Demografia e Evropës
Kontinenti i Evropës ka qenë i banuar qe në kohën e paleolitit dhe neolitit pra para 20 000 vjetësh. Viset e banuara shtriheshin pothuajse në tërë territorin e saj, por viset më të dendura ishin ato të Mesdheut dhe luginat e lumenjve, aty ku tokat ishin më të përshtatshme për t’u punuar. Në kohën e Bronzit u shënuan dyndje të popullsisë në gadishujt e Evropës jugore: iberët në gadishullin Iberik, ligurët në gjirinë Ligurisë (Itali), etrurët të ardhur prej viseve të Egjeut, Ilirët në gadishullin Ilirik (Gadishulli Ballkanik), etj.
Ndryshime më të mëdha ndodhën me rastin e lëvizjes së popujve indoevropian nga Azia, e edhe nga Afrika veriore. Në këtë kohë në Evropë vendosen keltët, italët, grekët, ilirët, thrakët, gjermanët. Djep i kulturës së vjetër në Evropë ishte Mesdheu. Fenikasit dhe kretasët e bartën kulturën e Lindjes, ndërsa grekët e zhvilluan dhe e përhapën më tutje kah Perëndimi e pas tyre Romakët i dhanë dimensione edhe më të mëdha.
Në dundjen e tretët mes shekujve III dhe VII depërtojnë gjermanët në territoret e Perandorisë Romake.
Dyndja e katërt karakterizohet me me lëvizjen e popujve mongolë (hunët, avarët, tatarët, etj) në shekujt VI dhe IX. Me këto lëvizje arrijnë fiset slave të cilët vendosen në pjesët e ndryshme të Evropës (sllavët e Lindjes, të Perëndimit dhe të Jugut).
Me dyndjen e pestë e të gjashtë në shekujt IX-XIII depërtojnë hungarezët dhe tatarët në Evropën e Mesme dhe Lindore.
Lëvizja e turqve nga Azia Qendrore në Azinë e Vogël dhe në Gadishullin Ballkanik, shkaktuan ndryshimet mëdha në strukturën e popullsisë në Evropën Jugore.
Zbulimet e Mëdha Gjeografike shkaktuan edhe zhvillimin ekonominë të Evropës, e si rrjedhojë e sajë ndodhën edhe lëvizje të mëdha të popujve të Evropës të cilët banuan tokat e reja - Amerikën Veriore, Qendrore e Jugore, Australinë, Zelandën e Re e vise tjera. Dyndjet e ndodhura gjatë historisë së gjatë të Evropës ndikuan në krijimin e mozaikut të popujve, të cilët u takojnë disa grupeve të popujve, kulturave dhe religjioneve.
Lëvizja e numrit të popullsisë së Evropës
RedaktoPopullsia e Evropës ka shënuar rritje të shpejtë gjatë shekujve XIX dhe XX. Brenda 100 vjetësh popullsia e Evropës është rritur më tepër se dy herë, ndërsa gjatë shekullit XX për 1,8 herë, për dy shekuj 4,25 herë.
Sikur të mos kishin migruar rreth 50 milion banorëve në kontinentet tjera, sidomos në Amerikën Veriore, Jugore dhe në Australi dhe sikur të mos kishin ndodhur dy Luftëra Botërore në truallin e sajë, numri i popullsisë do të ishte edhe më i madh.
Pas Luftës së Dytë Botërore sidomos viteve të fundit shtimi i popullsisë evropiane ishte i ulët dhe tash është negative, marrë në tërësi në vitin 2000 kishte zvogëlim të numrit të popullsisë për shkak të vdekshmërisë mëtë lartë. Lindjet ishin 11 ‰, vdekjet 13 ‰, shtimi natyrorë – 2 ‰.
Evropa Jugore, Perëndimore dhe Veriore shënuan shtim pozitiv natyror mes 2,2 dhe 2,6 ‰, ndërsa regjionet tjera si Evropa e mesme, Verilindore dhe Lindore shënuan zvogëlim të popullsisë prej – 1deri -4,5 ‰. Përpos Gjermanisë që kishte mortalitet më të lartë se nataliteti, zvogëlim natyrorë shënuan edhe ish vendet socialiste, të cilat përjetuan krizë politike dhe ekonomike që nga vitet e 90-ta.
Numri mesatar i fëmijëve të lindur në vitin 2000 prej një femre pjellore - 15-49 vjeç ishte mes 1-2 fëmijë.
Dendësia e popullsisë së Evropës
RedaktoDendësia e popullsisë së Evropës është dy herë më e madhe se në botë -70 b/km², në pjesën pa BSHP 100 b/km², duke arritur në disa shtete dendësinë mbi 375 b/km².
Struktura e popullsisë së Evropës
Redakto- Struktura nacionale
Evropa ka shumë popuj por shumica e tyre megjithatë ka prejardhje të njëjtë indoevropiane.
Në bazë të gjuhës dhe vetive të tjera, popujt e Evropës i ndajmë në disa grupe : grupi i popujve sllav, gjerman dhe roman. Grupin më të madh e përbëjnë sllavët me 35 %, pastaj gjermanët me 30 %, romanët me 25 % dhe popuj tjerë 10 %. Grupin e katërt e përbëjnë popujt me prejardhje mongole pastaj shqiptarët, grekët, irlandezët, baskët, etj.
- Struktura racore
Popujt evropian kryesisht u takojnë racës së bardhë.
Banorët e Evropës Veriore janë më të bardhë e më të gjatë se banorët e Evropës Jugore, të cilët janë zeshkanë dhe më të shkurtër. Në Evropë jetojnë edhe popuj të racës së verdhë mongole si : hungarezët, finlandezët, estonët, laponët, turqit, tatarët. Këta popuj duke u përzier me popujt tjerë të racës së bardhë i kanë humbur pjesërisht vetitë e racës së verdhë.
- Struktura urbane
Zhvillimi i lartë industrial ndikoi që Evropa të këtë shkallë të lartë të urbanizimit e cila arrijnë nga 65-84 %. Pjesëmarrje më të lartë urbane kanë vendet e Evropës Perëndimore e Veriore, ndërsa më të ulët vendet e Evropës Juglindore e Lindore. Në Evropë tash janë mbi 40 qytete milionëshe, ndërsa në vitin 1800 vetëm Londra ishte qytet milionësh. Numri i qyteteve me më shumë se 100.000 banorë prej vitit 1800 është dhjetëfishuar prej 25 në 250. Dallimet e dikurshme në mes fshatit dhe qytetit gjithënji e më tepër po zhduket.
- struktura moshore
Veçori e popullsisë së Evropës është pjesëmarrja gjithnjë më e lartë e popullsisë moshuar - mbi 60 vjeçe. Jeta e banorëve në Evropë është më e gjatë mes 67 në vendet e Evropës Lindore dhe 78,4 në vendet e Evropës Veriore, çka tregon për standardin më të lartë jetësor, kujdesin mjekësor dhe higjienën e lartë.
Shih dhe këtë
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |