Gustave Flaubert ishte një shkrimtar i njohur francez. Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen. Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX shek. XIX, që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulezimit. Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit. Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi, pasi mbaroi liceun "Kornej" në qytetin e lindjes aty rreth viteve 1840 kur po afronte revolucioni një sere rrethanash që e çuan në pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë së tij artistike.

Gustav Flober

Në shkollë të mesme Floberi u lidh ngushtë me Alfred De Puatvenin, i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s'kaloi shumë kohë dhe Floberin e kap një krize nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur te Kruasese afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të vdiste. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore. Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë te romantizmit evropian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja dhe te shkruante "Kujtimet e një të marri" 1838 dhe "Nëntori" 1842 të cilat u shtohen kryeveprave autobiografike që nga "Rrëfimet" e Rusoit deri ato të Alfred de Mysset.

Një nga miqtë e tij më të ngushtë të Floberit që luajti një rol thelbësor në krijimtarinë e tij, ishte dhe poeti Luigj Buile kur ky vdiq më korrik 1869 autori i Zonjës Bovari do të shkruante : "Kjo është për mua një humbje e pazëvendësueshme pardje varrosa ndërgjegjen time letrare, trurin busullën time ", Buileja ishte tamam ndërgjegjja e Floberit poeti nuk do ta kishte shkruar kurrë "Zonjën Bovari" as "Salambone" as "Një zemër e thjeshte" as "Shën Zhylienin" as "Herodiasin" ashtu siç shkrimtari nuk do të kishte shkruar dot vargje "Melanis" apo "Fosilet".

Rrugëtimet me frytdhënëse të Floberit ishin ato në Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit.

Në pamje të parë kryeveprat e Floberit duken të ndryshme nga njëra-tjetra, romanët e tij i kushtohen epokave të ngjashme më atë të veten.

"Tundimi i Shën Antonit" flet për përfundimin e botës antike dhe për gjallërimin e zjarrte fetar që do të çonte në krijimin e kishës së krishtere.

"Salamboja" tregon një episod të rënies së Kartagjenas. "Herodiasi" kjo mbahet se vepra e gjithë jetës së tij, ngaqë vazhdimisht ai atë e ka nisur dhe përfunduar duke nxjerre tre versione nga periudha relativisht të lagerta (1849, 1856 dhe 1874).

Ndëshkimi i këtij shkrimtari të madh është ripërtëritur pa pushim, për të flasin botimet dhe përkthimet e shumta për të flasin studimet dhe monografitë e panumërta që mbajnë emra të shquar si : Turgenievi, Zhorzh Muri, Henri Xhejmsi, Teodor Fontani, Tomas Mani, Jakoseni, Marsel Prusti, Zhan Pol Sarti, Natali Sarroti, etj, dhe që vazhdojnë pareshtur të pasojnë njëra-tjetrën si shkendia të nxjerra nga stralli i artit Floberian.

Edhe në kohën tonë kur kanë kaluar pothuajse 120 vjet nga vdekja e Gustav Floberit kur të mirat e laserit atomik, telekomunikacioni nuk duken më çudira, kur ndërveprimet fantastike kompjuterike janë futur në punë dhe për të zbërthyer shkarravinat e arta të shkrimtarit, veprat e tij mbeten gjithë jetë, sepse kanë në qendër njeriun i cili sipas tij më saktë përkufizohet me fjalën aspirate për nga vetë natyra e pashmangshme që ka.

Veprat letrare

Redakto
  • Rêve d'enfer (Ëndërr Ferri) (1837)
  • Memoirs of a Madman (Kujtimet e një të çmenduri) (1838)
  • Madame Bovary (Zonja Bovari) (1857)
  • Le Candidat (Kandidati) (1874)
  • The Temptation of Saint Anthony (Tundimi i Shën Antonit) (1874)
  • Dictionary of Received Ideas (Fjalor i ideve të pranuara) (1911)
  NODES
ELIZA 1
Idea 1
idea 1
languages 1
os 5