Mbeturina
Mbeturina është sasia e mbetur nga diçka (nga ndonjë gjësend) e që nuk ka ndonjë vlerë të caktuar.
Mbeturinat zakonisht krijohen gjatë përpunimit dhe transformimit të materieve dhe formave të energjisë. Në jetën e përditshme dallohen dy lloj mbeturinash ato industriale dhe të punishteve. Mbeturinat mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambient në përgjithësi, në ajër e ujë. Sasia mesatare e mbeturina për kokë të njeriut brenda një viti fitohet kur të merret sasia e përgjithshme e mbeturinave e shprehur në kubik metër për numrin e përgjithshëm të banorëve. Në Gjermanin Federale në vitin 1984 është llogaritur të ketë qenë diku 1 metër kubikë për kokë banori. Si ndotësit më të mëdhenj llogaritet të jenë zhiva, kadmiumi, substanca me përbërje të cilave gjendet arseni dhe lidhjet e ndryshme organike e biologjike që vështirë shpërbëhen (p.sh shpërbërja e lidhjeve organike me sasi të mëdha klori) apo substanca që mund të shkaktojnë kancerin (p.sh substancat që digjen e që kanë për bazë benzinën) si dhe mbeturinat problematike (p.sh mbeturinat shtëpiake të spitaleve e thertoreve). Mbeturinat radioaktive (mbeturinat atomike/bërthamore) paraqesin një problem shumë të madh për shkak të shpërbërjes së ngadalshme, këto mbeturina vinë si pjesë e përpunimeve të ndryshme apo përdorimit të substancave radioaktive (si do mos në reaktorët bërthamore). Këto mbeturina ndikojnë shumë në zvogëlimin e ripërdorimit të sasisë së mbeturinave, hedhin poshtë mundësin e ri prodhimit e të ri përdorimit të mbeturinave.
Menaxhimi i mbeturinave
Redakto- Artikulli kryesor Katalogu i mbeturinave
Menaxhimii i mbeturinave si problematik ka filluar të paraqitet që në krijimin e qyteteve të para. Përderisa në kohërat e mëparshme ato janë mënjanuar me ndihmën e lumenjve sot ato duhet të përpunohen në një mënyrë të atillë që të mos e dëmtojnë ambientim. Mbeturinat e përpunuara duhet deponuar a zhdukur. Mbeturina e dedikuara për shtypje (komprimim) duhet kryesisht të jenë organike. Mbeturina të tilla vijën nga përdorimi i ushqimit, pemët, mbeturinat e kafshëve, punishtet e fabrikat përpunuese të drurit dhe industrisë së letrës; para së gjithash mbeturinat industriale nuk mund të deponohen. Vetitë e tilla të mbeturinave kërkojnë trajtime të veçanta. Për mbledhjen e mbeturinave të rrezikshme ndërtohen depo të posaçme. Mbeturinat tjera industriale për shkak të natyrës së veçantë që kanë digjen në furrat e mbeturinave në të cilat digjen edhe trupa të kafshëve apo mbeturinave tjera që në vete kanë substanca helmuese. Mbeturinat e lëngëta radioaktive transformohen në koncentrat dhe hiri që mbetet nga ato ruhet në depo të veçanta. Më problematike është mënjanimi i gazeve radioaktive. Për këto mbeturina janë të parapara mbajtës të qëndrueshëm ndaj ndryshkjes, shtypjes , nxehtësisë dhe izolues të radioaktivitetit. Këto mbajtëse të mbeturinave deponohen në depo nëntokësore që zakonisht ndërtohen në gropa kripe.
Menaxhimi i mbeturinave në shtete të ndryshme të botës është paraparë me ligj dhe sipas nevojës dhe zhvillimit teknologjik të vendeve bëhen ndryshime edhe të ligjit. Për menaxhimin e mbeturinave përgjegjëse zakonisht janë komunat të cilat mund të angazhojnë firma të ndryshme private për këtë qëllim. Depot e mbeturinave duhet përmbushur disa parakushte dhe për përmbushjen e tyre përkujdesen zyrtarët e komunës. Për mbeturinat e posaçme (mbeturina vajguri e radioaktive) parashihen ligje të posaçme.
Për shkakë të mosmenaxhimit të mbeturinave mund të paraqiten raste të cilësuara si Çrregullim i madh mjedisor [1]
Mbeturina të rrezikshme
RedaktoMbeturina të rrezikshme do të thotë dëmi nga shoqëria që (i) shfaq rezik domethënës për shëndetin njerzor apo mjedisin kur nuk menaxhohet në mënyrë adekuate, (ii) është i ndezshëm, koroziv, reaktiv ose toksik, dhe (iii) është klasifikuar si i rezikshëm nga BE-ja.[1]
Ripërdorimi i mbeturinave
RedaktoMe metoda të reja teknologjike për përdorimin e mbeturinave të cila p.sh. si procese udhëheqëse kanë përdorimin e mbeturinave të lëndës së parë dhe asaj ndihmëse, është shumë e lehtë ripërdorimi i mbeturinave në punishte. Kjo vlen edhe për mbeturinat e pa rregullta (të përziera). Ripërdorimi dhe transformimi i mbeturinave në lëndë të përdorshme është detyrë tjetër e ripërdorimit (angl. Recycling= Riciklimi). Në shumicën e rasteve është i mundshëm vetëm një pjesë të përdoret përsëri. Mbeturinat me vlerë shpesh duhet të mblidhen, ndahen e të ruhen ndaras nga mbeturinat tjera. Këto mbeturina me vlerë transportohen në fabrikat përpunuese të mbeturinave si p.sh. të shisheve të qelqta, metaleve. shkritore të hekurit. Këtu është për tu thënë që se cila pjesë e mbeturinave merret si pjesë me vlerë më tepër vendosin faktorët ekonomik të cilët marrin parasysh mbledhjen, ndarjen nga mbeturinat tjera, çmimin e transportit, transformimit dhe deponimit të materialit të transformuar.
Copëtuesi i mbeturinave
RedaktoCopëtuesi i mbeturinave apo imtësuesi i mbeturinave thirren veglat e aparatet e ndryshme elektrike që shërbejnë për imtësimi e mbeturinave e që përdoren për mbeturinat organike, të kuzhinës shtëpiake. Ky mulli i mbeturinave shtëpiake plasohet përfund lavabojës në kuzhinë dhe mund të shërbej edhe për mbeturina tjera (të qelqit, plastikës e kockave) në punishte.[2]
Literaturë
Redakto- Mbeturinat, Paketimet dhe Mjedisi, QRMEQL - Zyra në Kosovë amëza kos.rec.org
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ a b LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT; Në amëzën e KK Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine më 2007.
- ^ Der Grosse Brock Haus, Band 1 - Wiesbaden 1984 ISBN 3-7653-0363-1