Ibn el-Hejthem

fizikant, matematicien dhe astronom arab

Ebu Ali Hasan Ibn El Haitham, i njohur në perëndim me emrin Alhazen, konsiderohet si babai i optikës moderne. El - Haithan ishte një nga shkencëtarët më eminent i kohës dhe kontributet e tija në optikë dhe në metodat shkencore janë të pakrahasueshme. Ka lindur me 965 në Basra (Iraku i sotëm) ku dhe i mori mësimet e para. Ai studjoi gjithashtu edhe në Bagdad si dhe udhëtoi në Egjipt dhe Spanjë. Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Spanjë ku dhe aty bëri hulumtime në optike, matematikë, fizikë, mjekësi si dhe në zhvillimin e metodave shkencore.

Ibn el-Hejthem

El-Haithami bëri eksperimente në përhapjen e dritës si dhe ngjyrat, iluzionet optike dhe refleksionin. Ekzaminoi thyrjen e rrezeve të dritës përmes mjetit transparent (ajrit dhe ujit) kështu zbuloi ligjet e thyrjes së dritës. Gjithashtu ai bëri eksperimentin e para në shpërndarjen e dritës me ngjyrat e saj përbërëse. Në detajimin e eksperimentit të tij me segmentet sferike (enë gjami të mbushtura me ujë), iu afrua shumë zbulimit të teorisë së lenteve zmadhuese e cila u zbulua 3 shekuj më pas në Itali.

Libri i tij "Kitab el-Manazir" i cili është përkthyer në Latinisht në epokën e Mesjetës ka të bëjë me ngjyrat e muzgut. Gjerësisht trajton teoritë e fenomeneve të ndryshme fizike si : ylberi, hija, eklipsi, dhe spekulon rreth natyrës fizike të dritës. Roger Bakon (shekulli 13), Pollo Vitellio si dhe studiuesit e tjerë Perëndimor të kohës së Mesjetës që u morën me studimin e optikës, kryesisht u bazuan në "Opticae Thesaurous" të El-Haithamit. Vepra e tij gjithashtu influencoi Leonardo Da Vinçin dhe Johan Kepler.

El-Haithami ishte i pari i cili përshkruajti saktësisht pjesët e ndryshme të syrit dhe i dha shpjegim shkencor procesit të shikimit. Ai kundërshtoi teorinë e Ptolomeut dhe Euklidit se sytë lëshojnë rreze vizuale në objektin që shikohet ; sipas tij rrezet burojnë nga objekti që shikohet dhe jo nag syri. Ai gjithashtu tentoi të shpjegojë shikimin binokular, dhe dha shpjegim të saktë për zmallimin e dukshëm në malësinë e diellit dhe hënës kur ato janë afër horizontit. El-Haithami njihet për përdorimin e hershëm të "camera obscura". Përmes këtyre hulumtimeve ekstensive në optikë ai njihet si babai i optikës moderne.

Në shkrimet e El- Haithamit gjindën shpjegimet e qarta të zhvillimit të metodave shkencore të aplikuara nga dijetarët myslimanë të asaj kohe, vrojtimit sistematik të fenomeneve fizike dhe lidhshmërisë së tyre me teoritë shkencore. Ky ishte depërtim i thedhë në metodologjinë shkencore në dallim nga puna e hamendjes dhe vendosë studimin shkencorë në vend të lartë duke përfshirë lidhjen sistematike ndërmjet vëzhgimit, hipotezës dhe verifikimit.

Hulumtimet e tija në katoptrikë fokusohen në pasqyrat sferike dhe parabolike si dhe larguesit sferik. Ai bëri vëzhgim të rëndësishëm duke vërejtur se përpjesëtimi në mes këndit të pjerrësisë dhe thyerjes nuk ngel konstant. El Haithami gjithashtu hulumtoi fuqinë zmalluese të lenteve.

Në librin e tij "Mizan el Hikmah", El Haithami diskuton dendësinë e atmosferës dhe nxjerr lidhshmëri ndërmjet sajë dhe lartësisë. Ai gjithashtu studjoi thyerjat atmosferike. El Haithami zbuloi se se muzgu ndërpritet kur dielli mbrrinë në shkallën 19 mbi horizont si dhe tentoi të masë lartësinë atmosferike duke u bazuar në këtë. Ai përfundon se lartësia e atmosferës homogjene është rreth 90 km.

Kontributi i El Haithamit në matematikë dhe fizikë është shumë i gjerë. Në matematikë ai themelon gjeometrinë analitike duke krijuar lidhje ndërmjet algjebrës dhe gjeometrisë. Në fizikë, ai studion mekanikën e lëvizjes së trupave dhe ishte i pari që propozoi teorinë se trupat lëvizin vazhdimisht pa ndërprerje përveçse nëse ndonjë forcë nga jashtë e ndalon apo ja ndryshon drejtimin. Kjo është shumë e ngjashme me ligjin e parë të lëvizjeve. Ai gjithashtu diskuton teoritë e tërheqjes ndërmjet trupave dhe duket se ai kishte njohuri rreth magnitudës së përshpejtimit gjatë gravitacionit.

El Haithami shkruajti më sedy qindë libra nga të cilët vetëm disa janë ruajtur deri më sot. Traktatet mbi optikën si dhe librat e tij për kosmologjinë u ruajtën si rezultat i përkthimeve të tyre në gjuhën latine, hebreje dhe gjuhët tjera evropiane gjatë epokës së mesjetës. Ai gjithashtu shkruajti një libër për evolucionin idejat e të cilit edhe sotë janë të pasura dhe shërbyese edhe sot.

Influenca El Haithamit në shkencat fizike në gjeneral dhe optikë në veçanti është mbajtur në nderim të lartë dhe idejat e tij paralajmërojnë epokë të re në hulumtimet teoretike dhe eksperimentale në optikë. Ai shkruajti komente mbi Aristotelin, Galenin, Euklidin dhe Ptolomeun. Beer dhe Medler në veprën e tyre famoze "Der Mond" (1837) e emërtuan një nga veçoritë sipërfaqësote të hënës me emrin Alhazen.

  NODES
Done 1
eth 6
lenin 1