Letra [1] është material bazë në veprimtarinë grafike e cila kryesisht përbëhet nga fijet me prejardhje bimore, me dhënje shtesë të mbushësve, ngjitësit dhe ngjyrës. Në këtë material mund të shkruhet, të vizatohet dhe të shtypet dhe prej se është përdorur ka qenë tregues i nivelit të kulturës së një populli. Sot, e kombinuar me shumë materiale të tjera, letra ka një përdorim të gjerë në shumë fusha të veprimtarisë dhe është tregues i nivelit të kulturës materiale. Letra është zbuluar në Kinë[2], për herë të parë rreth vitit 105[3] . Deri atëherë është shkruar në svilë

Copë e letrës

Gramatura e letrës

Redakto

Gramatura [4] e letrës (trashsia e letrës) është sipërfaqja e 1 m² e shprehur në gram.

Klasifikimi i letrës sipas gramaturës

Redakto

Me termin letër në kuptimin e ngushtë përfshihen fletët (me trashësi deri në 140 g/m²) të cilat mund të palosen pa ndonjë vështirësi; letra e trashë (160 - 300 g/m²) njifet me termin karton; kartoni i trashë (300 - 500 g/m²); letra mbi 500 g/m² njifet me termin lepenkë.

Klasifikimi i letrës sipas teknikave të shtypit

Redakto

Letra e cila përdoret në veprimtarinë grafike klasifikohet sipas teknikave të shtypit në: letër për shtypin e lartë, për shtypin e rrafshët, për shtypin e thellë dhe për shtypin e depërtueshëm. Çdo lloj i letrës i ka karakteristikat e veta të përbërjes kimike, prandaj nuk preferohet të përdoret për teknikën tjetër të shtypit.

Formatet e letrës

Redakto

Formati i letrës[5] e është shenjë që tregon madhësinë dhe proporcionet e faqeve të letrës. Për letrën në rolne “formati” caktohet me gjërsinë e rolnes. Në prodhimtarinë e letrës me dorë formati është i varur nga madhësia e sitës, ndërsa në prodhimin bashkëkohorë të letrës me makinë, letra mund të prehet nga rolna në çfardo gjtësie dhe gjerësie. Formatet e letrës kryesisht i caktojnë prodhuesit e letrës, prandaj ishin madhësishë dhe proporcionesh të ndryshme. Me marëveshjen e vitit 1883 të prodhuesve gjermanë të leetrës, u harmonizuan 12 “formate” normale të letrës, të cilat gjetën një përdorim të gjerë. Në vitin 1920, në Gjermani dhe në disa vende evropiane filluan të zbatohen formatet staandarde të letrës. Ato u zbatuan në industrinë e prodhimit të letrës. Madhësia e letrës është e shënuar me milimetra, ndërsa në Angli dhe SHBA me inça.

Formatet e letrës sipas standardit ISO

Redakto

Literatura

Redakto
  • Burns, Robert I. (1996). "Paper comes to the West, 800−1400". përmbledhur nga Lindgren, Uta (red.). Europäische Technik im Mittelalter. 800 bis 1400. Tradition und Innovation (në gjermanisht) (bot. 4th). Berlin: Gebr. Mann Verlag. fq. 413–422. ISBN 3-7861-1748-9.
  • Tsien, Tsuen-Hsuin (1985), Paper and Printing, Joseph Needham, Science and Civilisation in China, Chemistry and Chemical Technology (në anglisht), vëll. 5, Cambridge University Press
  • "Document Doubles". Library and Archives Canada (në anglisht). Library and Archives Canada. 2006-12-06. Arkivuar nga origjinali më 2007-05-15. Marrë më 15 shkurt 2014.

Referime

Redakto
  1. ^ Nezir Berisha & Abdurrahman Simnica BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Libri shkollor, Prishtinë 2005, faqe 222, ISBN 9951-07-387-5
  2. ^ Tsien 1985, p. 38
  3. ^ Hogben, Lancelot. “Printing, Paper and Playing Cards”. Bennett, Paul A. (ed.) Books and Printing: A Treasury for Typophiles. New York: The World Publishing Company, 1951. pp 15-31. p. 17. & Mann, George. Print: A Manual for Librarians and Students Describing in Detail the History, Methods, and Applications of Printing and Paper Making. London: Grafton & Co., 1952. p. 77
  4. ^ Nezir Berisha & Abdurrahman Simnica BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Libri shkollor, Prishtinë 2005, faqe 230, ISBN 9951-07-387-5
  5. ^ Nezir Berisha & Abdurrahman Simnica BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Libri shkollor, Prishtinë 2005, faqe 231, 232 ISBN 9951-07-387-5

Shiko dhe këtë

Redakto

  Wiki Libri: Dua të di


Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Paper – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  NODES
Association 1
innovation 1
languages 1
multimedia 1
os 4