Informacioni

atë që informon; përgjigja për një pyetje të një lloji; ajo nga e cila mund të nxirren të dhënat dhe njohuritë
This is the stable version, checked on 28 dhjetor 2023. 2 pending changes await review.

Informacioni (lat. informare = formim; bëj një lajmërim; njoftim; shpjegim) është aspekti strukturor i ndërveprimeve fizike, i cili ndikon në mënyrë të ndërsjelltë tek sisteme komplekse si p.sh. njerëzit. Informacioni ndërmjetëson një ndryshim. Informacion quhet thjesht lajmi, i cili përcillet diku nëpërmjet një sistemi shenjash komunikuese të çfarëdo lloji.

Shenja ndërkombëtare e informacionit
Codi ASCII për fjalën "Wikipedia"

Informacioni dhe lajmi

Redakto

Në përgjithësi informacion është çdo lloj lajmi, i cili bën të mundur komunikimin e ndërsjelltë përmes të shkruarit, të folurit etj. Informacioni është diçka që mund të mësojmë, njohim apo kuptojmë. Në gjuhën e përditshme do të thotë njouri apo dituri rreth një çështjeje apo ecurie. Informacioni, në një përkufizim më të gjerë, është mbledhja, përpunimi dhe renditja e një të dhëne që shton diturinë dhe njohurinë e marrësit. Me fjalë të tjera informacioni është rrethana në të cilën të dhënat dërgohen dhe merren, sipas parimit "jap dhe marr". Informacioni është koncept i përdorur gjerësisht në shumë fusha të jetës së përditshme.

Informacioni dhe paraqitja

Redakto

Kur përmendim fjalën informacion mendja na shkon instinktivisht tek gazetat, radioja, televizioni, d.m.th te masmediat si p.sh. kronikat, reportazhet dhe emisionet e lajmeve. Informacione të tjera na vijnë dhe nga reklamat e publiciteti, lajmërimet e njoftimet për spektakle e veprimtari të ndryshme, materialet e konferencave e të konsultave etj., edhe nga tekste të tjera, si p.sh. enciklopedi të ndryshme, tekste shkollore, tekste divulgative (tekste me karakter shkencor që i drejtohen publikut të gjerë), artikuj të gazetave e revistave shkencore etj. Tekste informative janë edhe letrat, kërkesat zyrtare, procesverbalet që na shërbejnë në jetën e përditshme, relacioni me të cilin zyrtari informon titullarin për veprimtarinë e tij etj.

Informacioni ka në thelbin e tij të dhëna, por edhe një veçanti tjetër që lidhet me paraqitjen e tyre. Paraqitja është aftësi që kërkohet kudo, veçanërisht në shkolla dhe universitete. Paraqitja e të dhënave ka rëndësi kur u japim përgjigje pyetjeve, kur i renditim ato në një relacion, në një artikull, në një recension të një vepre, etj. Ky informacion i paraqitur mund të jetë i shkruar ose i shkruar. Për komunikim ekziston një skemë e veçantë.

Media dhe teknologjia e kohës

Redakto

Kriteret bazë të klasifikimit të mediave përcaktohen kryesisht nga forma se si i ofrohen ato konsumatorit mediatik për tu shfrytëzuar.

Mediat klasifikohen kryesisht në katër grupe kryesore të cilat janë :

  1. Mediat televizive
  2. Mediat radiofonike
  3. Mediat e shkruara
  4. Mediat e internetit

Mediat televizive

Redakto

Në rangun e klasifikimit të mediave televizioni zë rolin kryesor dhe qëndron mbi të tjerat, bazuar kjo nga numri shumë i lartë i teleshikuesve. E veçanta e televizionit është se atë e ndjekin të gjitha grupmoshat dhe sekset, ku renditja sipas numrit të shikuesve varet kryesisht nga cilësia dhe shumllojshmëria e emisioneve të transmetimit, të cilat vihen në dispozicion për ta.

Mediat radiofonike

Redakto

Radio është media e viteve ‘60, por që në ditet e sotme quhet dhe media e subkoshiences, sepse njerezit e dëgjojnë atë dhe gjatë kohës së punës. Kështu që marrja e informacionit bëhet edhe pa e pasur mendjen të përqendruar në radio.

Mediat e shkruara

Redakto

Në mediat e shkruara bëjnë pjesë librat, revistat, gazetat, dorëshkrimet etj. Grupi kryesor i leximit të tyre është mosha 12 vjeç e lart. Për sa i takon shpejtësisë së dhënies së informacionit ato zenë në ditët tona vendin e fundit. Ndarja dhe kategorizimi i revistave bëhet sipas interesit, cilësisë dhe përmbajtjes që ato ofrojnë. Shumëllojshmëria e tyre varion në revista që rekomandohen vetëm për gra ose vetëm për burra, revista për adoleshentë, revista që temat e tyre specifike ja përkushtojnë shkencës, ekonomisë, etj. Gazetat janë të sportit, financiare, ankande etj. ku numri i lexuesve të tyre përcaktohet nga përmbajtja që ofron, nga vërtetësia, cilësia, dhe shpejtësia e dhënies së lajmit.

Mediat e internetit

Redakto

Mediat e internetit (pshm.: "RTSH", "RTK", "Zëri i Popullit", "Rilindja Demokratike", Bota Sot, Koha Ditore etj.) janë web-media që përcillen në mbarë botën me një shpejtësi të rrufeshme, prandaj në ditët e sotme përdorimi i tyre ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Përdoruesit e tyre janë të gjithë ata që kanë në dispozicion kompjuter dhe lidhje në internet. Përdoruesit e internetit kanë sot mundësinë të lidhen me të gjitha llojet e mediave. Interneti konsiderohet si një gjigant mediatik, sepse mendohet që në vitet e ardhshme njerëzit jo vetëm revistat apo gazetat, por edhe radion dhe televizionin do ta shfrytëzojnë kryesisht përmes tij.'Blert'

Llojet e komunikimit

Redakto

Ekzistojnë mënyra të ndryshme komunikimi, identifikimi i disa prej të cilave bëhet duke u bazuar kryesisht tek qëllimet e subjektit, ose me fjalë të tjera tek vullneti apo dëshira e tij për të komunikuar.

Komunikimet me qëllim

Redakto

Subjekti transmetues lëshon një mesazh të caktuar. Një qëllim i tillë, pak a shumë i qartë, mund të përdorë mjete të ndryshme si fjalën, gjestet, simbolet, etj.

  • Komunikimet verbale janë komunikimet që realizohen përmes "veglës më antike dhe të vlefshme të njeriut", fjalës. Ky lloj komunikimi është edhe komunikimi më i rëndësishëm dhe më i përhapur.
  • Komunikimet shqisore-gjestuale kanë të bëjnë me të gjitha ato forma ose mënyra të ndodhjes përballë të tjerëve, nëpërmjet të cilave bëhemi të perceptueshëm tek të tjerët me një prani domethënëse, të shprehur nga shqisat. Një nënvizim që duhet bërë përsa i përket komunikimeve shqisore-gjestule është ai i domosdoshmërisë për të pasur një konvergjencë ndërmjet fjalës, kuptimit të saj dhe gjestit që e shpreh. Nuk mund t’i themi mirëdita një personi, apo të shkëmbejmë një shenjë paqeje, duke parë tjetërkund ose duke qëndruar indiferent. Fjala dhe qëllimi, shikimi dhe gjesti duhet të shkojnë në një drejtim të njëjtë nëse ne duam të përcjellim një mesazh efikas dhe të dobishëm, për të mos rënë në komunikim me përmbajtje kundërshtuese apo madje deri në moskomunikim.
  • Komunikimet simbolike zhvillohen nëpërmjet dy apo më shumë personave dhe në prani të një simboli, i aftë ky për të marrë shprehësi të nënkuptuar nga subjekti transmetues, dhe i aftë për t’u nënkuptuar si i tillë nga dëgjuesi ose marrësi i mesazhit.

Komunikimet e pavetëdijshme

Redakto

Komunikimet e pavetëdijshme ndodhin kur pas dhënies së mesazhit subjekti transmetues nuk është i vetëdijshëm.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
Done 1
eth 6