Gjuha proto-shqipe është gjuha e padëshmuar e cila më vonë u zhvillua në gjuhën shqipe. Shqipja u zhvillua nga një gjuhë e lashtë paleo-ballkanike, që tradicionalisht mendohet të ketë qënë ilirishtja, ose një gjuhë tjetër indo-europiane e padëshmuar që do ketë qënë e lidhur ngushtë me ilirishten dhe mesapishten, e quajtur gjuha albanoide.

Proto-shqipja është e rikrijuar nëpërmjet metodës krahasuese ndërmjet dialekteve tosk dhe gegë, dhe nga trajtimi i huazimeve, nga të cilat më të rëndësishmet janë huazimet nga latinishtja (datuar nga De Vaan nga periudha 167 P.E.S. deri më 400 E.S.) dhe nga gjuhët sllave (datuar nga 600 E.S. e më tutje).

Historia e studimit

Redakto

Vladimir Orel është një nga gjuhëtarët kryesorë ndërkombëtarë që kanë trajtuar kalimin e gjuhës proto-indo-evropiane në proto-shqipe e në shqipen moderne. Sipas Orelit, studimi i sintaksës proto-shqipe është akoma në fillimet e saj kështu që ka disa kufizime me punën. Megjithatë, ka pasur zhvillime në kuptimin e zhvillimit historik të fonetikës dhe të fjalorit.[1]

Burimet

Redakto
  1. ^ Vladimir Ė Orel (2000). A Concise Historical Grammar of the Albanian Language: Reconstruction of Proto-Albanian. BRILL. p. 1. ISBN 90-04-11647-8.
  NODES
Done 1
eth 3