Dita e Mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1] [2]

Festimi i Ditës së mësuesit në Gjilan 2008
 
Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë

mars të vitit 1887Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.[3] Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.[2]

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.[1]

Dita Botërore e Mësuesit

Redakto

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetori si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. [4]

Lista e ditëve të mësuesit

Redakto
Shteti Dita e Mësuesit.
[5][6][7][8][9][10][11][12][13][14][15][16] [17][18][19][20][21][22][23][24][25][26][27][28][29][30][31]
Shqipëria 7 Marsi.
Afganistani Tetori.
Algjeria 28 Shkurti.
Argjentina 11 Shatori.
Armenia 5 Tetori.
Arabia Saudite 28 Shkurti.
Australia E premtja e fundit e tetorit.
Azerbajxhani 5 Tetori.
Bangladeshi 5 Tetori.
Bellorusia 14 Gushti.
Brunei 23 Shtatori.
Butani 2 Maji.
Bolivia 6 Qershori.
Brazili 15 Tetori.
Bullgaria 5 Tetori.
Birmania (Burma ose Mjanmari) 5 Tetori.
Çekia 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Ekuadori 13 Prilli.
Egjipti 28 Shkurti.
El Salvador 22 Qershori.
Estonia 5 Tetori.
Emiratet e Bashkuara Arabe 5 Tetori.
Filipinet 5 Tetori.
Gjermania 5 Tetori.
Greqia 30 Janari.
Guatemala 25 Qershori.
Holanda 5 Tetori.
Hondurasi 17 Shtatori.
Hong Kong 10 Shtatori.
Hungaria E diela e parë e qershorit.
India 5 Shtatori Guru Purnima.
Indonezia 25 Nëntori.
Irani 2 Maji (12 Ordibehesht).
Izraeli 23 Kislev.
Iraku 1 Tetori.
Jemeni 28 Shkurti.
Jordania 28 Shkurti.
Kameruni 5 Tetori.
Kanada 5 Tetori.
Kili 16 Tetori.
Kina 10 Shtatori.
Kolumbia 15 Maji.
Kosta Rika 22 Nëntori.
Kuba 22 Dhjetori (Dita e zhdukjes së analfabetizmit).
Kosova 7 Marsi.
Korea Jugore 15 Maji.
Kuvajti 5 Tetori.
Katari 5 Tetori.
Laosi 7 Tetori.
Latvia E diela e parë e tetorit.
Libani 9 Marsi.
Libia 28 Shkurti.
Lituania 5 Tetori.
Mbretëria e Bashkuar 9 Maji.
Maqedonia 5 Tetori.
Malajzia 16 Maji.
Maldivet 5 Tetori.
Mauritiusi 5 Tetori.
Meksiko 15 Maji.
Moldavia 5 Tetori.
Mongolia Java e parë e tetorit.
Maroku 28 Shkurti.
Nepali "Guru Purnima", Mesi i korrikut (Hëna e plotë).
Nigeria 5 Tetori.
Omani 24 Shkurti.
Panama 1 Dhjetori.
Pakistan 5 Tetori.
Paraguaji 30 Prilli.
Peru 6 Korriku.
Polonia 14 Tetori.
Porto Riko 20 Maji.
Rumania 5 Qershori.
Rusia 5 Tetori.
Republika Dominikane 30 Qershori.
Shën Luçia 4-11 Tetor - (Java e Mësuesit).
Shtetet e Bashkuara Java e parë e muajit maj. (Në vitin 1980 në SHBA dita e mësuesit u festua më 7 mars).
Serbia 5 Tetori.
Singapuri E premtja e parë e shtatorit.
Sllovakia 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit.
Somalia 21 Nëntori.
Sudani Jugor 1 Dhjetori.
Sri Lanka 6 Tetori.
Spanja 27 Nëntori.
Siria 18 Marsi.
Taivani 28 Shtatori.
Tailanda 16 Janari.
Tunizia 28 Shkurti.
Turqia 24 Nëntori, (Mustafa Kemal Atatürk e caktoi në nderim të alfabetit.
Ukraina E diela e parë e tetorit.
Uruguaji 22 Shtatori.
Uzbekistani 1 Tetori.
Vietnam 20 Nëntori.
Venezuela 15 Janari.
Xhamajka 6 Maji.
Zelanda e Re 29 Tetori.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b 100-vjetori i mësonjëtores së parë shqipe në Korçe: 1887 - 7 mars - 1987, Shtëpia botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1987
  2. ^ a b Shefik Osmani:(1983), Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë, fq. 149. OCLC 17442147
  3. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008/09, fq. 490.
  4. ^ World Teacher's Day: Empowering teachers, building sustainable societies. 5 October 2015, United Nations Educational Scientific and Cultural Organization (UNESCO). Vizituar më 29.02.2016.
  5. ^ Happy Teacher's Day in Argentina Arkivuar 4 shkurt 2016 tek Wayback Machine, globalteacherprize.org; accessed 11 September 2015.
  6. ^ "October 4 World Teacher's Day". Armenian News. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Анонимен (29 shtator 2006). "5 октомври е определен за Ден на учителя". Education.actualno.com. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2013. Marrë më 5 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Días Nacionales en Chile". 19 shtator 2010. Marrë më 8 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "China mulls changing Teachers' Day to birthday of Confucius". Xinhua News Agency. 6 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Zlatý Ámos — anketa o nejoblíbenějšího učitele České republiky". Zlatý Ámos. Marrë më 23 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Mezinárodní den učitelů a Zlatý Ámos". adam.cz. 4 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 23 nëntor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Nueva Alejandría — Secciones — Maestros Americanos — El Salvador" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 22 qershor 2008.
  13. ^ "TEACHER APPRECIATION: teacher appreciation poem — Teachers Day — El Salvador" (në anglisht). Marrë më 22 qershor 2008.
  14. ^ "Proclamation No. 242, s. 2011 | Official Gazette of the Republic of the Philippines | GOV.PH: National Teachers' Month" (në anglisht). gov.ph. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2015. Marrë më 4 nëntor 2015.
  15. ^ Birthday of Confucius (551-479 B.C.E.) (Perpetual Multicultural Calendar Software) Arkivuar 14 tetor 2007 tek Wayback Machine, calendarmine.coml; accessed 5 September 2015.
  16. ^ Article poornima.html "Guru Poornima (Vyas Puja)" Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine As on 22 July 2013 on www.Sanatan.org
  17. ^ Article "The Guru Principle" As on 22 July 2013 on www.Sanatan.org
  18. ^ "Par svētku, atceres un atzīmējamām dienām". Saeimas un Ministru Kabineta Ziņotājs. Marrë më 27 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Luis Tinajero Portes (1 janar 1994). Días conmemorativos en la historia de México. UASLP. fq. 90. ISBN 978-968-6194-65-4. Marrë më 15 maj 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Welkom – Dag van de leraar". Dagvandeleraar.nl. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2015. Marrë më 2 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Biografía de Manuel José Hurtado – Educa Panamá, Mi Portal Educativo". Educapanama.edu.pa. 7 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 2 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Portal Educativo del Perú – Día del Maestro Arkivuar 12 shtator 2007 tek Wayback Machine, huascaran.edu.pe; accessed 5 September 2015.
  23. ^ Rico, Ed Microjuris com Puerto (2015-08-03). "Calendario escolar de Puerto Rico para el año 2015–2016". Microjuris – Puerto Rico. Marrë më 2016-05-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Día del Maestro en Puerto Rico 2017". cuandoo.com. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2016. Marrë më 2016-05-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "National Teacher Day". NEA.org. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2011. Marrë më 2 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ 스승의날: 지식백과. terms.naver.com. Marrë më 15 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Glionna, John M.; Park, Ju-min (2009-05-13). "South Korea cracks down on bribery of teachers". Los Angeles Time (në anglisht). ISSN 0458-3035. Marrë më 2016-05-03.
  28. ^ AnydayGuide. "Teachers' Day in Spain / November 27, 2016". AnydayGuide (në anglisht).
  29. ^ "Assad pays tribute on Syria's Teachers' Day" (në anglisht). english.cntv.com. 21 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 5 shtator 2014.
  30. ^ "Gleaner gives teachers a break!" (në anglisht). Marrë më 6 maj 2009.
  31. ^ "День вчителя: традиції святкування в Україні". styler.rbc.ua. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  NODES
languages 1
mac 4
os 47
web 13