Neopëremri
Neopëremri përfshin përemra vetorë neologjikë të vetës së tretë "ai", "ajo" dhe "ata/ato". [1] Këto lloje përemrash përdoren nga njerëz të cilët indentifikohen si jobinarë dhe mendojnë se me këto përemra, ata përpiqen të pasqyrojnë identitetin e tyre gjinor në krahasim me përemrat formalisht konvencionalë. [2] [3]
Në gjuhë të ndryshme, neopëremrat përdoren në vend të përemrave vetorë standardë, si "ze/ hir" ose që rrjedhin nga fjalë që përdoren si përemra vetorë, " fae/faer". [4] Sipas matematicienit Majkëll Spivak, neopëremrat si "they" (ata/ato) janë pjesë e një grupi përemrash neutralë në gjuhën angleze. [5]
Një sondazh i realizuar nga The Trevor Project në vitin 2020 zbuloi se 4% e të rinjve të komunitetit LGBT përdornin neopëremra. [6] Nga ana tjetër, nga një sondazh rreth gjinisë në vitin 2023, u raportua se " xe/xem/ xyr " ishin neopëremrat më të njohur të përdorur prej 11% ose 40,375 të anketuarve përmes faqeve Tumblr, Twitter dhe platformave të tjera të medieve sociale. [7]
Historia
RedaktoPëremri vetor ata/ato (they) filloi të përdorej në shekullin 14. Përdorimi i këtij përemri është hasur për herë të parë në poemën e shekullit 14 të Uilliamit "Werewolf". Përemra të tjerë filluan të krijohen nga shekulli i 18-të. Një nga rastet e para të përdorimit të një neopëremri ishte në vitin 1789, kur Ulliam H. Marshalli filloi të përdorte "ou" si një përemër. "Thon" ishte fillimisht një version skocez i "yon" dhe do të thotë "atë". Në vitin 1858, u prezantua si një përemër neutral gjinor nga kompozitori amerikan Charles Crosby Converse. "Ze", një shqiptim anglez neutral gjinor, daton të paktën që prej vitit 1864.
Në 1934-ën, ky përemër u pasqyrua në fjalorin "Merriam-Webster", por që u hoq prej tij në 1961-shin. Në 1911-ën, agjenti i sigurimeve, Fred Pondi, krijoi grupet përemërore "he'er (ataj=atij+ asaj), his'er (asij=asaj + atij) and him'er" (atë), të cilat u propozuan për përdorim në sistemin publik shkollor të Çikagos në 1912-ën, duke ndezur kështu një debat kombëtar në SHBA rreth vendosjes së përemrit "heer" (ataj=atij+ asaj) në fjalorin Funk & Wagnalls në 1913-ën.
Gazeta "The Sacramento Bee" e përdori përemrin neutral "hir" (asij=asaj + atij) për 25 vjet nga vitet 1920 deri në vitet 1940. Në vitin 1970, Meri Orovan krijoi përemrin "co/coself", i cili filloi të përdorej masivisht nga komuniteti "Twin Oaks" në Virxhinia deri në vitin 2011. Në vitin 1996, Kejt Bornstein përdori përemrat "ze/hir" për t'iu referuar një personazhi në romanin "Nearly Roadkill". Në një intervistë të vitit 2006, aktivistja transgjinore, Lesli Feinberg, tha se përemri i preferuar ishte "ze/hir" (bashkë me përemrat vetorë "ajo/ajo" dhe "ai/ai", në varësi të kontekstit): "Më pëlqen përemri neutral gjinor 'ze /hir', pasi është e vështirë të supozohet ndonjëherë gjinia/seksi/seksualiteti i një personi. Fjalori i Oksfordit shtoi njësitë "ze" në 2018-ën dhe "hir"e "zir" në 2019-ën.
Termi "neopëremër" u shfaq rreth viteve 2010.
Përemrat vetvetorë me strukturë emërore
RedaktoKëta lloje përemrash me vlerë kuptimore përemërore dhe struktorë emërore përdoren nga njerëz jobinarë dhe kuir për të shprehur një lidhje shpirtërore apo personale me një koncept të caktuar. Në gjuhën angleze ky lloj përemri ka prejardhje nga emër, që lidhet drejtpërdrejt konceptin, si: flijim ose vetëflijim nga njerëzit që ndiejnë një lidhje me konceptin e flijimit. Ata janë lloje përemrash të krijuara me qëllim që të përdoren si përemër vetvetorë. [8] Shembuj të përemrave vetvetor me strukturë emërore në gjuhën angleze janë: "vamp/vampself" dhe "doll/dollvet". [9] Shembujt e tyre të para i shohim në fillim të viteve 2010 në faqen e internetit Tumblr. [10]
Pranimi
RedaktoKoncepti i neopëremrit është shoqëruar me konflikte dhe debate nga komunitetet cisgjinore dhe transgjinore. Për shumë njerëz, ky koncept është i panjohur dhe i vështirë për t'u përdorur. Disa thonë se përdorimi i neopëremrave, veçanërisht i përemrave vetëvetorë-emër, e bën komunitetin LGBTQ+ qesharak ose vëmendja kushtuar neopëremrave e largon fokusin nga çështje të mëdha e më të rëndësishme, të tilla si: transfobike, ngacmimi, vrasja e njerëzve trans dhe vetëvrasja. Përemrat vetëvetorë-emër janë parë nga disa si të padobishëm dhe të panevojshëm.
Njerëzit që mbështetin përdorimin e neopëremrit shprehen se ata janë në dobi për individët gjinorë për të gjetur "diçka që është krijuar për ta" dhe për njerëzit neurodivergjentë, të cilët luftojnë me identitetin e tyre gjinor. Disa revista dhe gazeta kanë botuar artikuj mbi neopëremrat që në përgjithësi i mbështetin ata, duke dhënë detaje se si t'i përdorin dhe si t'i mbështetin.
Shih gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ Elizabeth Yuko (29 qershor 2021). "Beyond They/Them: What Are Neopronouns?" (në anglisht). Rolling Stone. Arkivuar nga origjinali më 2021-10-17. Marrë më 2021-10-17.
- ^ Samantha Castro. "In Defense of Neopronouns" (në anglisht). Institute for Youth Policy. Arkivuar nga origjinali më 2021-10-17. Marrë më 2021-10-17.
- ^ Tracey Anne Duncan (13 maj 2021). "Neopronouns are the next step in the gender revolution" (në anglisht). Mic. Arkivuar nga origjinali më 2021-10-17. Marrë më 2021-10-17.
- ^ Ezra Marcus (8 prill 2021). "A Guide to Neopronouns". New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-10-17. Marrë më 2021-10-17.
- ^ "How to be an ally to friends who've changed their pronouns". BBC Bitesize (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 2021-10-28. Marrë më 2021-10-19.
- ^ "Pronouns Usage Among LGBTQ Youth". The Trevor Project (në anglisht). 29 korr 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2022. Marrë më 19 shk 2022.
- ^ "Gender Census 2023: Worldwide Report". Gender Census (në anglisht). 2022-08-22. Arkivuar nga origjinali më 2023-06-06. Marrë më 2023-03-21.
- ^ Wallace, Megan (2021-11-09). "Here's what you need to know about neopronouns". Cosmopolitan (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 2021-12-22. Marrë më 2021-12-22.
- ^ Ezra Marcus (8 prill 2021). "A Guide to Neopronouns". New York Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-10-17. Marrë më 2021-10-17.
- ^ Ezra Marcus (21 prill 2021). "What's playful, what's deeply meaningful and what's being mean? A guide to neopronouns" (në anglisht). The Irish Times. Arkivuar nga origjinali më 2021-07-05. Marrë më 2021-10-20.