Offshore leaks është emri i një skandal fiskal. Lindi më 4 mars 2013.

Tax havens 2010 according to OECD and Tax Justice Network
Struktura dhe statistikat e Grupit të “Gourmet Master Co. Ltd.”, më 31 dhjetor 2017, me hyperlinks në Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) Offshore Leaks.
Cf. udhëzimet e përdorimit për këtë SVG interaktive në faqen e përshkrimit të skedës në Wikimedia Commons.

Këtë skandal, më i madh fiskal planetar, është bërë publik nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

ICIJ ka marrë në zotërim mbi 2,5 milionë dosje që tregojnë llogaritë sekrete dhe transaksionet e fshehta të pasanikëve më të mëdhenj të planetit. Në hetim kanë marrë pjesë 86 gazetarë nga e gjithë bota.

Publikimi i të dhënave ka nisur me llogaritë bankare të disa politikanëve francezë.

“Shumë nga bankat e mëdha, përfshirë këtu UBS, Clardien e Deutsche Bank kanë punuar me agresivitet për t’u mundësuar klientëve të tyre ngritjen e kompanive të mbrojtura nga sekreti në Ishujt e Virgjër dhe parajsa të tjera fiskale”, thuhet në të dhënat e para të raportit të konsorciumit investigativ ICIJ.

Mes personave të pajisur me llogari bankare "offshore" janë rreth 4 mijë amerikanë, por edhe oligarkë rusë, biznesmenë nga Lindja e Mesme dhe politikanë nga e gjithë bota.

Nga Rusia figurojnë edhe bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të parë Igor Shuvalov, si dhe menaxherë të lartë të kompanive kontraktore ushtarake dhe të burimeve natyrore.

Referime

Redakto
  NODES
languages 1
mac 1
os 1