Fermeri është një person që merret me bujqësi, duke rritur organizmat e gjallë për ushqim ose lëndë të parë. Termi zakonisht zbatohet për njerëzit që bëjnë një kombinim të rritjes së të korrave në arë, pemishte, vreshta, shpendë ose bagëti të tjera. Një fermer mund të zotërojë tokën bujqësore ose mund të punojë si punëtor në tokë të të tjerëve. Në shumicën e ekonomive të zhvilluara, një "fermer" është zakonisht një pronar ferme (pronar tokash), ndërsa punonjësit e fermës njihen si punëtorë të fermës. Megjithatë, në përkufizime të tjera më të vjetra, një fermer ishte një person që promovon ose përmirëson rritjen e bimëve, tokës ose të korrave ose rrit kafshët (si bagëti ose peshk) me punë dhe vëmendje.

Fermeri mbjell oriz në Ghat Maharashtra perendimore

Mbi 500 Milionë fermerë janë pronarë të vegjël, shumica e të cilëve janë në vendet në zhvillim dhe që mbështesin ekonomikisht pothuajse dy miliardë njerëz. Në nivel global, gratë përbëjnë më shumë se 40% të punonjësve në bujqësi.

Referime

Redakto
  NODES
Done 1
eth 3