Central Park
Central Park (Parku qendror) është një park në zemër të Manhattan, në New York City, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky park është hapur në vitin 1859 dhe është përfunduar në vitin 1859. Me një gjatësi prej 4,07 km dhe një gjërësi prej 800 m ka një sipërfaqe prej 341 ha dhe zë 6 % të sipërfaqes tokësore në Manhattan. Përafërsisht 25 milionë vizitorë çdo vit nga e gjithë bota vizitojnë këtë park aq të njohur. Arkitektët ishin Frederick Law Olmsted dhe Calvert Vaux.