Gjenetika

shkenca e gjeneve, trashëgimisë dhe variacionit në organizmat e gjallë

Gjenetika (nga greq. genno, γεννώ= lind, pjell) është degë e shkencësbiologjisë që studion gjenet, trashëgiminë, dhe ndryshimin e organizmave. Vetë gjenetika ndahet në dy nëndegë kryesore :

Historia e gjenetikës

Redakto

Gjenetika moderne filloi me punën e Gregor Mendelit, i cili formuloi bazën e koncepteve të trashëgimisë. Valter Sutoni parashtroi që kromozomet ishin pjesë e faktorëve trashëgimore të Mendelit. Gjenetika është një shkencë që nuk ka më shumë se 100 vjet që i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zëne një vend mjaft të rendësishëm në jetën tonë të përditshme duke filluar që nga ana mjekësore si p.sh. terapitë e sëmundjeve të ndryshme e deri të përdorimi i gjenetikës në raste të ndryshme kriminalistike. Ta marrësh hollë hollë gjenetika është një shkencë mikroskopike sepse merret pak a shumë me materialin që ndodhet në bërthamat e qelizave përmasat e të cilave shkojnë në të dhjetrat e micronit (10^-7). Secili nga në e ka dëgjuar se në bërthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione të shumta në trupin e njeriut.

Me miliona operacione çdo sekondë kanë nevojë për materialin gjenetik. Në qoftë së do të japim disa numra për trupin e njeriut mund të themi së jemi të përberë nga rreth 65 mijë miliardë qeliza dhe secila prej këtyre ka në bërthamat e tyre 1,8 metër ADN (do më ndodhe shpesh ta shkruaj më të vogla këtë sigël po merreni si ADN). Kjo ADN ka rreth 3 miliard nukleotide. Ky material përdoret nga çdo qelize për të jetuar ose të themi më mirë për të mbijetuar. Qelizat e kuqe të gjakut që e heqin bërthamën që të kenë sa më shumë hapësire për të ushtruar funksionet e tyre kanë një jetëgjatësi rreth 120 ditë nga paaftësija për të rinovuar strukturat e veta të brendshme. Çdo qelizë që jeton duhet të ketë të njëjtin material gjenetik që të mund të ecë përpara. Vdekja e një qelize me anë të procedurave të ndryshme siç është apoptoza ose ndryshe siç quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevojë për materialin gjenetik. Nëse marrim parasysh që çdo sekondë trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkatërrohen, ose që jetëgjatësia e qelizave të bardha është shumë i shkurtër dhe se herë pas here duhet të zëvendësohen dhe së çdo sekondë trupi i njeriut duhet të jetë në gjendje ti bëjë ballë mikroorganizmave të ndryshëm që mund ta sulmojnë dhe se sa dhjetra lloje hormonesh që duhet të prodhohen çdo sekondë që ta mbajnë trupin në një ekuilibër të mahnitshëm do ta kuptonim më mirë se sa rendësi ka ajo strukturë e vogël brenda çdo qelize.

Ka raste që mjafton një mutacion në njërën nga ato 3 miliard baza, siç ndodh në disa sëmundje gjenetike, dhe trupi i njeriut mund të shkoje drejt vdekjes. Këto janë si tip hyrjeje për sa i përket gjerave që është në gjendje të bëjë materiali gjenetik në trupin e njeriut, ky material gjenetik që quhet ADN (acidi deoksiribonukleik) ose ARN (acid ribonukleik). Këto dy forma ndryshojnë njeri nga tjetri për llojin e sheqerit ose më mirë të themi për nga grupi që është i vendosur te karboni 2 i sheqerit (riboza tek ARN dhe deoksiriboza tek ADN) dhe për nga llojet e bazave të azotuara (tek ARN ka uracil në vend të timinës).

Fushat e studimit

Redakto

Gjenetika sot degezohet ne shume disiplina shkencore.sipas nivelit te organizmit te materies se gjalle e cila hulumtohet, dallohen keto disiplina shkencore te gjenetikes:

  • Gjenetika molekulare:e cila hulumton strukturen molekulare te gjenit dhe produkteve paresore te tij se dhe sintezen e proteinave.
  • Citogjenetika e cila hulumton procesin e trashegimise dhe te variablitetit me analize mikroskopike te organeleve qelizore
  • Gjenetika e zhvillimit ose fiziologjike hulumton procesin e diferencimit gjate zhilliit ontogjenetik te organizmave.
  • Gjenetika e populacionit hulumton strukture gjenetike te populacioneve natyrore.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
Done 1
eth 7