Arkitektura Indo-Saraçene (e njohur edhe si Indo-Gotike, Hindu-Gotike, Mogul-Gotike dhe Neo-Mogule) ishte një stil arkitekturor i arkitektëve britanikë në fundin e shekullit të XIX i zhvilluar në Indinë Britanike. Ajo mori elementë nga Arkitektura vendase Indo-Islamike dhe Arkitektura Indiane, dhe e kombinoi atë me Arkitekturën Gotike ose Revivali Gotik dhe Arkitektura Neoklasike të parapëlqyera në Britaninë Viktoriane. Stili arriti kulmin në perëndim me publikimin e pikëpamjeve të ndryshme nga William Hodgesdhe dyshja Daniell (William Daniell dhe xhaxhai i tij Thomas Daniell), afërsisht nga viti 1795. Saraçene ishte një term i përdorur nga romakët e lashtë për t'ju referuar një populli që jetonte një zonat shkretëtirore brenda dhe rreth provincës romake të Arabisë dhe që ishin të dalluar nga arabët.[1] Ndërtesa e parë Indo-Saraçene thuhet se qe pallati i Çepaukut, i vendosur në lagjen e Çepaukut, në Çenain e sotëm (Madras). Çenai thuhet se zotëron shumë ndërtesa të kësaj arkitekture, disa nga të cilat janë Victoria Public Hall, Gjykata e Lartë e Madrasit, Ndërtesa e Senatit të Universitetit të Madrasit, Stacioni Qendror i Çenait etj. Shumcia e këtyre ndërtesave tani janë klasifikuar si kategoria e ndërtesave të trashëgimisë siç parashikohet nga Archaeological Survey of India (ASI) që ka përgjegjësinë e ruajtjes së tyre.

Shembuj të stilit 'Indo-Saraçen'
Gjykata e Lartë e Madrasit një shembull parësor i arkitekturës Indo-Saraçene, projektuar nga J. W. Brassington nën drejtimin e arkitektit të famshëm britanik Henry Irwin.
Terminali Chhatrapati Shivaji në Bombej.
Blloku verior i Ndërtesës së Sekretariatit në Nju Delhi, projektuar nga Herbert Baker

Indo-Saraçeniku

Redakto
Ndërtesa në stilin Indo-Saraçen
Ndertesa e bashkise se Bombeit
Hyrja e Chennai National Art Gallery
Khalsa College në Amritsar të Indisë

Bashkimi i stileve të ndryshme arkitekturore ishte provuar më parë gjatë periudhave turke, të Sulltanatit të Delhit dhe Mogule. Pushtimet turke dhe mogule në nënkontinentin indian, futën koncepte të reja në arkitekturën e pasur të Indisë. Stili mbizotërues i arkitekturës ishte trabeacioni, që përdorte kolona, trarë dhe arkitrarë. Pushtuesit turq sollën stilin e harkuar të ndërtimit, me harqet dhe qemerët e tij, që lulëzuan nën patronazhin mogul dhe nga përfshirja e elementeve të arkitekturës indiane, veçanërisht Arkitekturën e tempujve hinduArkitekturës tempullore të Raxhastanit Ndikimet vendore çuan gjithashtu në 'rende' të ndryshme të stilit Indo-Islamik. Pas shpërbërjes së Sulltanatit turk të Delhit, sunduesit e shteteve të veçanta vendosën sundimin e tyre dhe kështu stilet e tyre të veçanta arkitekturore, që u ndikuan fortësisht nga stilet vendore. Shembujt e këtyre stileve janë shkollat Bengaleze dhe e Guxharatase. Motive si çhaxha (një strehë për hije ose strehë e vendosur mbi kllapa konsujsh dhe e dalë nga muret), kllapat e konsujve me dekorime të pasura të skalitura (të përshkruara si varëse stalaktite), ballkonet, kioskat ose çhatrit dhe minaret ishin karakteristike të stilit arkitekturor Mogul, që u bë një trashëgimi jetëgjatë e afësisht katër shekujve të sundimit Mogul.

Stili Mogul

Redakto

Stili Mogul ishte konceptuar nga Akbari i Madh, perandori i tretë Mogul dhe gjithashtu arkitekt i Perandorisë Mogule. Ky stil "Akbari" ishte një amalgam e stileve të mëhershëm Timurid, Persian vendas indian. Ky stil u konsolidua më tej nga nipi i tij dhe ndjekësi entuziast i arkitekturës, Shah Xhahani. Disa nga trashëgimitë arkitekturore më domethënëse të periudhës mogule janë Varri i Humajunit, Taxh Mahali, Fortesat e Agrës dhe Lahores, qyteti i Fatehpur Sikrit dhe Varri i Akbarit.

 
Interioret Mogule Racinet, rreth vitit 1876

Rënia e ringjallja

Redakto

Shah Jahani u pasua nga djali i tij puritan, Aurangzeb, që nuk kishte parapëlqim për artin dhe arkitekturën. Si rezultat, arkitektura Mogule vuajti, me të gjithë artizanët që mërguan për të punuar nën patronazhin e sunduesve vendorë. Pa projekte madhore arkitekturore të ndërmarra, stili mogul ra me shpejtësi. Kjo rënie ishte e dukshme në ndërtesa si Bibi Ka Makbara, e ndërtuar nga Azam Shahu, djali i Aurangzebit. Megjithatë, sunduesit vendorë e përqafuan shpejt stilin, pasi ata e kishin imituar atë gjatë mbretërimve përkatëse të Jahangirit dhe Shah Jahanit.[2] Mrekullia e fundit arkitekturore e prodhuar gjatë kësaj periudhe të paqëndrueshme të sundimit Mogul është Varri i Safdarxhungut, mauzoleum për Navabin e dytë të Avadhit, Safdarxhung.

Nga fillimi i shekullit të XIX, britanikët i kishin bërë virtualisht të tyrit mjeshtrit e nënkontinentit indian. Në vitin 1803, kontrolli i tyre u forcua më tej me mundjen e Marathëve nën Daulatrao Shindian. Ata e legjitimuan sundimin e tyre duke marr perandorin e atëhershëm të dobët Mogul, Shah Alamin II nën mbrojtjen e tyre dhe duke sunduar nëpërmjet tij. Megjithatë, pushteti i tyre ishte akoma i sfiduar kur në vitin 1857, ushtarët indianë në angazhimin e tyre, bashkë me princat rrebelë dolën në rrebelim të hapur, që u njoh si Revolta e 1857-ës. Megjithatë, kjo kryengritje u nënshtrua që në fillim dhe u shtyp nga britanikët me ashpërsi, duke shënuar fundin e Perandorisë Mogule.[3] Menjëherë më pas, ata u lëshuan në vandalizëm të lirë, duke shkatërruar një sasi domethënëse ndërtesash në Fortesën e Kuqe (rezidenca e Perandorisë së sapo zhdukur Mogule) dhe duke i zëvendësuar ato me barraka të larta dhe jo shumë mbresëlënëse. Ajo ishte përpjekja e parë drejt fshirjes së trashëgimisë arkitekturore të Mogulve.[4]

Megjithatë, për të parathënë periudhën e re, Raxhi britanik, do të themelonte një traditë të re arkitekturore. Në këtë mënyrë ata soditën një martesë midis stileve ekzistuese të Indisë me stilet e importuara nga perëndimi, si Arkitektura Neo-Gotike (me nënstilet e tij të Gotikut Francez, Veneciano-Mauritan etj.), Neoklasike dhe Art Deco, Gotiku edhe më tepër pasi filozofia e tij e dizajnit ishte e prirur drejt shkallës së madhe (siç duket në ndërtesa si Taj hotel). Duke bërë këtë ata mbanin elementet e Arkitekturës Britanike dhe Evropiane, ndërsa i shtonin karakteristika indiane; kjo, së bashku me lejimin nga britanikët e disa principatave rajonale indiane për të qëndruar në pushtet, bëri që prania e tyre të ishte më e "prekshme" për indianët. Britatikët u përpoqën ta përfshinin të kaluarën e Azisë Jugore brenda ndërtesave të tyre dhe kështu ta paraqisnin Sundimin Britanik si legjitim, ndërsa në të njëjtën kohë ndërtonin një rrjet modern hekurudhor, kolegje dhe gjykata.

Stili jashtë Indisë

Redakto

Stili arkitekturor u eksportua në Malajan Britanike (Malajzia e sotme gadishullore) nëpërmjet inxhinierëve dhe arkitektëve britanikë të ndikuar nga stilet Indo-Saracene në Indinë Britanike. Gjatë projektimit të zyrave qeveritare për qeverinë e shtetit të Selangorit në Kuala Lumpur në fundin e shekullit të XIX, Charles Edwin Spooner, inxhinieri i atëhershëm shtetëror i Departamentit të Punëve Publike, favorizoi një stil "Mahometan" mbi Neoklasikun për të pasqyruar ndikimin islamik në rajon, duke instruktuar arkitektin Arthur Charles Alfred Norman, me ndihmën e mëtejshme të R. A. J. Bidwellit, për të ridizenjuar ndërtesën.[5] Duke shërbyer paraprakisht në Indinë Veriore, Norman dhe Bidwell përfshinë elemente të ndryshme të arkitekturës Indo-Saraçene në ndërtesë. Deri në përfundim në vitin 1897, zyrat e qeverisë (tani të njohura si Ndërtesat e Sultan Abdul Samadit), që më vonë do të bujtnin administratën e Shteteve Federale Malaj dhe departamente të ndryshme të pas pavarësisë, u bënë një nga shembujt më të hershëm të arkitekturës Indo-Saraçene në Malaja.[5] Ndërtimi i saj frysmëzoi ndërtesa të tjera civile në afërsi për tu ndërtuar në një stil të ngjashëm, ndërsa një grusht ndërtesash tregëtare në Malaya njihen se kanë adoptuar gjithashtu disa elemente të stilit. Stili u favorizua gjithashtu si një nga disa të adoptuar nga arkitektët britanikë në lidhje me xhamitë malajane pasi ata nuk e ndjenin nevojën për të pranuar me përpikmëri trashëgiminë dhe traditën kulturore malajëve, që mbeti e shquar në shoqërinë Malayane dhe myslimanët por i mungonin mjetet për të projektuar ndërtesa në shkallë të madhe; si Xhamia Xhamek ashtu dhe Xhamia Ubudiah nga Arthur Benison Hubback janë shembuj të xhamive që rezultuan nga ky kombinim.[6] Ndërsa popullariteti i saj u kufizua nga vitet 1890 deri në vitet 1910, stili ka frymëzuar dizajne për ndërtesa të reja qeveritare nga fundi i shekullit të XX dhe fillimi i atij të XXI, si janë shumë ndërtesa publike në Putraxhaja.

Karakteristikat

Redakto
 
Rambagh Palace në Xhaipur

Dizajnet Indo-Saraçenikë u futën nga qeveria koloniale britanike, duke përfshirë ndjeshmëri estetike të evropiane, arkitektët e tëcilëve përfshinë me zgjuarsi elemente vendore të "Ekzotizmit Aziatik", ndërsa zbatonin risitë e tyre inxhinierike duke mbështetur ndërtime të tilla të rafinuara, si në Indi ashtu dhe jashtë saj, shembujt të të cilës mund të gjenden edhe sot në ndërtesat publike, private dhe qeveritare. Ndërtesat publike dhe qeveritare ishin shpesh të realizuara qëllimisht në një shkallë madhështore, duke pasqyruar dhe ndjekur një nocion të patundshmërisë dhe pathyeshmërisë së Perandorisë Britanike.

Përsëri, strukturat e këtij lloj dizajni, veçanërisht në ato të ndërtuara në Indi dhe Angli, ishin ndërtuar në përputhje me standardet e përparuara britanike të inxhinierisë strukturore të viteve 1800, që përfshinë infrastruktura të përbëra nga hekuri, çeliku dhe betoni (risia e çimentos përforcuese dhe elementeve të parafabrikuara me çimento, të përforcuara me shufra hekuri dhe/ose çeliku, u zhvilluan shumë më vonë); e njëjta gjë mund të thuhet për strukturat e ngjashme të ndërtuara diku tjetër, duke përdorur të njëjtin stil dizajni, nga arkitektët vendorë, që do të ndërtonin në Evropën kontinentale dhe në Amerika: popullariteti i arkitekturës Indo-Saraçene lulëzoi për një shtrirje kohore prej rreth 30 vjetësh.

E shquar, gjithashtu, është se britanikët, në fakt evropianët në përgjithësi, kishin ushqyer gjatë një shije për estetikën e tillë të dizajnit “Ekzotik Aziatik”, siç duket në stilin inovativ Indo-Saraçen dhe gjithashtu në shijen e tyre për kinezërirat dhe japonezizmat. I mbështetur nga imagjinata e artizanëve mjeshtëror të disiplinave të ndryshme, ekzotizmi e zgjati vetëveten përgjatë një shtrese të gjerë britanikësh, evropianësh dhe amerikanësh. Adoptimi i risive të tilla të dizajnit u përhap dhe përcaktoi drejtimin estetik të projekteve madhore arkitekturore, duke e shprehur vetëveten te Baroku, Arkitektura Regency dhe dizajnet e periudhave përtej.

Sot, që përhapja e dizajnit ekzotik aziatik mbetet dëshmi në shumë ndërtesa qeveritare dhe rezidenciale të punuara në iniciativat e kryeveprave të shekujve të XVI, XVII dhe të XVIII; fillimisht u kontribua shumë nga Perandoria Veneciane e tregëtisë detare dhe në mënyrë mahnitëse e pasur, ekzistenca e të cilës u shtri afërsisht në një mijëvjeçar dhe Arkitektura Gotike e të cilës përfshiu një shumësi të elementeve ekzotike aziatike, si Harku Mauritan në dritaret e saj, i lidhur më vonë me "dritaret e haremit".

Përgjithësisht, fantazia e pangopshme për ekzotizmin aziatik i plotësoi ato periudha të hershme, trashëgimtare në shprehjen e tyre paralele të kinkalerive, në mënyrë të ngjashme, paratha në këtë përiudhë të vonë të mahnitjes koloniale britanike me lluksin ekzotik të gjetur në dizajnin e mjedisit vendor indian, karakteristikat e të cilit përfshinin listën në vazhdim të elementeve të dizajnit dhe motiveve (shpesh paralelisht dhe në zgjerim të stilit ekzistues zbukurues të hershëm venecian Gotiko-Mauritan, i njohur edhe si Arkitektura Gotike Veneciane):

  • Kubetë në formë qepe (bulbore)
  • Strehët e varura
  • Harqet me majë, harqet e dhëmbëzuar ose harqet guacka.
  • çatitë kupola
  • kioskat me kube
  • shumë kube në miniaturë
  • Çhatrit me kube
  • majëzat
  • kullat ose minaret
  • dritaret e haremit ose jalit
  • pavjonet e hapura ose pavjonet me çati Bangala

Propozuesit kryesor të këtij stili arkitekturor ishin: Robert Fellowes Chisholm, Charles Mant, Henry Irwin, William Emerson, George Wittet dhe Frederick William Stevens, bashkë me profesinit dhe artizanë të shumtë mjeshtëror përmes Evropës dhe Amerikave.

Strukturat e ndërtuara në stilin Indo-Saraçen në Indi dhe disa vende të afërta ishin kryesisht ndërtesa madhështore publike, si kulla e orës dhe gjykatat. Në mënyrë të ngjashme, kolegjet bashkiake dhe qeveritare bashkë me godinat e bashkive të ndërtuara në këtë stil janë midis strukturave më të vlerësuara dhe të shtrenjta në ditët e sotme, në vetë Britaninë, për shembull, pavjoni mbretëror i mbretit George IV në Brighton, (që dy herë gjatë jetës së tij është kërcënuar të shembet, i denigruar nga disa si një "pavjon karnavalesk" dhe i mospërfillur nga të tjerët si "një çmenduri arkitekturore ose dizajn inferior") dhe gjetkë, këto janë të rralla dhe përgjithësisht të vogla (megjithëse ndonjëherë siç u përmen në shkallë madhështore), struktura rezidenciale që paraqesin këtë stil kolonial janë shumë të çmuara dhe të shtrenjta nga komunitetet në të cilat ato ekzistojnë si me pamje disi "magjike".

Tipikishn në Indi, fshatrat, qytezat dhe qytetet do të shpenzonin shuma të konsiderueshme në ndërtimin e ndërtesave të tilla të "arkitekturës etnike vendore" kur planet projektoheshin për ndërtimin e stacioneve hekurudhore vendore, muzeumeve dhe galerive të arteve. Kostua e përfshirë në ndërtimin e godinave të këtij stili ishte e lartë, duke përfshirë të gjithë veçoritë e tyre tradicionale dhe moderne, zbukurimet dhe dekorimet e hollësishme, mjeshtria e artizanëve vendorë (skalitja e gurit dhe gdhendja e drurit, ashtu si dhe punimet zbukuruese në gurë) dhe disponibiliteti i materialeve ndërtuese të kërkuara, kështu stili u realizua vetëm në ndërtesat e shkallës madhështore. Megjithatë me raste struktura rezidenciale të këtij lloji, (janë ndërtuar pjesërisht ose tërësisht me elemente/motive dizajni Indo-Saraçen) shfaqen mjaft shpesh dhe godina të tilla janë shtrenjtuar dhe çmuar më shumë se kurdorherë nga vendasit dhe të huajt për bukurinë e tyre të harlisur.

E dukshme në një njësi primare të një kompleksi ose ndonjë ndërtesë e jashtme, godina të tilla rezidenciale që do të kishin praninë e një strukture Indo-Saraçene, janë akoma për tu parë, përgjithësisht ku në shembujt e kaosit urban; shpesh ato janë për tu gjetur në lagjet ekskluzive (ose të rrethuara, nga qiellgërvishtës kolosal, në zonat e urbanizuara së fundmi përmes këtyre strukturave "techno" shoqëroro-ekonomike revolucionare që shënojnë historinë e dekadave të fundit të Indisë) dhe shpesh konsiderohen si "mini-pallate". Zakonisht, faktorët e formimit të tyre janë: shtëpia qytetase, krahët dhe portikët. Për më tepër, më shpesh të para janë realizimet e vogla të stilit Indo-Saraçen, të ndërtuara fillimisht për buxhete më të ulëta, duke e gjetur shprehjen e tyre romantike në pavjonet e jashtme të kopshteve të qetë, përmes botës; veçanërisht në Indi … dhe Angli.

Shembujt

Redakto

Në Bangladesh

Redakto

Në Indi

Redakto

Në Pakistan

Redakto

Në Mbretërinë e Bashkuar

Redakto

Në Malajzi

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Saracen, people" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. 25 prill 2024. Marrë më 18 maj 2024.
  2. ^ Sunduesit Raxhputanas do ti ndërtonin pallatet e tyre në stilin Mogul për të befasuar padronët e tyre, perandorët Mogul. Shembuj të një arkitekture të tillë janë Fortesa e Amerit pranë qytetit të Xhaipurit, pallati i Orçhas në Madia Pradesh dhe shumica e Fortesës së Mehrangarhut në Xhodhpur
  3. ^ Perandori i fundit Mogul, Bahadur Shahu II u bë një vegël e kryengritësve dhe u arrestua dhe u dëbua për tradhëti
  4. ^ Veprime të tjera përfshijnë shndërrimin e Divan-e-Khasit (salla e takimeve private) në një mensë oficerësh, ashtu si dhe shndërrimi i Divan-e-Amit (salla e takimeve publike) në Fortesën e Agras në një Depo armësh
  5. ^ a b John Michael Gullick (1998). "The British 'Raj' style". The Encyclopedia of Malaysia (Architecture) (në anglisht). fq. 82–3..
  6. ^ David Mizan Hashim (1998). "Indian and Mogul influences on Mosques". The Encyclopedia of Malaysia (Architecture) (në anglisht). fq. 84–5..

Bibliografia

Redakto
  • John Michael Gullick (1998). "The British 'Raj' style". The Encyclopedia of Malaysia (Architecture) (në anglisht).
  • David Mizan Hashim (1998). "Indian and Mogul influences on Mosques". The Encyclopedia of Malaysia (Architecture) (në anglisht).
  NODES
admin 2