Epikurizmi është një sistem filozofie i themeluar rreth vitit 307 p.e.s. bazuar në mësimet e filozofit të lashtë grek Epikuri. Epikurizmi ishte fillimisht sfidë për platonizmin. Më vonë rryma kundërshtare kryesore e tij u bë stoicizmi.

Epikuri - bust romak
Dorëshkrimi De rerum natura, i kopjuar nga një frat augustinian për Papën Sixtus IV, rreth vitit 1483, pas zbulimit të një dorëshkrimi të hershëm në vitin 1417 nga sekretari humanist dhe papal Poggio Bracciolini

Disa shkrime të Epikurit kanë mbijetu deri në ditët e sotme. Disa studiues e konsiderojnë vjershën epike De rerum natura (Latinisht për natyrën e gjërave ) të Lukrecit për me i paraqitë, në një vepër të unifikuar, argumentet thelbësore dhe teoritë e epikurizmit. Shumë prej rrotullave të zbuluara në Vilën e Papirit në Herkulaneum janë tekste epikuriane. Të paktën disa mendohet se i përkisnin filozofit epikurian Philodemus.

Epikuri ishte materialist atomist, ndjekës i hapave të Demokritit. Materializmi i tij e çoi në sulm të përgjithshëm mbi bestytninë dhe ndërhyrjen hyjnore. Pas filozofit kirenaik Aristipi, Epikuri besonte se e mira më e madhe ishte me kërku kënaqësi modeste, të qëndrueshme në formën e një gjendje ataraksie (qetësi dhe liri nga frika) dhe aponie (mungesa e dhimbjes trupore) përmes njohjes së punës së botës dhe kufizimit të dëshirave. Kombinimi i këtyre dy gjendjeve përbën lumturinë në formën më të naltë. Rrjedhimisht, Epikuri dhe pasuesit e vet e shmangën politikën, sepse kjo mund të çojë në zhgënjime dhe ambicie që mund të bien ndesh drejtpërdrejt me kërkimin epikurian për paqen e mendjes dhe të virtyteve. [1]

Megjithëse epikurizmi është formë e hedonizmit përderisa deklaron se kënaqësia është qëllimi i vetëm i brendshëm, koncepti që mungesa e dhimbjes dhe frikës përbën kënaqësinë më të madhe, dhe mbrojtja e tij për një jetë të thjeshtë, e bëjnë atë shumë të ndryshëm nga "hedonizmi" i kuptuar kolokualisht.

Epikurizmi lulëzoi në epokën helenistike të vonë dhe gjatë epokës romake, dhe ku si rrjedhojë u krijuan shumë bashkësi epikuriane, si ato në Antioki, Aleksandri, Rodos dhe Herkulaneum. Nga fundi i shekullit të III-të epikurizmi u shua duke u kundërshtu nga filozofitë tjera (kryesisht neoplatonizmi), tashmë në ngritje. Interesi për epikurizmin u ringjall në epokën e iluminizmit dhe vazhdon edhe në epokën moderne. [2] [3] [4]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ 1951-, Wilson, Catherine (2015). Epicureanism : a very short introduction (në anglisht) (bot. First). Oxford, United Kingdom. ISBN 9780199688326. OCLC 917374685. {{cite book}}: |last= ka emër shifror (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ The Hidden History of Greco-Roman Vegetarianism
  3. ^ Dombrowski, Daniel (1984). The Philosophy of Vegetarianism (në anglisht). University of Massachusetts Press. fq. 81. ISBN 978-0-87023-431-6.
  4. ^ MacGillivray, Erlend D (2012). "The Popularity of Epicureanism in Late-Republic Roman Society. The Ancient World, XLIII (2012) pp. 151–172". The Ancient World (në anglisht). XLIII: 151–172. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 4 qershor 2020.

Literatura

Redakto
  • Dane R. Gordon and David B. Suits, Epicurus. His Continuing Influence and Contemporary Relevance, Rochester, N.Y.: RIT Cary Graphic Arts Press, 2003.
  • Holmes, Brooke & Shearin, W. H. Dynamic Reading: Studies in the Reception of Epicureanism, New York: Oxford University Press, 2012.
  • Jones, Howard. The Epicurean Tradition, New York: Routledge, 1989.
  • Neven Leddy and Avi S. Lifschitz, Epicurus in the Enlightenment, Oxford: Voltaire Foundation, 2009.
  • Long, A.A. & Sedley, D.N. The Hellenistic Philosophers Volume 1, Cambridge: Cambridge University Press, 1987. (ISBN 0-521-27556-3)
  • Long, Roderick (2008). "Epicureanism". përmbledhur nga Hamowy, Ronald (red.). The Encyclopedia of Libertarianism (në anglisht). Thousand Oaks, CA: SAGE Publications; Cato Institute. fq. 153. doi:10.4135/9781412965811.n95. ISBN 978-1-4129-6580-4. LCCN 2008009151. OCLC 750831024.
  • Martin Ferguson Smith (ed.), Diogenes of Oinoanda. The Epicurean inscription, edited with introduction, translation, and notes, Naples: Bibliopolis, 1993.
  • Martin Ferguson Smith, Supplement to Diogenes of Oinoanda. The Epicurean Inscription, Naples: Bibliopolis, 2003.
  • Warren, James (ed.) The Cambridge Companion to Epicureanism, Cambridge: Cambridge University Press, 2009.
  • Wilson, Catherine. Epicureanism at the Origins of Modernity, New York: Oxford University Press, 2008.
  • Zeller, Eduard; Reichel, Oswald J., The Stoics, Epicureans and Sceptics, Longmans, Green, and Co., 1892
  NODES
languages 1
mac 1
Note 1
os 4
toniz 2