Karta e Kombeve të Bashkuara u hartua me 26 Qershor 1945 nga përfaqësues të 50 vende të botës në San Francisco të Kalifornisë, ShBA.

Konferenca

Redakto

Konferenca e San Franciscos pranoi dështimin e Liges së Kombeve, parardhëses së OKB-së për të ndaluar konfliktin e Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).


Konferenca kërkoi të krijonte një organizatë e cila do të mund të përfaqesonte të gjitha kombet e botës dhe të merrej në mënyrë të efektshme me një seri të gjërë çështjesh.

Karta ofron një kornize për Kombet e Bashkuara e cila vazhdon të punojë drejt qëllimit të sajë primar të ruajtes së paqes.

Karta e Kombeve të Bashkuara

Organizata e Kombeve të Bashkuara si mekanizëm i krijuar mbi qëllimin e ruajtjes së Paqes dhe Sigurisë në Botë që nga themelimii saj ka hartuar dokumentin juridik në bazë të së cilës paraqiten Qëllimet,Detyrat,Obligimet dhe Përgjegjësitë e OKB-së në përgjithësi,të ndara në kuadër të gjashtë organeve kryesore të OKB-së,ky dokument juridik në gjithë botën njihet me emrin Karta e OKB-së.

Preambula(fjala fillestare e OKB-së):

NE,POPUJT E KOMBEVE TE BASHKUARA

Të vendosur të mbrojmë Brezat e Ardhshëm nga Kamzhiku i luftës,i cili në ditët tona ka sjellë dy herë vuajtje të pathëna mbi njerëzimin,Të forcojmë sërish besimin tonë në të drejtatthemelore të njeriut,në dinjitetin dhe vlerat e personalitetit njerëzor,në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë kombeve,qofshin këto të mëdha a të vogla.

  NODES
Done 1
eth 3