Deti Jon

Det ne Shqiperine Jugore
This is the stable version, checked on 25 nëntor 2017. 4 pending changes await review.

38°N 19°E / 38°N 19°E / 38; 19

Harta e Detit Jon

Deti Jon (greqisht Ιóνιo Πέλαγoς, italisht Mar Ionio), është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik. Në lindje kufizohet nga Shqipëria jugore dhe Greqia perendimore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zante, Qefalonia, Itaka dhe Santa Maura, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet Gjiri i Tarentit.

Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 5121 metra i thellë. Në detin Jon derdhen lumi Kalama dhe lumi i Nartës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj. Në dialektin Çam (folur midis qyteteve të Sarandës dhe Prevezës), deti Jon është i njohur si Fusha e Zonjës (Deti i Zonjës).[1]

Galeria e fotografive

Redakto
Deti Jon: Pamje nga Shqipëria
Deti Jon: Pamje nga Greqia

Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. fq. 145, 312, 399. "Fushën e Zonjës, siç e quan populli çam"
  NODES