Walter Bruce Willis lindi më 19 mars 1955 (56 vjec) në Idar-Oberstein, Rheinland-Pfalz, Gjermani. Është një aktor amerikan.Edhe Brus Villis është ndër yjet më të mëdhenj amerikanë që krijoi një varg filmash të dalluar,duke u bërë edhe njëri ndër aktorët më të kërkuar të kohës së re.Siç dihet, Brus Villis ka bërë një kapital afro 7o million dollarë,duke realizuar role shumë të fuqishme filmore.Qysh me filmin”Vdis burrërisht” Brus tregoi se botës filmore amerikane i vinte një aktor vërtet madhështor që premtonte edhe shumë më tepër në të ardhmen.Filmi përjetoi shikueshmëri rekorde dhe u bë ndër hitet më të mëdha të atyre viteve. Villis vazhdoi serinë e këtyre filmave,por na duket se pjesa e parë ishte më e fuqishme se të tjerat,ashtu si edhe filmat për Rokin dhe Rambonë,të realizuar nga aktori Silvester Stallone.”Vdis burrërisht”, kushtuar një trimi dhe heroi antiterrorist,që rastësisht gjendet në një objekt të rrethuar nga një grup komplotist,është filmi që e ngriti Brus Vilisin drejt lartësive të padefinuara dhe të pandërprera,për të mbetur edhe njëra ndër kryeveprat e tij më të rëndësishme filmore.Filmi është edhe një dramë intime e heroit kryesor i cili bën përpjekje kolosale për ta përfunduar aksionin e filluar,ngase,në mesin e pengjeve,gjendet edhe gruaja e tij.Është e vërtetë se edhe Brus Villis u bë aktor mitik me disa filma të tij të shquar dhe sa herë që e shikojmë në ndonjë rol të ri,e dimë se ai bën sensacion.Si një personazh i vetmuar që lufton terroristët e të gjitha ngjyrave,Brus Villis na bindë se ka prirje të jashtëzakonshme për role të tilla të cilat i flejnë natyrës ,vendosmërisë dhe sharmit të tij të pashoq.Mund të thuhet lirisht se Villis nuk tregoi ndonjë sukses të madh vetëm me dy filmat e tij”Dymbëdhjetë majmunët”dhe”Elementi i pestë”,duke e zbehur sadopak imixhin e vetë të adhuruar në mbarë botën artdashëse.Menjëherë pas atyre filmave,të themi të dështuar,realizon filmin e tij”I vetmi njeri që qëndronte nëkëmbë”,në regjinë e mjeshtrit të madh Valter Hill,që është një version ose rimejk i filmit” Joxhimbo” nga regjisori gjenial japonez.,Akiro Kurosava”I vetmi njeri që qëndronte në këmbë” është analog edhe me filmin”Për një grusht dollarë” i regjisorit të madh italian,Sergjo Leone, me Klint Istvudin në rolin kryesor,por edhe me”Shejnin”monumental në të cilin shkëlqen Alen Ladi virtuoz.Si shumë aktorë të tjerë,të cilët nga varfëria kishin hyrë në botën e filmit,edhe Brus Villis kishte punuar si kamarier,por fati deshti që të bëhej një yll kolosal filmor.Duke u kthyer në të kaluarën e vetë të varfër,Villis mban për kujtim banesën e tij të vogël nga e cila kishte filluar gjithçka e shkëlqyer për jetën e tij të mëvonshme,ku përveç filmit ai kishte dashuri të madhe edhe” Rokenrolin”,duke kënduar shpeshherë edhe këngë të bukura dhe duke u vlerësuar edhe si këngëtar i madh.Ishte i martuar me aktoren e famshme Demi Mur dhe thuhej se asaj ia kishte premtuar 4 milion dollarë nëse do t` ia lindte një djalë!Brus Villis nuk dëshpërohej fare që Demi Mur luajti në filmin”Striptizeta” me të cilin edhe ajo arriti sukses të madh,aashtu si edhe me filmin”Oferta për një million dollarë”ku e kishte partner aktorin e popullarizuar Robert Redford..Humanitari Brus Villis,në shenjë respekti të madh për kusheririn invalid,ia kishte blerë atij një shtëpi që kishte kushtuar 700.000 mijë dollarë!I urrente skenat erotike në filmin”Ngjyrat e natës” në të cilin luante rolin kryesor,duke thënë se ato ishin ditët e tij më të vështira që i kishte përjetuar ndonjëherë.Përveç kapitalit që ka,Villis fiton edhe nga 2o million dollarë nga restoranet e tij të shumta të quajtura”Planeti Hollivud” ku i ka ortakë aktorët:Silvester Stallone dhe Arnold Shvarceneger.Është interesant për t`u theksuar edhe fakti tjetër se Villis ka një përcjellje të madhe kur udhëton jashtë vendit, ngase aktorët e shquar janë të rrezikuar përherë nga banda të ndryshme.Përveç asaj që theksuam më lart, janë shumë të njohur edhe filmat e tij”Armagedoni, një planet tjetër”,”Çakalli” dhe “Pulp fiction”/Rrëfimet për pesë para/në të cilët luan tri role diametralisht të kundërta.Me filmin”Çakalli” ai shkëlqen në mënyrë maestrale,duke realizuar një rol të shkëlqyer të një vrasësi ndërkombëtar që transformohet në disa persona gjatë operacioneve të veta kriminele, kurse rolin pozitiv të ndjekësit të tij, e interpreton Riçard Gir.

Bruce Willis
U lind në
Walter Bruce Willis

19 mars 1955
KombësiaAmerikan

Filmografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Bruce Willis – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.

  NODES
languages 1
multimedia 1
os 7