Neuroshkenca kognitive e muzikës është studimi shkencor i mekanizmave të trurit që përfshihen në proceset njohësemuzikës, duke përfshirë dëgjimin, performimin, kompozimin, leximin, shkrimin, dhe aktivitetet tjera të varura. Ajo është duke u interesuar vazhdimisht edhe për bazat trurore të estetikës dhe emocionit muzikor. Shkencëtarët që punojnë në këtë fushë mund të jenë të trajnuar në neuroshkencë kognitive, neuroanatomi, psikologji, teori muzikore, shkencë kompjuterike, dhe fusha tjera relevante.

Neuroshkenca kognitive e muzikës dallon nga fushat tjera të afërme si psikologjia e muzikës, kognicioni muzikor, dhe muzikologjia kognitive për shkak të mbështetjes së saj në observimet direkte të trurit, duke përdorur teknika si rezonanca magnetike funksionale (fMRI), stimulimi transkranial magnetik (TMS), magnetoensefalografia (MEG), elektroensefalografia (EEG), dhe tomografia e emetimit të pozitroneve (PET).

Shiko edhe

Redakto
  NODES