Elseid Hysaj
Elseid Gëzim Hysaj (lindur më 20 shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Napoli dhe kombëtaren shqiptare.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 2 shkurt 1994 (30 vjeç) | ||
Vendlindja | Shkodër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i majtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Napoli | ||
Numri | 23 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2009–2012 | Empoli | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2015 | Empoli | 98 | (1) |
2015– | Napoli | 153 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010–2011 | Shqipëria U17 | 3 | (0) |
2013–2014 | Shqipëria U21 | 4 | (0) |
2013– | Shqipëria | 48 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 korrik 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2019 |
Jeta e hershme
RedaktoDy muaj pas lindjes së tij, babai i tij Gëzim Hysaj emigroi në Itali si shumë shqiptarë në vitet 90' që ishin në kërkim të punësimit për të mbajtur familjet e tyre. Hysaj u rrit në Shkodër me mamanë dhe gjyshërit e tij kurse babai i tij punoi në Itali si murator. Gjatë kohës që babai i tij punonte në shtëpinë e agjentit të futbollit Marco Piccioli, Gëzimi i përmendi atij se djali i tij ishte një lojtar i talentuar, por për shkak se Elseidi ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, Piccioli këshilloi Gëzimin që të priste. Kur Elseidi mbushi 14 vjeç, ai udhëtoi në Itali ku u vlerësua nga Piccioli dhe u provua në shumë klubeve të ndryshme, përfshirë edhe Fiorentinën, përpara se të transferohej përfundimisht te akademia e Empolit.
Karriera me klube
RedaktoEmpoli
RedaktoHysej bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 24 nëntor 2011 në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, ku Empoli u mposht 2–1 në transfertë.[1] Më 20 tetor 2012, ai debutoi në Serie B në fitoren 3–0 kundër Virtus Lanciano, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vënd të Andrea Cristianos.[2] Empoli e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe falë këtij rezultati u kualifikua në fazën play-off për tu ngjitur në elitë. Në gjysëm-finale, Empoli mposhti Novarën me rezultatin e përgjithshëm 5–2, me Hysajn i cili luajti 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[3][4] Në finale kundër Livornos, Empoli u mposht me rezultatin e përgjithshëm 2–1 dhe humbi mundësinë që të luante në Serie A për sezonin e ardhshëm; Hysaj sërisht u aktivizua 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[5][6] Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 30 në kampionat, 4 në fazën play-off të kampionatit dhe 1 në kupë.
Më 19 shtator 2013, Hysaj rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2015.[7] Më 17 prill 2014, Hysaj shënoi golin e parë në karrierën e tij si profesionist në humbjen 1–2 kundër Virtus Lanciano; goli erdhi pas vetëm 4 minutash pas një pasimi në hyrje të zonës, ku ai “gjarpëroi” mes dy-tre kundërshtarëve duke lëshuar një të majtë e cila u ndal në trekëndëshin e portës së skuadrës vendëse.[8]
Më 31 gusht 2014, Hysaj bëri debutimin e tij në Serie A në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15, duke luajtur 90 minuta në humbjen 2–0 kundër Udineses. Më 30 tetor, ai rinovoi kontratën e tij me Empolin deri në qershor 2017, duke pasur edhe një rritje të vogël rroge.[9]
Napoli
RedaktoMë 3 gusht 2015, Hysaj u transferua zyrtarisht te Napoli për 5 milion €, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2020.[10][11] Ky transferim e bëri atë lojtari e dytë shqiptar më të kushtueshëm në botë, pas Lorik Canës, i cili në vit 2011 kaloi nga Lazio te Galatasaray për 6.75 milion €.[12][13] Ai bëri debutimin e tij zyrtar me Napolin më 23 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Sampdorias, ku ekipi u mposht 2–1 në transfertë.[14] Hysaj zhvilloi paraqitje pozitive në muajt e tij të para me Napolin, duke siguruar një vend titullari në krahun e dajthtë, e cila ishte pronë e lojtarit të kombëtares italiane Christian Maggio për shtatë sezone.[15][16] Më 17 shtator, Hysaj bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 5–0 kundër Club Brugge në fazën e grupeve.[17] Ai e mbylli sezonin e parë me Napolin duke zhvilluar 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 37 në Serie A.
Më 13 shtator 2016, Hysaj zhvilloi paraqitjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 në trasfertë kundër Dynamo Kyiv.[18] Më 21 tetor 2017, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Napolin në të gjitha kompeticionet në barazimin pa gola kundër Interit në ndeshjen e javën e 9të të Serie A 2017–18.[19]
Më 25 korrik 2020, Hysaj shënoi golin e tij të parë me Napolin në ndeshjen e tij të 193të në një fitore 2–0 kundër Sassuolos në Stadio San Paolo; ky ishte gjithashtu goli i tij i parë në Serie A në ndeshjen e tij të 189të në këtë kompeticion.[20]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoTë rinjtë
RedaktoHysaj luajti tre ndeshje me kombëtaren nën-17 në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 të futbollit 2011: më 25 shtator 2010 kundër Norvegjisë (humbje 2–0), më 27 shtator kundër Irlandës (humbje 2–0) dhe më 30 shtator kundër Maltës (barazim 1–1).[21][22][23]
Pas debutimit me ekipin e parë, Hysaj kaloi përkohësisht në ekipin nën-21 ku u thirr për të luajtur në ndeshjen miqësore kundër Austrisë.[24] Në tetor 2013, Hysaj zhvilloi paraqitjen e dytë me ekipin nën-21 në humbjen minimale në shtëpi kundër Bosnje dhe Hercegovinës, kurse më 18 nëntor, vetëm tre ditë pasi ishte aktivizuar me ekipin e parë, ai luajti edhe në humbjen 2–0 kundër Spanjës në një kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2015.[25]
Ekipi i parë
RedaktoHysaj debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë më 6 shkurt 2013. Në moshën 18 vjeç, ai u bë lojtari i tretë më i ri pas Blendi Nallbani dhe Iljaz Çeços.[26] Në tetor, Hysaj u rikthye sërisht në ekipin e parë për ndeshjen miqësore kundër Bjellorusisë.[27]
Jeta personale
RedaktoMë 9 qershor 2015, Hysaj u fejua me Miss Shqipërinë 2013 Fiorenza Lekstakaj.[28] Ai është gjithashtu mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore të 2017 në Shkodër.[29]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
Redakto- Redaktuar më 26 korrik 2020[30]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Empoli | 2011–12 | Serie B | 0 | 0 | 1 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
2012–13 | 34 | 0 | 1 | 0 | — | — | 35 | 0 | ||||
2013–14 | 32 | 1 | 2 | 0 | — | — | 34 | 1 | ||||
2014–15 | Serie A | 36 | 0 | 3 | 0 | — | — | 39 | 0 | |||
Gjithsej | 102 | 1 | 7 | 0 | — | — | 109 | 1 | ||||
Napoli | 2015–16 | Serie A | 37 | 0 | 1 | 0 | 5[a] | 0 | — | 43 | 0 | |
2016–17 | 35 | 0 | 3 | 0 | 7[b] | 0 | — | 45 | 0 | |||
2017–18 | 35 | 0 | 2 | 0 | 10[c] | 0 | — | 47 | 0 | |||
2018–19 | 27 | 0 | 1 | 0 | 7[d] | 0 | — | 35 | 0 | |||
2019–20 | 19 | 1 | 4 | 0 | 0 | 0 | — | 23 | 1 | |||
Gjithsej | 153 | 1 | 11 | 0 | 29 | 0 | — | 193 | 1 | |||
Gjithsej karriera | 255 | 1 | 18 | 0 | 29 | 0 | — | 302 | 2 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligës e Evropës
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Tetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligës e Evropës
- ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligës e Evropës
Kombëtarja
RedaktoEkipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2013 | 5 | 0 |
2014 | 7 | 0 | |
2015 | 5 | 0 | |
2016 | 11 | 0 | |
2017 | 9 | 0 | |
2018 | 7 | 0 | |
2019 | 8 | 1 | |
Gjithsej | 52 | 1 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Redaktuar më 17 nëntor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hysaj.[32]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 10 shtator 2019 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | 50 | Islanda | 2–1 | 4–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Napoli
Referime
Redakto- ^ "Fiorentina vs. Empoli 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 24 nëntor 2011. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Virtus Lanciano vs. Empoli 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2012. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Novara vs. Empoli 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 22 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Empoli vs. Novara 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Empoli vs. Livorno 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Livorno vs. Empoli 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 qershor 2013. Marrë më 8 mars 2014.
- ^ "Hysaj rinovon deri në vitin 2015 me Empolin". Asport.info. 19 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Hysaj shënon pas dy vitesh, por Empoli mundet". Panorama Sport. 17 prill 2014. Marrë më 19 prill 2014.
- ^ "Rinovon Elseid Hysaj, deri më 2017-ën tek Empoli". Panorama Sport. 31 tetor 2014. Marrë më 14 janar 2015.
- ^ "Hysaj firmos për 5 vjet me Napolin". Zëri.info. 31 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
- ^ "Elseid Hysaj zyrtarisht i Napolit për 5 vjet, enigmë rroga". Sot.com.al. 1 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
- ^ Anton Cicani (14 qershor 2015). "Hysaj gjen akord me Napolin!". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2015. Marrë më 14 qershor 2015.
- ^ "UFFICIALE: il Napoli ha acquistato Elseid Hysaj. Questa, la scheda tecnica del calciatore..." [Zyrtare: Napoli ka blerë Elseid Hysajn. Kjo është skeda teknike e lojtarit...]. Napolisoccer.net (në italisht). 3 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2015. Marrë më 3 gusht 2015.
- ^ Eduard Ilnica (23 gusht 2015). "Hysaj, 90 minuta të plota me Napolin, debuton edhe Manaj (video)". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
- ^ "Hysaj i pazëvendësueshëm te Napoli". Lajmi.net. 23 gusht 2015. Marrë më 19 qershor 2020.
- ^ "Agent: 'Maggio wants to start'" [Agent: ‘Maggio do të luajë si titullar’] (në anglisht). Football Italia. 21 tetor 2015. Marrë më 21 tetor 2015.
- ^ "Sparkly Napoli flatten Club Brugge" [Napoli rrafshon Club Brugge] (në anglisht). UEFA. 17 shtator 2015. Marrë më 17 shtator 2015.
- ^ "Elseid Hysaj ndez "motorët", debuton në Ligën e Kampioneve". Panorama Sport. 13 shtator 2016. Marrë më 19 qershor 2020.
- ^ "Napoli 0–0 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 21 tetor 2017. Marrë më 22 tetor 2017.
- ^ "VIDEO/ Gol historik me Napolin, Elseid Hysaj shënon për herë të parë në Serinë A". Panorama Sport. 26 korrik 2020. Marrë më 26 korrik 2020.
- ^ "Norway U17 vs. Albania U17 2 – 0" [Norvegji U17 vs. Shqipëri U17 2 – 0] (në anglisht). Soccerway. 25 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Albania U17 vs. Republic of Ireland U17 0 – 2" [Shqipëri U17 vs. Republika e Irlandës 0 – 2] (në anglisht). Soccerway. 27 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Malta U17 vs. Albania U17 1 – 1" [Maltë U17 vs. Shqipëri U17 1 – 1] (në anglisht). Soccerway. 30 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Elseid Hysaj e Tomas Strakosha dy "blerjet"e Gegës në ekipin e shpresave". Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Shqipëria U-21 bën të djersijë Spanjën". Gazeta Shqip. 19 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 18 qershor 2020.
- ^ "Elseid Hisaj, historia e një ëndrre të bërë realitet". Gazeta Shqip. 6 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Lista anti-Bjellorusi: De Biazi rikthen Memushajn, Sadikun e Mehën, Vajushi e Salihi jashtë". Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ "Fejesa e Elseid Hysajt". Sportal.al. 9 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
- ^ "Video / Pas Armando Sadikut edhe Elseid Hysaj i bashkohet fushatës së PS-së në Shkodër". Panorama Sport. 14 qershor 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
- ^ "Elseid Hysaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 9 mars 2014.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Elseid Hysaj" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 18 qershor 2020.
- ^ a b "Elseid Hysaj" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 18 qershor 2020.