Masturbimi i ndërsjelltë zakonisht përfshin stimulimin manual të organeve gjenitale nga dy ose më shumë njerëz që njëkohësisht stimulojnë veten e tyre ose njëri-tjetrin.[1][2] Kjo veprimtari mund të bëhet si pjesë përgatitore përpara fillimit të penetrimit seksual, ose si veprimtaria seksuale primar.[2]

Llojet e masturbimit të ndërsjelltë përfshijnë stimulimin me dorë (stimulimin manual të penisit ose skrotumit të një mashkulli)[3] dhe stimulimin me gishta (stimulimin manualvaginës, klitorisit ose pjesëve të tjera të vulvas së femrës). Lloje të tjera përfshijnë stimulimin seksual të organeve gjenitale duke përdorur këmbët ose stimulimin manual të anusit.[4]

Nëse gjatë praktikimit të masturbimit të ndërsjelltë kihet kujdes që të mos shkëmbehen lëngje, atëherë ai mund të shërbeje si një formë e seksit të sigurt, duke qenë se zvogëlohet në masë të madhe rreziku i transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.[5][6][7]

Megjithatë, kjo teknikë nuk është totalisht e parrezikshme për kontraktimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, në veçanti HIV, pasi gjatë stimulimit me gisht, në rast se partneri ka plagë në gishta, sa do të vogla qofshin, mund të infektohet me HIV nëpërmjet kontaktit me lëngjet gjenitale të vaginës së femrës; gjithashtu kontakti i spermës së mashkullit me plagë mbi trupin e femrës mund të jetë burim infeksioni.[7][7] Ndaj këshillohet praktikimi i praktikave të seksit të sigurtë, si përdorimi i prezervativëve dhe i urave dentare.[7]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Fulbright, Yvonne K. (2010). The Better Sex Guide to Extraordinary Lovemaking. Quiver. fq. 141. ISBN 9781592333523. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Richters, J.; Song, A. (1999). "Australian university students agree with Clinton's definition of sex". BMJ. 318 (7189): 1011. doi:10.1136/bmj.318.7189.1011a. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Handjob". Oxford Advanced Learner's Dictionary. 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Richters, J.; Hendry, O.; Kippax, S. (2003). "When safe sex isn't safe". Culture, Health & Sexuality. 5 (1): 37–52. doi:10.1080/713804637. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Jerry D. Durham; Felissa R. Lashley (2000). The Person With HIV/AIDS: Nursing Perspectives, 3rd Edition. Springer Publishing Company. fq. 103. ISBN 8122300049. Marrë më 29 janar 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Sexual Risk Factors". AIDS.gov. Marrë më 4 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d Dianne Hales (2008). An Invitation to Health Brief 2010-2011. Cengage Learning. fq. 269–271. ISBN 0495391921. Marrë më 29 gusht 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  NODES