 
Varri në Alter St.-Matthäus-Kirchhof në Berlin-Schöneberg

I shkolluar në universitetet Herborn dhe Tübingen 1808-1811, Diesterweg filloi të jepte mësim në vitin 1811. Ai dha mësim në Mannheim dhe në Worms për rreth dy vjet, dhe më pas u transferua në shkollën model në Frankfurt am Main. Më vonë ai u bë rektor i shkollës latine në Elberfeld. Në vitin 1820, ai u emërua drejtor i seminarit të ri të mësuesve në Mörs, ku vuri në praktikë metodat e Pestalozzit. Më 1832, ai u thirr në Berlin për të drejtuar seminarin e ri të shkollave shtetërore në atë qytet. Këtu ai u tregua një mbështetës i fortë i mësimeve fetare josektare. Në vitin 1846, ai themeloi Institucionin Pestalozzi në Pankow, dhe Shoqëritë Pestalozzi për mbështetjen e të vejave të mësuesve dhe jetimëve. Për shkak të mosmarrëveshjes së tij me autoritetet në lidhje me fazat e rëndësishme të arsimit të lartë, ai ishte në fërkime të vazhdueshme dhe dha dorëheqjen nga seminari në vitin 1847. Në vitin 1850, ai mori një pension qeveritar. Më pas, ai vazhdoi të mbrojë fuqishëm idetë e tij arsimore përmes mediave periodike. Në vitin 1858, ai u zgjodh në dhomën e deputetëve si anëtar i qytetit të Berlinit dhe votoi me opozitën liberale.

Filozofia pedagogjike

Redakto

Diesterweg mendonte se kritika dhe përgjegjësia ishin të rëndësishme në mësimdhënie dhe u përpoq të reformonte aspektet sociale, ekonomike dhe morale të arsimit duke botuar veprën me titull Pädagogisch Wollen und Sollen. Ai e bazoi programin e tij në atë që u quajt "parimet bazë të luftës për jetën" që ai pa në konfliktin katolicizëm / protestantizëm. Ai mendonte se kishte disa 'opozita' (zgjedhje të dallueshme) që ishin në dispozicion në këtë konflikt, dhe të cilat mund të reduktoheshin në dy, "autoritet ose liri, katolicizëm ose protestantizëm". [3]

 
Statuja e Diesterwegut

Në përpjekjen e tij për të reformuar arsimin, Diesterweg donte të hiqte ndikimin politik dhe fetar nga mësimdhënia dhe shkolla dhe në vend të kësaj të përfshinte më shumë faktorët social. Ai besonte në disponueshmërinë e arsimit: "Së pari edukoni burrat, para se të shqetësoheni për formimin ose klasën e tyre profesionale, [sepse] proletari dhe fshatari duhet të edukohen të dy për t'u bërë qenie njerëzore"; ai gjithashtu besonte se përmes arsimimit mund të ndihmoheshin të varfërit. Ai u angazhua për profesionalizimin e mësuesve të shtetit dhe luftoi për autonominë relative të shkollave; ai kishte ndikim të konsiderueshëm edhe te mësuesit e asaj kohe, gjë të cilën e bëri përmes gazetës së tij Rheinische Blätter .

Veprat

Redakto

Diesterweg ishte një shkrimtar voluminoz për lëndët arsimore dhe ishte autor i teksteve të ndryshme shkollore. Ai shkroi 50 libra dhe botoi rreth 400 punime; besohet se prej tij e ka origjinën shprehja 'mëso të bësh duke bërë'. [4] [5] Në vitin 1851, ai themeloi Pädagogisches Jahrbuch ("Vjetari i Pedagogjisë") në Berlin. Ndër botimet tjera të tij ishin:

  • Wegweiser zur Bildung für Deutsche Lehrer. ("Udhëzues për mësimin e mësuesve gjermanë") 2 vëll., 1834; Botimi i 6-të, vëll. 1, 1890
  • Das pädagogische Deutschland . ("Pedagogjia gjermane") 1836
  • Streitfragen auf dem Gebiete der Pädagogik . ("Pyetje të diskutueshme në fushën e pedagogjisë") 1837
  • Leitfaden für den Unterricht in der Formlehre (1845)
  • Lehrbuch der mathematischen Geographie (1840; botimi i 18-të, si Populäre Himmelskunde, 1891)
  • Unterricht in der Kleinkinderschule (Botimi i 5-të, 1852)

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Andreas W. Daum, Wissenschaftspopularisierung im 19. Jahrhundert: Bürgerliche Kultur, naturwissenschaftliche Bildung und die deutsche Öffentlichkeit, 1848–1914. Munich: Oldenbourg, 1998, pp. 61, 201, 268, 387, 407–8, 454. 483, including a short biography.
  2. ^ Marzena Bogus, Janusz Spyra: Nauczyciele oraz ich stowarzyszenia na tle dyskursu społecznego w modernizującej się Europie (na przykładzie Śląska Austriackiego) [Teachers and their associations in the context of public discourse in modernizing Europe (with the example of Austrian Silesia)]. Toruń 2019, p. 36.
  3. ^ Gross, Michael B. (2004). The War Against Catholicism (në anglisht) (bot. illustrated). University of Michigan Press. fq. 32. ISBN 978-0-472-11383-5. Marrë më 2009-03-13.
  4. ^ Smith, M. K. (2009) 'Social pedagogy' in the encyclopaedia of informal education.
  5. ^ Kliebard, Herbert M. (2004). The Struggle for the American Curriculum, 1893–1958 (në anglisht) (bot. illustrated). New York, [USA]: RoutledgeFalmer. fq. [1] 32. ISBN 978-0-415-94891-3.
  NODES
Association 1
languages 1
os 6
text 1