Një mandapa (në gjuhën sanskrite मण्डप, në gjuhën hindi मंडप, në gjuhën maratha मांडव; e transliteruar gjithashtu edhe mantapa ose mandapam) në Arkitekturën Indiane është një sallon i jashtëm ose pavjon me kolona për kryerjen e ritualeve publike.[1]

Mandapa e hapur në Amritapura

Arkitektura Tempullore

Redakto
 
Mandapa verandë në Shimoga

Tempullin Hindu mandapa është një strukturë si verandë përmes gopuramit (kulla e portikut të zbukuruar) dhe të çon në tempull. Përdoret për kërcime dhe muzikë fetare dhe është pjesë përbërëse thelbësore e tempullit.[2] Salla e lutjeve ishte përgjithësisht e ndërtuar përballë Garbhagrihas (sanctum sanctorumit) së tempullit. Një tempull i madh mund të ketë shumë mandapa.[3] Nëse një tempull ka më shumë se një mandapa, secila është e vendosur për një funksion të ndryshëm dhe i jepet një emër që pasqyron funksionin e saj. Për shembull, një mandapa kushtuar martesës së shenjtë quhet kalyana mandapa.[4] Shpesh salla është e mbushur me kolona dhe kolonat janë të zbukuruara me skalitje të stërholluara.[5]

 
Mandapa e Kambadahalli Ganga

Në termat bashkëkohor, ajo përfaqëson gjithashtu një strukturë brenda të cilës kryhen martesa hindu. Nusja me dhëndrin rrethojnë një zjarr të shenjtë të ndezur nga prifti shërbyes në qendër të mandapas.

Varjimi i emërtimeve

Redakto
 
një Mandapa ose Mondop Budiste Tailandeze, në Wat Arun, Bangkok

Kur një tempull ka më shumë se një mandapa, atyre u jipen emra të ndryshëm.[3][6]

  • Artha Mandapa — hapësirë e ndërmjetme midis pjesës së jashtme të tempullit dhe garbhagrihas (sanctum sanctorumit) ose mandapave të tjera të tempullit.
  • Asthana Mandapa — salla e mbledhjeve
  • Kalyana Mandapa — kushtuar ritualit të martesave hyjnisë me hyjneshën.
  • Maha Mandapa — (Maha=e madhe) kur ndodhen disa mandapa në tempull, është mandapa më e madhe me më e lartë. Përdoret për të realizuar diskutime fetare. Ndonjëherë, maha mandapa është e ndërtuar edhe përgjatë aksit transversal me një transept (porcion me gunga bashkë me aksin transversal). Në pjesën e jashtme, transepti përfundon me një dritare të madhe që fut dritën dhe freskinë në tempull.
  • Nandi Mandapa (ose Nandi mandiri) – Në tempujt e Shivës, pavjoni me një statujë të demit të shenjtë Nandi, që shikon në drejtim të statujës ose lingamit të Shivës.
  • Ranga Mandapa
  • Meghanath Mandapa
  • Namaskara Mandapa
  • Mandapa e Hapur
 
Pendopo mbretëror në Java, Indonezi, e gjendur zakonisht në pallatet e sulltanit

Në gjuhët e tjera

Redakto

Indonezi mandapa është e njohur si pendopo. Zakonisht, pendopot indonezianë janë ndërtuar kryesisht për komunitetet myslimane. Shumë xhaimi ndjekin dizajnin e pendopos, me një çati me shtresa që ti ngjajë Malit Meru. Në Gjuhën Tamile, kjo platformë është Aayiram Kaal Mandapam – një sallon i veçantë me njëmijë kolona pranë Vimanas së Koilt që përbën një pjesë të veçantë të planimetrisë klasike të Arkitekturës Dravidiane. Në gjuhën burmeze termi mandat, që ka rrjedhur nga fjala mandapa në gjuhën pali, është një platformë e hapur ose pavjon nga i cili njerëzit spërkasin ujë ndaj kalimtarëve gjatë festës budiste Thingyan. Një mandapa në Gjuhën Thai është një mondop. Ajo përfshihet shpesh në Artin dhe arkitekturën e tempullit Thai, si në formën e një Hor Trai (një biblioteke tempullore) ose si një altar i faltores si ai në Wat Chiang Man në Chiang Mai.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture. Singapore: Periplus Editions. fq. 143. ISBN 0-7946-0011-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ching, Francis D.K. (1995). A Visual Dictionary of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 253. ISBN 0-471-28451-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Architecture of the Indian Subcontinent - Glossary". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 8 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture. Singapore: Periplus Editions. fq. 43. ISBN 0-7946-0011-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Glossary of Indian Art". art-and-archaeology.com. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2007. Marrë më 8 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2016. Marrë më 12 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
languages 1
os 28
visual 2
web 3