Muhammed Jaser Abdulrahman Abdulrauf Arafat el-Kudua el-Husejni (Arabisht: محمد ياسر عبد الرحمن عبد الرؤوف عرفات القدوة الحسيني‎‎) (24 gusht 1929 - 11 nëntor 2004) i njohur gjithashtu Jaser Arafat (Arabisht: ياسر عرفات‎,) ishte politikan palestinez. Ai ishte Kryetar i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) nga viti 1969 deri më 2004 dhe President i Autoritetit Kombëtar të Palestinës(PNA) nga 1994 në 2004. Ideologjikisht një nacionalist arab, ai ishte një anëtar themelues i partisë politike Fatah, të cilën ai e udhëhoqi nga viti 1959 deri më 2004.

Jaser Arafat
ياسر عرفات
Presidenti i 1-rë të Autoritetit Kombëtar të Palestinës
Në detyrë
5 korrik 1994 – 11 nëntor 2004
Kryeministri
Pasuar ngaRawhi Fattouh (i përkohshëm)
Kryetari i 3-të i Organizatës Çlirimtare të Palestinës
Në detyrë
4 shkurt 1969 – 29 tetor 2004
Paraprirë ngaYahya Hammuda
Pasuar ngaMahmud Abas
Të dhëna vetjake
U lind më
Muhammed Jaser Abdulrahman Abdulrauf Arafat el-Kudua el-Husejni

4 gusht 1929
Kajro, Mbretëria e Egjiptit
Vdiq më11 nëntor 2004 (75 vjet)
Clamart, Hauts-de-Seine, Francë
Vendi i prehjesMukataa, Ramallah, Palestinë
NënshtetësiaPalestinez
Partia politikeFatah
Bashkëshortja/etSuha Arafat (1990–2004)
Fëmijët1
PunësimiInxhinier civil
Nënshkrimi

Arafat lindi nga prindër palestinezë në Kajro, Egjipt, ku ai kaloi shumicën e rinisë së tij dhe studioi në Universitetin e Mbretit Fuad I. Ndërsa ishte student, ai përqafoi idetë nacionaliste dhe anti-sioniste arabe. Ai ishte kundër krijimit të Shtetit të Izraelit në vitin 1948, dhe luftoi së bashku me Vëllazërinë Myslimane gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1948. Duke u kthyer në Kajro, ai shërbeu si president i Bashkimit të Përgjithshëm të Studentëve Palestinezë nga viti 1952 deri më 1956.

Në vitin 1994, Arafati morri Çmimin Nobel për Paqe bashkë me Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres për negociatat e Oslos. Në atë kohë, mbështetja e Fatah midis palestinezëve ra me rritjen e Hamasit dhe rivalëve të tjerë militantë.

Arafat mbetet një figurë e diskutueshme. Populli palestinez në përgjithësi e shikon atë si një martir i cili simbolizonte aspiratat kombëtare të popullit të tij. Në të kundërt, shumica e izraelitëve[1][2] e konsideruan atë si një terrorist të pa penduar,[3][4] ndërsa rivalët palestinezë, përfshirë islamistët dhe disa të majtë të PLO, shpesh e denoncuan atë për të qenë i korruptuar ose tepër i nënshtruar në koncesionet e tij ndaj qeverisë izraelite.

Referime

Redakto
  1. ^ Major Richard D. Creed Jr., Eighteen Years In Lebanon And Two Intifadas: The Israeli Defense Force And The U.S. Army Operational Environment, Pickle Partners Publishing, 2014 p.53.
  2. ^ As'ad Ghanem Palestinian Politics after Arafat: A Failed National Movement:Palestinian Politics after Arafat, Indiana University Press, 2010 p.259.
  3. ^ Kershner, Isabel (4 korrik 2012). "Palestinians May Exhume Arafat After Report of Poisoning". The New York Times (në anglisht). Marrë më 5 gusht 2012.
  4. ^ Hockstader, Lee (11 nëntor 2004). "A Dreamer Who Forced His Cause Onto World Stage". The Washington Post (në anglisht). Marrë më 31 tetor 2007.
  NODES
languages 1
os 5