Moda është stili dhe zakoni i përhapur ne një kohe te caktuar. Ne kuptimin e saj me te zakonshëm, "moda" përshkruan stilin me te përhapur te veshjes. Shume lloje te modës janë te përhapura ne kultura te ndryshme ne një kohe te caktuar. Por, e rëndësishme është idea qe kursi i dizajnimit dhe i modës ndryshon shume me shpejt se sa vete kultura si e tere. Dizajnuesit ose stilistet e modës krijojnë dhe prodhojne shume artikuj veshjesh.

Termat "ne mode" ose "jo ne mode" janë përdorur për te përshkruar neqoftese dikush apo diçka përshtatet me modën aktuale apo jo edhe aq aktuale, me te përhapur, me popullore, por gjithsesi cdo vend ka moden e vet dhe ne nuk duhet ti gjykojme njerezit per menyren e tyre te te veshurit.

Gjithsesi, ne epokën moderne artikujt e quajtur "jo aq aktuale" mund te përshtaten ne te vërtete me termin "Retro". Moda Retro lejon ndryshime rregullash si për shembull "e vjetra është një e re e papritur", kështu është edhe ne mode. Termi "mode" shpesh përdoret ne një sens pozitiv, si një sinonim i magjepsjes, bukurisë dhe stilit. Ne këtë sens llojet e ndryshme te modës janë një lloj arti popullor, përmes te cilave një kulture mund te ekzaminoje nocionet e saj për bukurinë dhe miresine. Gjithashtu termi "mode" përdoret ndonjehere ne një sens negativ, si një sinonim i trilleve dhe tendencave, dhe materializmit.

Ekzistojnë një numër i madh qytetesh qe njihen si qendra globale te modës ose me mire kryeqytete te modës. Javët e Modës zhvillohen ne këto qytete, ku dizajnuesit ose stilistet i paraqesin audiencës, koleksionet e tyre te reja te veshjeve. Pese qytetet kryesore janë Tokio, Londër, Paris, Milano dhe Nju Jork – këto pese qytete janë te njohura për influencën e madhe ne modën globale dhe janë shtabet e kompanive me te mëdha te modës. Qytete te tjera, duke përfshire Los Anxhelos, Berlin, Rome, Hong Kong, Moske, Madrid, Toronto, Sao Paulo, Melburn, Osaka, Seul, Daegu dhe Singapor gjithashtu zhvillojnë jave te modës dhe njihen çdo vit e me mire.

FUSHAT E MODËS

Redakto

Moda si një dukuri sociale është tepër e zakonte. Ngjitja dhe rënia e modës ka qene e dokumentuar dhe shqyrtuar veçanërisht ne fushat e mëposhtme :

  • Arkitekture, dizajn te brendshëm dhe dizajn te peizazhit
  • Modelet e trupit, veshjet dhe kostumet, kozmetikat, modelet e flokëve dhe stolitë personale
  • Kërcim dhe muzike
  • Format e ndryshme te te folurit, zyrtare dhe jo zyrtare
  • Ekonomi dhe mënyrat e shpenzimit, te studiuara ne sjelljet financiare
  • Argëtim, lojëra, hobi, sporte dhe zbavitje te tjera
  • Rregullat e mirësjelljes
  • Mode bashkëkohore
  • Menaxhim, stile te menaxhimit dhe mënyra te ndryshme te organizimit
  • Politike dhe media, sidomos ne bisedat e inkurajuara dhe te ndikuara nga media
  • Filozofi dhe fe: edhe pse doktrinat e fesë dhe te filozofisë ndryshojnë shume ngadalë, mund te këtë ndryshime te shpejta, me ane te te cilave, fushat e fesë dhe filozofisë shihen si me te rëndësishme dhe me te vlefshme për tu ndjekur e studiuar
  • Rrjete sociale, shpërndarje te perfaqesive dhe praktikave
  • Sociologji dhe kuptimin e veshjes për ndërtimin e identitetit
  • Teknologji, te tilla si zgjedhja e teknikave te programimit kompjuterik
  • "Industri e mikpritjes", psh uniformat e projektuara me porosi për hotele, restorante, kazino, resorta, ne mënyre qe te pasqyrojnë një prone apo një marke

VESHJA (TE VESHURIT)

Redakto

(historia e modës perëndimore) Historianet vëzhgojnë ndryshimet frekuente ne stilin e te veshurit si një zakon tepër i dukshëm perëndimor sidomos ne popullsinë urbane. Ndryshimet ne veshje u zhvilluan shpesh gjate periudhave te ndryshimeve ekonomike dhe sociale, por me pas vazhdoi një periudhe e gjate kohore, pa ndonjë ndryshim te madh. Ne shekullin e 8 Cordoba i Spanjës, Ziryab (një muzikant i shquar i asaj kohe thuhet se solli stilin e sofistikuar te veshjes duke u bazuar ne periudhat ditore apo sezonale te folklorit te vendit te tij dhe ne frymëzimin e tij.

Lindja ne Evrope e zakonit te te ndryshuarit te shpejte dhe te vazhdueshëm te stilit te te veshurit, mund te përcaktohet rreth mesit te shekullit te 14, ne te cilën historianet, duke përfshire James Laver dhe Fernand Braduel, datojnë fillimin e modës perëndimore te veshjes. Manifestimi me shokues ishte një shkurim dhe ngushtim I papritur dhe i theksuar i veshjes se jashtme re burrave (pallto ose pardesy), nga një veshje e gjate deri afër fundit te këmbeve ne një veshje qe zgjatej deri mbi gjunjë ose edhe poshtë vitheve, ndonjehere e kombinuar me një cope (tip shalli) mbi gjoks për te treguar këtë veshje me te madhe. Kjo krijoi veshjen e jashtme mashkullore perëndim ore. Me vone, ne shekullin e ardhshëm, hapat e ndryshimit te modës u përshpejtuan ne mënyre te konsiderueshme dhe moda mashkullore dhe femërore, si ne veshje ashtu edhe ne stilimin e flokëve, u be me komplekse dhe e ndryshueshme me kohen. Moda i bene vajzat te duken ndryshe nga te tjeret

  NODES
Idea 1
idea 1