Masturbimi është stimulimi seksual i organeve gjenitale vetjake për të arritur kënaqësi seksuale, zakonisht deri në pikën e orgazmës.[1] Stimulimi mund të kryet me përdorimin e duarve, gishtave, objekteve të përditshme, lodrave të seksit (të tillë si vibratorët), ose kombinime të tyre.[1][2] Studime të shumta kanë gjetur se masturbimi praktikohet nga shumica e njerëzve, ndonëse ka variacione midis gjinive dhe moshave. Seksologët besojnë se masturbimi ka benefite të shumta mjekësore dhe psikologjike, në rast se praktikohet në mënyrë të shëndetshme. Gjithashtu, nuk besohet që masturbimi mund të jetë shkaktar për çrregullime mendore apo fizike.[3]

Masturbim duke kapur dhe rrëshkitur lafshën e penisit para mbrapa

Teknika

Redakto

Masturbimi Femëror

Redakto
 
Femër duke masturbuar me ndihmën e një vibratori
 
Masturbimi me një Dildo
 
Masturbimi Femëror

Masturbimi femëror përfshin përkëdheljen ose fërkimin e vulvës së femrës, sidomos të klitorisit, duke përdorur gishtin tregues ose gishtin e mesëm, ose të dyja. Ndonjëherë një ose më shumë gishta mund të futen brenda vaginës për të përkëdhelur murin e brendshëm të saj, sidomos pjesën ballore ku G-spoti mund të gjendet.[4] Lojra seksi, si vibratori ose dildo, mund të përdoren për stimulimin e vagjinës dhe klitorisit. Shumë gra përkëdhelin gjoksin ose stimulojnë thithkat me dorën e lirë, ndërsa të tjera preferojnë stimulimin anal. Lubrifikantë personalë mund të përdoren gjatë masturbimit , sidomos kur përfshihet penetrimi, por kjo nuk është patjetër e nevojshme pasi shumë femra sekretojnë lubrifikim natyror të mjaftueshëm.

Masturbimi Mashkullor

Redakto

Teknika më e zakonshme e masturbimit mahkullor është mbajta e penisit me një grusht të lirshëm dhe lëvizja e dorës lart dhe poshtë boshtit të penisit. Ky lloj stimulimi zakonisht është i mjaftueshëm për të arritur orgazmë dhe ejakulim. Shpejtësia e tundjes së dorës ndryshon përgjatë aktit, ndonëse është e zakonshme për shpejtësinë të rritet kur i afrohemi ejakulimit dhe uljes së shpejtësisë pas tij.[5]

Teknikat e masturbimit mashkullor mund të ndryshojnë midis meshkujve të cilët janë bërë synet dhe atyre që nuk janë bërë. Disa teknika të cilat mund të jenë të përshtatshme për një individ mund të jenë të vështira ose e pakëndshme për një tjetër. Për meshkujt të cilët nuk kanë qenë të bërë synet, stimulimi i penisit zakonisht vjen nga "pompimi" e lafshës së penisit, ku lafsha mbështillet me dorë dhe rrëshqitet sa lart-poshtë boshtit të penisit, i cili, në varësi të gjatësisë së lafshës, mbulohet tërësisht ose pjesërisht dhe pastaj zbulohet në një lëvizje të shpejtë. Pjesa e jashtme e prepucit (lafsha) rrëshqet letshëm mbi prepucin e brendshëm. Boshti i penisit mund të zgjerohet dhe zgjatet gjatë stimulimit, duke u bërë pak më e errët në ngjyrë, ndërsa lëngjet lubrifikuese të penisit (smegma) reduktojnë fërkimin. Kjo teknikë mund të përdoret edhe nga disa njerëz që janë bërë synet, kur atyre i ka mbetur mjaftueshëm lafshë nga syneti.

Për meshkujt e bërë synet, të cilët e kanë boshtin e penisit kryesisht ose tërësisht të zbuluar, teknika e mësipërme krijon më shumë kontakt të drejtpërdrejtë mes dorës dhe penisit. Për të shmangur fërkimin e tepërt, irritim dhe hidhërim të penisit, disa meshkuj preferojnë të lubrifikohen nëpërmjet lubrifikantëve personal, kremit për masturbim, ose pështymës.

Ka shumë variacione të teknikave të masturbimit mashkullor. Disa meshkuj përdorin të dyja duart për të stimuluar pernisin gjatë masturbimit, ndërsa të tjerët mund të përdorin dorën e lirë për të përkëdhelur testikujt, thithkat, ose pjesë të tjera të trupit të tyre. Thithkat janë zona erogjene, ndaj stimulimi i fuqishëm i tyre gjatë masturbimit mund të çojë në ngritjen e penisit më shpejt se zakonisht. Disa meshkuj mbajnë duart e tyre të palëvizshme, ndërsa tundin legenin në mënyrë që të simulojnë marrëdhënien seksuale, ose të përdorin lodra seksuale, si vagjinat artificiale.

Masturbimi kompulsiv

Redakto

Masturbimi kompulsiv dhe sjellje të tjera kompulsive mund të jenë shenja të një problemi emocional, që mund të zgjidhet me ndihmën e një specialisti të shëndetit mendor, si psikologu.[6] , Si me çdo "zakon nervoz", është më e dobishme të analizohen shkaqet e sjelljes kompulsive, në vend që të përpiqeni të shtypi nevojën për masturbim.[7]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Masturbation – Is Masturbation Normal or Harmful? Who Masturbates? Why Do People Masturbate?". WebMD. 4 mars 2010. Marrë më 17 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Based on "masturbation" in Merriam-Webster's Collegiate Dictionary, Eleventh Edition, Merriam-Webster, Inc., 2003
  3. ^ Coleman, Eli (2012) [2002]. "Masturbation as a Means of Achieving Sexual Health" (PDF). përmbledhur nga Bockting, Walter O.; Coleman, Eli (red.). Masturbation as a Means of Achieving Sexual Health. New York: Routledge, Taylor & Francis Group. fq. 7. ISBN 0-7890-2047-5. OCLC 50913590. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 korrik 2015. Marrë më 25 prill 2016. Despite the scientific evidence indicating that masturbation is generally a normal variant of sexual expression and that it does not seem to have a causal relationship with sexual pathology, negative attitudes about masturbation persist and it remains stigmatized. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Keesling, Barbara (nëntor 1999). "Beyond Orgasmatron". Psychology Today. Marrë më 29 korrik 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Advanced Masturbation". 22 tetor 2004. Marrë më 11 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "University of Pennsylvania Office of Health Education article on masturbation". Vpul.upenn.edu. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2010. Marrë më 29 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Children's Medical Office of North Andover, P.C. article on Masturbation in Early Childhood". Chmed.com. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2021. Marrë më 29 maj 2011. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  NODES
languages 1
os 36
web 8