Fobia tregon një frikë të fortë dhe jo e arsyeshme nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat.

Reann Dumont, i cili të sëmurët nga fobia i shëron prej më shumë se njëzet vitesh, vuri re se "shumë njerëz, për t'iu shmangur situatave të ndryshme bëhen të burgosur shtëpiakë apo jetojnë me vështirësi, dhe shumica përdor alkool, kur pastaj vijnë edhe probleme të tjera". "Rreth tre të katërtat e njerëzve me fobi nuk kërkojnë ndihmë. Në shumë raste ndikon edhe turpi, pasi çrregullimet psikike në disa kultura janë të stigmatizuara si diçka e turpshme. Disa nuk mund ta dinë se çfarë po ndodh me të, dhe nuk e dinë se ku duhet të kërkojë ndihmë, disa frikësohen edhe nga vetë shërimi", thuhet në raportin e Anxiety Disorders Association of America.

Ekzistojnë me qindra fobi të njohura, mirëpo shkencëtarët i klasifikojnë në disa kategori: fobitë që janë të koncentruara në objekte apo situata, si insekte, kafshë, fluturime dhe nga hapësirat e mbyllura. Fobia shoqërore karakterizohet me frikën nga turpi publik, si në rastet kur duhet të mbahet ndonjë fjalim. Fobia shoqërore është frikë, shqetësim dhe veshtirësi që e pengon individin për të kryer nje vepër, fjale a pune ne prani te tjereve, keshtuqe me kohe kjo frike e shtyn personin te ike nga situata shoqerore.

Shih edhe

Redakto
  NODES
Done 1
eth 4