Bilirubina është produkt i metabolizmithemithemoglobinës. Eritrocitet pas rreth 120 ditë jetë shkatërrohen në sistemin retikuloendotelial, respektivisht në shpretkë. Hemi i liruar me zbërthimin e hemoglobinës shndërrohet në bilirubinë. Rreth 15% e bilirubinës rrjedh nga hemi i liruar për shkak të eritropoezës joefektive, pra si rezultat i pamundësisë së inkorporimit të hemit në globinë në palcën e eshtrave. Një sasi minimale prej më pak se 1% vjen nga hemi i liruar gjatë zbërthimit të enzimeve që përmbajnë hemin në molekulën e tyre si oksidaza e citokromit P 450.[1]

Referimet

Redakto
  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë
  NODES