Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara. Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja e Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dy të martohen.

Hebe Goddess of youth, daughter of Zeus and Hera. Sculpted 1800-1805 by Antonio Canova.

Ata takoheshin në fshehtësi. Kur harmonizonin dhe stabilizonin marrëdhëniet mes të Zotave të tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtarë të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.

Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rriste dhe kujdesesh edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.

Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtarë dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

  NODES
Done 1
eth 3