11°13′N 142°07′E / 11.21°N 142.12°E / 11.21; 142.12

Harta që tregon vendndodhjen e Hendekut Mariana.

Kanali Mariana është pjesa më e thellë e oqeaneve të botës. Ndodhet në zonën perëndimore të Oqeanit Paqësor, në lindje të Ishujve Mariana. Është rreth 2.550 km i gjatë, dhe gjerësia e tij është rreth 69 km. Kanali Mariana arrin pikën e tij më të thellë të njohur prej 10.911 kilometrash dhe kjo thellësi ndodhet në të ashtuquajturën Humnera Challenger, një vend i vogël në pjesën jugore të Kanalit. Në pjesën e poshtme të kanalit, kolonat e ujit sipër ushtrojnë një presion prej 1086 bare, mbi 1000 herë më shumë se presioni standard atmosferik në nivelin e detit. Në këtë presion, dendësia e ujit është rritur me 4,96%, duke bërë që 95 litra ujë nën presionin Challenger të jenë të njëjtën masë me 100 litra në sipërfaqe. Temperatura në pjesën e poshtme është 1 deri në 4 °C. Më 17 mars 2013, studiuesit raportuan të dhëna mbi format mikroskopike të jetës në Kanalin Mariana. Sipas një studiuesi, është thënë se mikrobet mund t'i gjeni kudo - ata janë jashtëzakonisht të adaptueshëm ndaj kushteve dhe mbijetojnë kudo që janë.

Hendeku ka një thellësi maksimale prej 10,997 m.

Ishujt Mariana u emëruan nga Spanja ne vitin 1668. Spanja themeloi një koloni atje dhe i dha ishujve emrin zyrtar Las Marianas ne nder te mbretëreshës spanjolle Mariana e Austrisë, e reja e Filipit te IV te Spanjës. Ishujt janë pjese e harkut te ishyllit qe është forumuare, Plate Mariana, ne anën perëndimore te kanalit.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  NODES
languages 1
os 5