Page Stampa:Infobox/Pictogramme/artist.css has no content.
Ilya Repin


alt=Përshkrimi i kjo foto,, gjithashtu e komentuar poshtë

Autoportret

Emri Ilya Yefimovich Repin
Ditëlindja 5 gusht 1844
Vendlindja Chuguyev, Kharkov Governorate
Ditëvdekja 29 shtator 1930
Vendvdekja Penates
Kombësia Rus
Zhanri Realizëm

modifikoni Konsultoni dokumentacionin e stampës

Ilya Yefimovich Repin (rusisht: Илья́ Ефи́мович Ре́пин, Gjuha ukrainase: Ілля Юхимович Рєпін; 5 gusht 1844 – 29 shtator 1930) ishte piktor realist rus[1] dhe ukrainas. Ai ishte artisti më i njohur rus i shekullit të 19-të, kur pozicioni i tij në botën e artit ishte i krahasueshëm me atë të Leo Tolstoitnë literaturë. Ai luajti një rol të madh në sjelljen e artit rus në rrjedhat e kulturës evropiane. Punimet e tij kryesore përshijnë Barge Haulers on the Volga (1873), Religious Procession in Kursk Province (1883) dhe Reply of the Zaporozhian Cossacks (1880–91).

Repin u lind në Chuguyev, në Kharkov Governorate (tani Ukrainë) të Rusisë Perandorake në një familje ushtarakësh. Ai hyri në shkollën ushtarake në vitin 1856 dhe në vitin 1856 studioi nën Ivan Bunakovin, një piktor lokal ikonash. Ai filloi të vizatonte rreth vitit 1860. Ai u takua me artistin Ivan Kramskoi dhe kritikun Vladimir Stasov gjatë viteve të 1860-ta, dhe graun e tij, Vera Shvtsova në vitin 1872 (ata ishin të martuar për 10 vjet). Në vitet 1874-1876 u shfaq në Sallonin e Parisit  dhe në ekspozitat e Shoqërisë së Udhëtarëve në Shën Petersburg. Ai mori titullin akademik në vitin 1876.

Në vitin 1880 Repin udhëtoi në Zaporozhye në Ukrainë për të mbledhur material për Reply of the Zaporozhian Cossacks të vitit 1891. Vepra e tij Religious Procession in Kursk Province u ekspozua në vitin 1883, dhe Ivan the Terrible and His Son Ivan në 1885. Në vitin 1892 ai publikoi koleksionin e eseve Letters on Art. Ai dha mësim në Shkollën e Lartë të Arteve lidhur me Akademinë e Arteve nga viti 1894. Në vitin 1989 ai bleu një pronë në Penates, në Kuokkala, Finland (tani Repino).

Në vitin 1901 ai u dekorua me Legjionin e Nderit. Në vitin 1911 ai udhëtoi me gruan e tij Natalia Nordman në Ekspozitën Botërore në Itali, ku punimet e tij 17 October 1905 dhe portretet e tij u shfaqen në dhomën e vet të ndarë. Në vitin 1916 Repini punoi në librin e tij të kujtimeve, Far and Near,  me ndihmën e Korney Chukovsky. Ai e mirëpriti Revolusionin Rus të vitit 1917. Festimet u mbajtën në vitin 1924 në Kuokkala për të shënuar ditëlindjen e 80-të të Repinit, përcjellur me ekspozita nga punime e tij në Moskë. Në vitin 1925 u mbajt një ekspozitë jubilare me punimet e tij në Muzeun Rus në Leningrad. Repin vdiq në vitin 1930 dhe u varros në Penates.

Biografia

Redakto

Jeta e hershme

Redakto
 
Barge Haulers on the Volga, (1870–73)

Repin u lind në një qytet të Chuguyev, në Kharkov Governorate të Rusisë Perandoreke, në zemrën e rajonit historik të Sloboda Ukraine.[2] Babai i tij Yefim Vasilyevich Repin ishte ushtar i thjeshtë në Regjimentin Uhlan në Ushtrinë Perandorake Ruse. Si djalosh Ilia u edukua në shkollën lokale ku jepte mësim nëna e tij.[3]  Nga viti 1854 ai ndjeku shkollën ushtarke. iFrom 1854 he attended a military school. Ai nuk kanë kujtime të dashura të fëmijërisë së tij, kryesisht për shkak të vendbanimeve ushtarake ku jetonte familja e tij.[4]

Në vitin 1856 u bë student i Ivan Bunakovit, një piktor lokal ikonash. Në vitet 1859–1863 ai vizatoi ikona dhe piktura muri nga komisioni për Shoqërinë për inkurajimin e artistëve. Në vitin 1864 ai filloi të ndiqte Akademinë Perandorake të Arteve, dhe u takua me piktorin Ivan Kramskoi.[3] Në vitin 1869 ai u shpërblye me medalen e vogël të artë për pikturën e tij Job and His Friends. Ai po ashtu u takua me kritikun  Vladimir Stasov dhe vizatoi një portret të Vera Shevtsova-s, gruas së tij të ardhshme.[5]

Repini udhëtoi në Lumin Vollga në vitin 1870 për të skicuar peisazhe dhe për të studiuar trasportuesit e varkave (Shtëpia e Repinit dhe Muzeu Repin në Vollga e përkujtojnë këtë qëndrim). Vitin pasues ai u shpërblye me medalen e madhe të artë për pikturën The Raising of Jairus' Daughter. Ai u martua me Vera Shevtsovan në vitin 1872 dhe takoi Pavel Tretyakovin, i cili bleu disa nga punimet e para të Repinit. Vajza e parë e Repinit, Vera, u lind në të njëjtin vit. Gjatë kësaj kohe, ai punoi pikturën Barge Haulers on the Volga, porositur nga Duka i Madh Vladimir Alexandrovich. Piktura u kompletua në vitin 1873.[5]

Në një letër të vitit 1872 drejtuar Stasovit, Repini shkruan: "Tani është fshatarke cili është gjyqtare dhe kështu është e nevojshme të përfaqësojmë interesat e tij. (Kjo është thjesht gjëja për mua, pasi unë vet, siç e dini, jam fshatar, bir i një ushtari të penzionuar i cili shërbeu për 27 vite në ushtrinë e Nikolasit I.)"[6] Në vitin 1873 Repini udhëtoi në Itali dhe në Francë me familjen e tij. Vajza e tij e dytë, Nadezhda, u lind në vitin 1874.[7]

Puna artistike

Redakto

Kretiviteti

Redakto
 
Fotografi e Repinit nga Rentz dhe Schrader, 1900

Repini ishte vazhdimisht në kërkim të teknologjive të reja dhe i gatshëm tu ofronte punimeve të tij më shumë plotësi dhe thellësi.[24]

Repini kishte subjekte të parapëlqyera dhe një rreth të kufizuar të njerëzve, portertet e të cilëve i pikturonte. Por ai kishte një sens të thellë të qëllimit në estetikën e tij, dhe një dhuratë të madhe artistike për ta ndjerë frymën e moshës dhe reflektimin e tij në jetën dhe karakteret e individëve.[25] Kërkimet e Repinit për të vërtetën dhe për një ideal që e udhëheq drejt drejtimeve të ndryshme artistike, ndikuar nga aspekte të përvojave të fshehura shoqërore dhe shpirtërore dhe nga aspekti i kulturës kombëtare. Si shumica e realistëve të kohës Repini shpesh e bazonte punën e tij në konfliktet dramatike të realitetit, tërhequr nga jeta apo historia bashkëkohore. Ai po ashtu i përdoret imazhet mitologjike me sense të fuqishëm të qëllimit. Disa nga pikturat e tij religjioze janë ndër punimet më të mira të tij.[4]

Metoda e tij ishte e kundërta e impresionizmit. Ai i bënte ngadalë dhe kujdesshëm punimet e tij. Ato ishin rezultat i studimit të afërt dhe të detajizuar. Me disa nga punimet e tij, ai bëri më shumë se 100 skica. Ai nuk ishte kurrë i kënaqur me punën e tij dhe shpesh pikturonte shumë verzione, vite më pas. Ai gjithashtu ndryshonte dhe përshtaste metodat e tij vazhdimisht në mënyrë që të marrë marrëveshje më efektive dhe grupim dhe fuqinë e ngjyrave.[26] Stili i portreteve të Repinit ishte unik, por kishte pak ndikim nga Eduard Manet dhe Diego Velázquez.[19]

Galeria

Redakto

Shënimet

Redakto
  1. ^ "Ilya Yefimovich Repin – Britannica Online Encyclopedia". Britannica.com. 1930-09-29. Marrë më 2013-07-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

Redakto

Për më tepër

Redakto
  • Parker, Fan; Stephen Jan Parker (1980). Russia on Canvas: Ilya Repin. Pennsylvania State University Press. ISBN 0-271-00252-2. 
  • Sternin, Grigory (1985). Ilya Repin: Painting Graphic Arts. Leningrad: Auroras. 
  • Valkenier, Elizabeth Kridl (1990). Ilya Repin and the World of Russian Art. New York: Columbia University Press. ISBN 0-231-06964-2. 
  • Marcadé, Valentine (1990). Art d'Ukraine. Lausanne: L'Age d'Homme. ISBN 978-2-8251-0031-8. 
  • Jackson, David, The Russian Vision: The Art of Ilya Repin (Schoten, Belgium, 2006?).
  • Karageorgevich, Prince Bojidar, "Professor Repin," in the Magazine of Art, xxiii. p. 783 (1899)
  • Prymak, Thomas M., "A Painter from Ukraine: Ilya Repin," Canadian Slavonic Papers, LV, 1–2 (2013), 19–43.

Lidhjet e jashtme

Redakto
  NODES
Canvas 1
ELIZA 1
Idea 1
idea 1
languages 1
mac 5
os 10
web 1