Dispepsia është një dhimbje ose një ndjenjë diskomforti në pjesën e sipërme të mesme të stomakut. Dhimbja mund të fillojë dhe të ndalojë, por zakonisht është e vazhdueshme. Dispepsia mund të prekë 1 në 4 persona, të gjithë grupmoshat e dy gjinive.

Cilat janë shkaqet e dispepsisë?

Redakto

Shumë raste të dispepsisë kanë si shkak një nga të mëposhtmit:

Dispepsia pa shkak ulçerën
Redakto

Disa herë kjo quhet dispepsia “funksionale”, do të thotë që nuk mund të gjendet një shkak i njohur për simptomat. Pra, shkaqet e tjera të dispepsisë si ulçera, refluksi, ezofagiti, gastriti etj, nuk janë shkaku për rastin në fjalë. Në endoskopi, gjithçka duket normale. 6 në 10 persona kanë këtë lloj dispepsie. Ende nuk dihet shkaku i saktë, mendohet që një shkaktar mund të jetë dhe helikobakter pilori.

Ulçera gastroduodenale
Redakto

Ulçera ndodh kur dëmtohet shtresa e brendshme e intestinit dhe ekspozohet indi i mëposhtëm. Nëse do të mund ta shihnit, ulçera ngjan si një krater i vogël, i kuq në shtresën e brendshme të intestinit. Disa herë këto quhen ulçera peptike.

Gastriti dhe duodeniti
Redakto

(inflamacion i duodenit dhe/ose stomakut) i cili mund të jetë nga i lehtë deri në të rëndë dhe mund të çojë në ulçer.

Refluksi, ezofagiti dhe sëmundja e refluksit gastro-ezofageal
Redakto

Refluksi, (kur acidi i stomakut ngjitet lart në ezofag), mund të shkaktojë ezofagit (inflamacion të ezofagut). Termi sëmundja e refluksit gastro-ezofageal do të thotë refluks i acidit të stomakut, me ose pa ezofagit.

Hernia iatale
Redakto

Kjo quhet dalja e pjesës së sipërme të stomakut në pjesën e poshtme të kraharorit, nëpërmjet një defekti të diafragmës (muskul i madh i sheshtë që ndan mushkëritë nga barku e që na ndihmon të marrim frymë). Hernia hiatale zakonisht shkakton sëmundjen e refluksit gastro-ezofageal.

Infeksionet nga helikobakter pilori
Redakto

Helikobakter pilori është një bakterie që mund të infektojë stomakun dhe duodenin; është një nga infeksionet më të shpeshta në botë; më tepër se 1/4 e popullsisë infektohen nga H. Pilori. Nëse nuk trajtohet, infeksioni do të jetë prezent për gjithë jetën. Shumica e personave të prekur nga H. Pilori nuk kanë shenja klinike dhe nuk e dinë që janë të infektuar. Megjithatë, H. Pilori është shkaktari kryesor i ulçerës gastro-duodenale. Rreth 3 nga 20 persona të prekur nga H. Pilori zhvillojnë ulçer. Mendohet gjithashtu se ky bakter mund të jetë shkaku i dispepsisë, duodenitit dhe gastritit. Mënyra se si ky bakter shkakton këto probleme nuk është shumë e qartë. Në disa njerëz shkakton inflamacion të stomakut ose duodenit. Ky inflamacion nxit përçarjen e barrierës mbrojtëse mukotike (në disa raste rritet sasia e lëngut gastik) e cila lejon acidin të shkaktojë inflamacion dhe ulçer.

Medikamentet
Redakto

Disa medikamente mund të shkaktojnë dispepsi si një efekt anësor të tyre. Kështu barnat anti-inflamatore, (medikamente që shumë individë i marrin për kurimin e artritit, dhimbjeve muskulare, dhimbjeve nga menstruacionet) janë shkaktarët kryesorë, si p.sh aspirina, ibuprofeni e diklofenaku.Disa herë këto barna dëmtojnë stomakun dhe çojnë në shfaqjen e inflamacioneve dhe ulçerës. Digoksina, antibiotikët, steroidet, hekuri, antagonistët e kalciumit, nitratet, teofilina, ndonjëherë shkaktojnë dispepsi, ose e përkeqësojnë atë.

Cilat janë shenjat e Dispepsisë?

Redakto

Duhet patjetër të konsultoheni me mjekun nëse keni:

• Dhimbje stomaku djegëse

• Fryrje barku

• Dhimbje gjoksi

• Të përziera

• Të vjella

• Gromësitje

• Ngopje të parakohshme, ose çdo lloj dhimbje apo diskomfort të stomakut

A është dispepsia një situatë serioze?

Redakto

Disa herë dispepsia mund të jetë shenja e një problemi serioz, p.sh. një ulçer e stomakut. Rrallë herë, dispepsia shkaktohet nga kanceri i stomakut, prandaj duhet që problemi të shihet më me seriozitet.

Si trajtohet dispepsia?

Redakto

Medikamentet, në shumicën e rasteve, janë zgjidhja.Nëse keni ulçer të stomakut, kjo mund të kurohet. Do të duhet që të merrni medikamente supresore të acidit gastrik. Nëse keni infeksion në stomak, duhet të merrni edhe antibiotikë. Për dhimbjen mund t’ju ndihmojnë medikamente që pakësojnë sasinë e acidit të stomakut. Këto medikamente ju ndihmojnë edhe nëse keni refluks gasto-ezofageal.Mjeku do ju kërkojë të bëni endoskopi nëse keni ende dhimbje edhe pse e keni mjekuar dispepsinë për 8 javë ose kur dhimbja largohet për pak kohë, por kthehet prapë. Në endoskopi, në gojën tuaj do të futet një tub i vogël me kamera, i cili shkon deri në stomak. Nëpërmjet tij, mjeku ka mundësi të shohë brenda stomakut tuaj duke bërë të mundur gjetjen e shkakut të dhimbjes.

A ka efekte anësore trajtimi medikamentoz i dispepsisë?

Redakto

Medikamentet e dispepsisë shpesh mund të kenë efekte anësore të vogla, të cilat zhduken vetë. Disa prej tyre mund ta bëjnë gjuhën tuaj të zezë; disa mund të shkaktojnë dhimbje koke, nauze ose diarre.Nëse keni efekte anësore, duhet të flisni me mjekun që ai t’ju ndryshojë mjekimin. Duhet të kujtoheni që t’i merrni medikamentet ashtu siç ju ka udhëzuar mjeku. Nëse ju duhet të merrni antibiotikë, edhe pse do të filloni të ndiheni mirë, duhet ta vazhdoni të gjithë kurën deri në fund.

Referimet

Redakto
  • Dr. Bardhyl Popa, Revista Vital.
  NODES
Done 1
eth 4