Abd er-Rahman es-Sufi, i njohur në perëndim si Azofi, është njëri nga dy astronomët praktik më të shquar të epokës së mesjetës. El-Sufi ishte astronomi i par i cili përshkruajti "mjegullirën" në Andromedë në librin e tij të yllësisë (Atlasi i Yjeve). Ai titulloi grupin e yjeve jugor El-Bekal El-Ebjed apo "Yllësia e Bardhë" mbasi mori informacionet nga udhëtarët Arab nga arqipelagu Malajë. Tani neve e njohim këtë grup yjesh si Nubekula Kryesore (Reja e madhe Magelanike).

Kitapi i es-Sufit

El-Sufi përgadiste hartat e qiejve nga observatoriumi i tij personal dhe me kujdesi vendoste magnitudat e tyre. Libri i tij "Kitab el-Kavatib el-Thabit el-Musavar" ishte kryevepër në asrtonominë yjore. Gjindet në origjinal në gjuhën arabe si dhe përkthim në gjuhën franceza të përkthyer nga Schjellepur. Kitab el-Kavatib konsiderohet me rëndësi gjithashtu edhe tani për studimin e lëvizjeve të përshtatshme dhe variablës me period të gjat. Në librin gjithashtu përfshin Theta Eridani njëri nga trembëdhjetë yjet më të shëndritshëm të njohur në atë kohë. Ulug Begu, më 1437 zbuloi atë të jetënga e para magnitudë në librin e tij të yjeve fikse. Edmond Halej gjatë udhëtimit të tij për në St. Helena në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë e pa atë si yll të magnitudës së tretë.

El-Sufi thekson se ngjyra e Sirmsit (alpha canes majoris) nuk ndryshon që edhe është konfirmuar nga vëzhgimet e mëvonshme. Çuditërishtë, Seneka raporton se e ka par atë të kuqe në Romë, PtolomeyAleksandri të kuqërremtë, dhe Schmidt (1841) në Athinë e vrejti atë të bardhë që mbas disa ditështa gjej të verdhë. Parashikohet që këto kontradikta të jenë si pasoj e ndryshimit të kohës në vende të ndryshme. El-Sufi vërejti ngjyrën e Algolit, Beta Perseit të jetë e kuqërremtë.

Beer dhe Madler në veprën e tyre të famshme Der Mond (1837) përmëndin një veçori sopërfaqësore të Hënës në mbështetje të El-Sufit. Është një rreth vigan 26 mile në diametër në seksionin nëntë të hartës lunare (hartës së hënës). Influenca e El-Sufit në astronomi ishte e konsiderueshme. Raportohet që Sulltani Bavajh, Sherif-el-Devleh, u bë i interesuar në astronomi për shkak të influencës së El-Sufit.

  NODES
Done 1
eth 4