Ju njoftojmë se artikulli Fjalë të urta nuk i përket projektit Wikipedia! Ju rekomandojmë të bëni përcjelljen e tij për tek projekti i citateve Wikiquote, përpara se kjo faqe të griset.


Fjalet e urta, jane fjale ose norma te krijuara nga populli, te cilat tregojne te vertetat ne jeten e perditshme, me ane te kuptimeve figurative.Fjalët e urta njihen dhe me emrin proverba. Këto janë thënie të shkurtra artistike kolektive, që, në mënyrë shumë sintetike, shprehin mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme. Mendimet dhe gjykimet e fjalëve të urta kanë dalë nga praktika shumëshekullore e punës dhe e jetës së popullit. Për këtë arsye populli i quan ato dhe fjalë të moçme ose fjalë ari. Po për këtë arsye, ato paraqiten si të vërteta të pakundërshtueshme e me vlerë të përhershme. Sigurisht, kjo është e drejtë për shumicën e rasteve, por jo për të gjitha rastet. Disa fjalë të urta dhe mendime që ato bartin, u përkasin periudhave të caktuara historike. Fjalët e urta e shprehin mendimin e tyre në forma të ndryshme: si përfundim logjik, si parim, si ligj, si këshillë. Po s’punove në të ri, do të vuash në pleqëri; Lumi fle hasmi s’fle; Shtri këmbët sa ke jorganin. Disa fjalë të urta e shprehin mendimin drejtpërdrejt, kurse të tjerat në mënyrë të tërthortë, figurative. Kur thuhet puna të jep shëndet, shprehja përdoret me kuptimin e saj të parë të zakonshëm; por, kur thuhet S’mbulohet dielli me shoshë, shprehja ka kuptimin se e vërteta s’mund të fshihet. Në rastin e parë arti i proverbit qëndron te mprehtësia dhe drejtësia e mendimit, te aftësia për ta shprehur mendimin me sa më pak fjalë. Në rastin e dytë, veç këtyre, kërkohet dhe aftësia për të gjetur figurën e duhur. Populli është treguar shumë i talentuar në gjithë këto drejtime. Për të shprehur mendimin në mënyrë figurative, populli në fjalët e urta përdor më shumë metaforën, alegorinë dhe krahasimin; Bes’ e shqiptarit – si purtek’ e arit; S’futet hosteni në thes. Në gjithë rastet mendimi shprehet në mënyrë përgjithësuese. Për këtë arsye fjalët e urta pëlqejnë shumë fjalitë mungesore, mënjanojnë fjalët që nënkuptohen. Veç kësaj, tek ato ideja nuk del nëpërmjet shtjellimit të një subjekti. Ato janë vetë ideja. Sintetizmi, karakteri përgjithësues dhe mënyra figurative e shprehjes së mendimit bëjnë që çdo fjalë e urtë të përdoret me disa kuptime. Proverbi Derri do plumb, fjala vjen tërheq vëmendjen për qëndrimin që duhet mbajtur kundër armikut, kundër së keqes në përgjithësi e kundër njerëzve kokëfortë. Prandaj për të ditur kuptimin e saktë të çdo fjale të urtë, duhet të mbahet mirë parasysh koha, vendi dhe rasti kur thuhet. Tematika e proverbave është shumë e gjerë dhe e larmishme. Proverbat kapin çështje që i kanë dalë popullit që në kohët e hershme e gjer në ditët tona, prandaj janë enciklopedi e filozofisë popullore. Temat kryesore që trajtojnë janë: 1. Atdheu (atdhedashuria, liria e atdheut, lufta kundër armiqve të tij, karakteristikat e shqiptarit): Duaje atdhenë si shqiponja folenë; Darov’ e armikut- o helm, a thikë. 2. Marrëdhëniet shoqërore (varfëria e masave, protesta dhe lufta e tyre kundër padrejtësisë): I varfëri vjel rrushin, i pasuri pi mushtin; Ule qafën, prite zverkut. 3. Familja: Burrë e grua – mish e thua; Kur s’do nënën e babanë, asnjeri s’ta ka sevdanë. 4. Puna (vlera e saj, rregulli e kujdesi në punë, shfrytëzimi i kohës së punës, zanatet): Këmbëpërbaltja – gojëpërmjaltja; Lëmyshku bren gurin, përtimi fik burrin; Fjala e gjatë bën ditën e shkurtër. 5. Morali (e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e vërteta dhe gënjeshtra, virtyti dhe vesi): Një krimb than një lis; E drejta dërrmon hekurin; Kush shkon pas brumbullit, do të arrijë në plehrat.

Projekti Wikiquete

Redakto

Vini re! Ky artikull dhe artikujt e mëposhtëm duhen bashkuar në një të vetëm dhe të barten tek Projekti Wikiquote

Fjalë të urta krahinore

Lista e disa fjalëve të urta shqiptare (nga A deri në Zh)

Redakto
  • Abuzimi është arma e vulgarëve.
  • Ai që i përkushtohet mësimit çdo ditë e më tepër bëhet më i madh – (Lao Ce)
  • Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s'ka fare – (Moravia)
  • Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre – (Gandi)
  • Asgjëja mund të dal nga asgjëja.
  • Askë mos e poshtëro, dhe për askë mos fol keq – (Fetare)
  • Aty ku përfundon ligji, tirania fillon.
  • Babai ma mësoi tërë atë që di , fatkeqësisht nuk më mësoi atë që dinte ai .
  • Biseduesi duhet të ketë kujdes cka flet, në cfarë vendi flet, dhe në cfarë mënyre flet. – (Ciceron)
  • Çdo gjë që është sadopak e vlefshme, nuk mund të realizohet gjatë jetës , prandaj duhet të kursehemi nga shpresa.
  • Cfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lavdërohet e meriton të jetë i lavdëruar.
  • Dëshiro për njerëzit, çdëshiron për veten – (Fetare)
  • Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën s'kemi qeshur – (S.Shamfor)
  • Drejtësia është e dhunshme për palën e paditur, sepse çdo njeri në sytë e tij është i pafajshëm.
  • Duaj atdhenë si shqiponja folenë - (Jug-Shqipëri)
  • Duaje vatanin, në dash me krisë dushmanin – (Korishë – Kosovë)
  • E plaga e saj nuk është e lehtë.
  • E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës.
  • E tërë muzika është një folklorizëm .Unë kurrë nuk kam dëgjuar që një kalë të këndoj një këngë.
  • E vërteta është aq e rrallë, prandaj është aq mirë që ta thuash.
  • E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)
  • Edhe e vërteta e dëmshme vlen më shumë sesa gënjeshtra e dobishme – (Tomas Man)
  • Ekzistojnë tri periudha në jetë, rinia, mosha e mesme, dhe sa mirë po dukesh.
  • Ëndrroj, prandaj ekzistoj.
  • Është e domosdoshme që të jesh i papunë, nëse dëshiron të bësh diçka të rëndësishme.
  • Është më mirë të jesh i përgatitur për një rast e të mos fitosh , se sa të të vijë rasti e të mos jesh i përgatitur..
  • Është një gjë e mirë të ngritesh mbi krenarinë, por duhet të keni krenari për ta bërë këtë. Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)
  • Është vetëm një dallim në mes të çmendurit dhe meje –unë nuk jam e çmendur .
  • Fati i ndihmon mendjet e përgaditura – (L.Paster)
  • Fati ndihmon vetëm guximtarët – (Virgjili)
  • Fol vetëm për ato gjëra që i njeh, për të tjerat hesht – (S.Frashëri)
  • Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë – (Thënie orientale)
  • Gjatë punës duhet të jesh i sigurt se nuk ke lëshuar ndonjë defekt , se ke përfshirë çdo gjë , sepse pastaj do të jetë çdo gjë e vonshme..
  • Gjëja më me rëndësi për njeriun është vullneti i fortë – (Gëte)
  • Gruaja ështe nëna e kombit – (Grekët e vjetër)
  • Guximi është fillimi i fitores – (Plutarku)
  • Ha kur ke uri, martohu në të ri – (Popullore)
  • Imagjinata i është dhënë njeriut për ta kompensuar për atë që ai nuk është: sensi i humorit për ta ngushëlluar për atë që është.
  • Inati të plakë, e qeshura të rinon – (Thënie angleze)
  • Ironia është higjiena e mendjes.
  • Jeta është një betejë, jo ndërmjet të keqes dhë së mirës, po ndërmjet së keqes dhe më së keqes.
  • Jeta është një dhembje e gjatë e kokës në një rrugë të zhurmshme.
  • Jeta është vizatim në të cilën s'mund ta përdorim gomën për fshirje.
  • Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, dhe përvojës ( Latine)
  • Ke besim në vetvete, që të besojnë të tjerët – (F. La Roshufko)
  • Këshillimi është busulla e zgjidhjes së punëve të vështira – (Sami Frashëri)
  • Krajan burrë taman, ulqinak burrë aspak. - Popullore
  • Kufizimi nacional është armiku më i madh i kulturës – (Llukac)
  • Kur puna juaj flet vetë , mos u përziej.
  • Kur t’i fiton, asgjë nuk dhemb.
  • Kur të flasësh, mendohu mirë kur të hash përtypu mirë – (Thënie latine)
  • Kur të jesh në vend të huaj, dita të duket muaj – (Podrime)
  • Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – ( Didëro)
  • Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – (Didëro)
  • Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le – ( Shkodër)
  • Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)
  • Ky vend ka nevojë për papunësi më të madhe për politikanët.
  • Lajmi i keq nuk është si vera. Ai nuk përmirësohet me kalimin e kohës .
  • Le të lavdërojnë të tjerët e jo goja jote, i huaji e jo buzët e tua.
  • Librin mund ta krahasojmë me fqinjin tënd , nëse është i mirë, nuk do të zgjasë gjatë , e nëse është i keq, nuk mund të heqësh dorë aq lehtë.
  • Ligjet e vogla i ushqejnë krimet e mëdha.
  • Liria është si të hollat : disave u ndihmon, të tjerët i prish –
  • Martesa gjithmonë ka nevojë për artet më të mira të mundshme, të mungesës së sinqiritet ndërmjet dy qenieve njerëzore.
  • Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë – (Shekspiri)
  • Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.
  • Më i zoti i njerëzve është ai që është i zoti ta përmbajë vetveten –(Sami Frashëri)
  • Më jepni një dhomë ku secili qosh i është përkushtuar librit.
  • Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.
  • Më mirë është të flesh me një kanibal të matur se sa me një të krishter të dehur.
  • Më mirë të mbetet i akuzuari pa u dënuar se sa te dënohen të pafajshmit – (Sami Frasheri)
  • Më në fund e di se çfarë e dallon njeriun nga kafshët, “ brengat financiare”.
  • Më pëlqen kritika për aq kohë sa është lëvdatë e pakualifikuar.
  • Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)
  • Më të mira janë goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.
  • Mendjet e forta shpeshherë janë ato të cilat bota e zhurmshme i dëgjon të fundit.
  • Meshkujt, sikurse plumbat shkojnë më së largu kur janë më të përsosurit.
  • Miqtë e vërtetë tregohen në fatkeqësi – (Fetare)
  • Mirësjellja është celësi i artë që i hap të gjitha dyert – (Thënie latine)
  • Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)
  • Momenti më i vështirë për ateistin është kur ai vërtet ështe falënderues, e nuk ka kë të falënderoj.
  • Mos ofendo askënd në jetë
  • Mos u tall tepër, dhe thuaje vetëm të vërtetën – (Fetare)
  • Mosmirënjohja më e madhe e njeriut është harresa e borxhit.
  • Ndonjëherë ështe një formë e dashurisë që vetëm të ulesh me dikënd e të mos kesh asgjë të përbashkët me të, dhe të jesh i fascionuar prej tij / saj.
  • Në biznesin modern nuk është hajn ai nga i cili kemi frikë më së shumti, por njeriu i ndershëm i cili nuk e di se çfarë po bënë.
  • Në disfatë – inatë
  • Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
  • Në fitore – shpirtmadhësi
  • Në Japoni emërtimi për interes u njoh vetëm pas meje.
  • Në këtë jetë qeshet më së shumti, ai që qeshet i fundit.
  • Në luftë – Vendosmëri
  • Në luftë nuk ka zëvendësim për fitore.
  • Në luftën në mes botës dhe teje, përkrahe botën.
  • Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë normal.
  • Në paqe – vulnet të mirë Për armikun mos fol keq, por vetëm mendo keq –
  • Nëse ka përparim në teknologji pa përparim në shoqëri, atëherë automatikisht mendoj se ka rritje në fatkeqësinë e njerëzimit.
  • Nëse mendoni se arsimimi është i shtrenjtë, atëherë provojeni injorancën.
  • Nganjëherë historia i merr duart në duart e veta.
  • Nganjëherë kur mendoj se ç`rrjedhoja të tmerrshme vijnë nga gjëra të vogla , nxitoj të mendohem se gjëra të vogla nuk ka fare.
  • Njerëzit e mequm bëjnë proverba, mirëpo të marrët i përsërisin ato.
  • Njerëzit e zgjedhin punën, ndërsa puna i vlerëson njerëzit – (Naim Frashëri)
  • Njeriu është aq i ri, sa të reja ka mendimet
  • Njeriu është e vetmja kafshë që skuqet apo duhet të skuqet.
  • Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vërtetës – (Sami Frashëri)
  • Njeriu ështe i lirë, por jo nëse ai nuk e beson këtë.
  • Njeriu nuk mbaron kur humbet , ai mbaron kur heq dorë.
  • Njeriu që flet shumë, sado mirë që të flaës, në fund do ta thotë ndonjë marri
  • Nuk ekziston paqartësi më e madhe në botë se gjëja e sigurt.
  • Nuk ju zë besë deveve dhe askujt që mund të ecë një javë pa pirë gjë.
  • Nuk ka njeri të keq që mund të jetë poet i mirë.
  • O Zot, kurrë nuk e kam ditur se shkallët më të ulta kanë lëkurë kaq të bardhë.
  • Pa kundështime s'ka përparim; ky është ligj të cilin qytetërimi e ka trashëguar deri më sot – (Diogjen)
  • Pakënaqësia është shtytje për të përparuar –
  • Për mua t’i shkruash diçka shpirtit, për Hallowenin është njësoj sikurse Nëna Terezë t`i shkruante bëmirësisë dhe sakrificës. Është e një natyre krejt tjetër.
  • Për Volterin politika s'është asgjë tjetër pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur.
  • Përderisa ne flasim mirë për të vdekurit , le t’i kritikojmë ata sa janë gjallë.
  • Përgjigjet e vetme interesante janë ato që i shkatërrojnë pyetjet.
  • Përpiqu të imitosh vetem punët e mira të njerëzve të mëdhenj – (Sami Frashëri) ?
  • Pesimisti është njeriu që mendon se të gjitha femrat jan të këqia. Optimisti është ai që shpreson të jetë kështu.
  • Piano është një monstrum që klithë, kur ia prek dhëmbët e saj.
  • Pjesa e parë e jetës sonë shkatërrohet nga prindërit, ndërsa pjesa tjetër nga fëmijët tonë.
  • Po mos të kishte njerëz të këqinj, s'do të kishte juristë të mirë – (Dikens)
  • Po të mos kishte jeta vuajtje, s'do t'ia dinim vlerën gëzimit.
  • Po të rriteshin fëmijët sipas indikacioneve të hershme, ne do të kishim vetëm gjeni.
  • Policia nuk është këtu për të krijuar parregullsi, por për ta mbrojtur parregullsinë.
  • Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, burrështetasi për gjeneratën e ardhshme.
  • Pranoje këshillën prej çdo njeriu, dhe mos e refuzo – (Fetare)
  • Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë – (Gëte)
  • Problemi i vertetë nuk është nëse makinat mendojnë, por nëse njerëzit e bëjnë këtë.
  • Qeni kur lehë na paralajmëron që mos t'i afrohemi. Ai që nuk lehe zakonisht përgaditet që të na kafshojë – (Zeki Bejtullahu)
  • Qeveria ështe ajo që e bënë veten të panevojshme.
  • Rruga e jetës është DREJTËSIA, mos u ndaj nga rruga për të hyrë në rrugica.
  • Ruaju flajëve të ndyta, dhe veprave të këqija – (Fetare)
  • Sa më shumë që jepni, më shumë do të keni – (Lao Ce)
  • Se gjuha është një thikë e mprehtë
  • Sekreti i të qenit e re është të jetosh me sinqiritet , të hash ngadalë dhe të gënjesh për moshën tënde.
  • Shkrimtarët, sikurse dhëmbët janë të ndarë në prehës dhe mprehës.
  • Shoku që deklaron gjithmonë se nuk është i marrë, zakonisht ka dyshimet e veta.
  • Simpati e djallit? Nuk mërzitem a më don apo jo , nuk mërzitem nëse jam e bukur apo jo dua të aktroj.
  • T`i trajtosh faktet tuaja me imagjinatë është një gjë , t`i imagjinosh faktet tuaja është një gjë tjetër.
  • Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri – (Gëte)
  • Të gjithë duan të shkojnë në parajsë, por askush nuk ka dëshirë të vdes.
  • Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është urtësia më e madhe. Ti imponohesh vullnetit të të tjerëve është forcë. Ti imponohesh vetes është forca më e madhe – (Lao Ce)
  • Të përsëriturit është nëna e të mësuarit – (Cajkovski)
  • Të vdesim kur vdekja është mjek yni.
  • Terapi? Jo nuk më nevojitet, rolet që unë i zgjedhi janë terapia ime.
  • Thauj atij që mund ta ketë titullin tim, por dua të ma kthej prapë në mëngjes.
  • Themel i një shteti është edukimi i të rinjëve – (Diogjen)
  • Thuaje atë që vlenë ose hesht – (Fetare)
  • Toskë e gegë- pemë nga një degë – (Gjirokastër)
  • Tradhtar është secili që nuk pajtohet me mua .
  • Tri gjëra janë më të bukurat ne jetë: pranvera, dashuria, dhe muzika.
  • Tu flitet të tjerëve për të bërë mirë është një e mire më e madhe sesa të bëni vetë mirë. – (King Fu Ce)
  • Unë kam qenë në kalendar, por kurrë nuk kam qenë në datat e tij .
  • Unë nuk jam aktor dhe artikullin që do të shkruan për mua, do ta ruaj që të dëshmoj me të.
  • Unë nuk jam në një shesh argëtimi, por në një fushë ballafaqimi.
  • Viktima e parë e luftës është e vërteta .
  • Virtyti i gruas është zbulimi më i madh i një burri.
  • Vlera e veprave mund të matet me atë që ju mund të merrni nga to.
  • Zbulimet e mia më të rëndësishme më kanë këshilluar përmes gabimeve të mia.
  • Koha eshte flori
  NODES