Djersa është një proces trupor që përshpejton ftohjen e trupit dhe nxjerrjen e lëndeveve që nuk i duhen atij. Intensiteti i djersitjes varet nga intensiteti i emocioneve, aktiviteti fizik, por edhe nga nxehtësia, së cilës i ekspozohet trupi. Trupi vazhdimisht liron djersë, edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. Kur stimulohen gjëndrat e djersës, qelizat sekretojnë lëngun i cili përbëhet nga uji dhe ka përqendrim të madh të natriumit dhe kloridit, dhe koncentrim të ulët të kaliumit.

Djersitja

Sasia maksimale e djersës që mund ta prodhojë organizmi njerëzor është një litër për një orë. Djersa, vetvetiu nuk ka aromë, por kur bashkohet me bakteret në lëkurë ose flokë, proteinat dhe acidet yndyrore krijojnë aromë të pakëndshme.

Djersitja verës është e domosdoshme për t’u ftohur trupi, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që parandalimi i djersitjes gjatë verës, duke përdorur antiperspirantë dhe pajisje të klimatizimit, mund të ketë efekte negative në shëndet. Vera është stina e vitit kur trupi duhet të djersitet. Edhe pse djersitja e tepruar mund të ketë efekt negativ, mungesa e djersitjes lë pasoja shumë më të këqija për shëndetin e njeriut. Dhe, derisa për një numër të madh të njerëzve djersitja paraqet problem dhe siklet, ajo ka efekt të shkëlqyeshëm për shëndetin, ndërsa ekspertët theksojnë më të rëndësishmet:

  • Djersitja është forma më e shpejtë e lirimit të trupit nga toksinat.
  • Me djersitje sekretohen materiet e dëmshme, siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa.
  • Përmirëson shëndetin kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin.
  • Mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës.
  • Me djersitje hapen poret, çka përmirëson teksturën dhe pamjen e lëkurës.
  • Djersitja është e shkëlqyeshme për dobësim, në një orë djersitje mund të shpenzohen edhe deri 300 kalori.
  • Djersitja redukton nivelin e stresit dhe përmirëson disponimin.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  NODES