Otto Skorzeny
U lind në
Vdiq
Shtetësiaaustriak. Ushtar i afte i Gjermanisë naziste, fitoi fame te madhe gjate Luftës se Dyte Boterore pasi mori pjese ne lirimin e Musolini nga burgosja e tij ne Gran Sasso te Italise (1943)

Biografia

Redakto

Aktiviteti luftarak

Redakto

U anetaresua në partinë naziste austriake në 1930 dhe tetë vite më vonë që pro lidhjes mes Austrisë dhe Rajhut të Trete. Në 1939 arriti në Berlin dhe u përpoq në fillim të hynte në Ushtarake. Duke qene i papërzgjedhshëm, për arsye moshe, në shërbim si pilot gjuetie (rol për të cilin kishte aspirata), braktisi ëndrrat e tij aeronautike dhe hyri në "Leibstandarte Adolf Hitler", duke kaluar vitin më pas në divizionin "Das Reich". Pasi luftoi në Holande e më pas në Francë, në 1941 u transferua në Fronti Oriental, nga i cili u riatdhesua në dhjetor 1942.

Në shërbimet sekrete gjermane

Redakto

prill1943 u destinua në zyrën VI (Skuadra e Mbrojtjes) të RSHA, me detyrën për të organizuar një njësi të vogël komandoje (Grupi i Gjuetisë, Friedenthaler Jagdverbände) me detyre zhvillimin e sjelljes në aksione lufte bazuar në modelin e komandove angleze, e që më pas duhet tu bashkohej reparteve që ekzistonin Brandenburg i Abwehr: misionet e para ne Lindjen e Mesme dhe në Rusi, gjithsesi, dështuan.

Lirimi i Musolinit

Redakto
 
vendi i burgimit te Duces ne Campo Imperatore
 
Pamje e kalimit malor per ne Campo Imperatore
 
Lirimi i Duces ne Gran Sasso
 
nje tjeter imazh i lirimit te Duces ne Gran Sasso
 
Perpara ngritjes me "Lejlekun" pas lirimit

Pas 25 korrikut 1943, Skorzeny u dërgua në Itali nga Himmler me detyrën e bashkëpunimit me gjeneralin Kurt Student, të cilit Hitler i kish besuar detyrën e drejtimit të Operacionit Eiche / Ahu (pra kërkimi i vendit në të cilin Musolini mbahej i burgosur dhe ta lironin). Sipas një rryme mendimi Skorzeny nuk pati ndonjë merite të madhe në lirimin e Musolinit, meqenëse detyrat e tij përfunduan në momentin kur u zbulua burgu i duces në Gran Sasso, i cili u mor me force nga parashutistet. Zyrtarisht ai mori pjesë në operacion (kryer në 12 shtator pikërisht nga parashutistet e Fallschirmjäger-Bataljon), si vëzhgues. Sipas një pikëpamjeje tjetër të fakteve, në të kundërt, Skorzeny pati merite te plote për suksesin e operacionit pasi pati idenë që të merrnin me vete gjeneralin Soleti i cili, u njoh nga karabinierët që mbronin fortesën në Gran Sasso dhe iu kërkoi atyre të mos qëllonin, gjë që mundësoi lirimin e përsosur të duces që në mënyre të pabesueshme ndodhi pa shkëmbim zjarri dhe pa shkrepjen as dhe një armë të vetme. Në fakt Skorzeny arriti të prezantohej tek Musolini për ta lajmëruar që me urdhër të Hitlerit gjermanet kishin ardhur ta lironin pa u përballur me asnjë reagim nga ana e italianeve, krejtësisht të çorientuar nga prania e gjeneralit të karabinierëve Soleti, të cilin kur e pa vete Musolini, i afruar tek dritarja, tha : "Mos qëlloni, nuk e shihni qe gjithçka është ne rregull ? Është një gjeneral italian !".

Gjithsesi Skorzeny shfrytëzoi në maksimum rastin për ti dhëne rendësi vetes : insistoi deri me kërcënime për t'u ngjitur në aparatin e lehte Fieseler Storch që duhej të çonte Musolinin në aeroportin e Praktika Deti, dhe që aty në Gjermani ; Storch-i (aparat fluturues kontrolli që mban vetëm dy persona) rrezikoi shumë duke u ngritur në ajër nga një rrugë në zbritje e shkurtër me peshën e rende të pilotit, të Musolinit trupmadh dhe të kollosit Skorzeny. Gjithsesi oficeri i SS-ve arriti të ishte i pranishëm në të gjitha fotot që iu bënë diktatorit menjëherë pas lirimit dhe, fale tyre, propaganda e Goebbels e ngriti në një fushate përhapjeje të gjere që e bëri protagonistin e operacionit ndaj gjeneralit Student, komandant i parashutisteve. I ngritur në detyre gradaSS-Sturmbannführer dhe dekoruar me Kryqi i Kaloresit, Skorzenyt iu besua komandoja e seksionit S (Operazione Speciale) të Skuadrës se Mbrojtjes.

Operacione te tjera Komandoje

Redakto
 
Skorzeny ne frontin e Oderit ne shkurt 1945.

prill 1944 bashkëpunoi me Himmlerin në planifikimin e operacionit, që më pas dështoi, kryer nga'SS- Batalioni - Fallschirmjäger 500 për kapjen e Titos. Arriti të dilte serish në pah si pasoje e dështimit të atentatvon Stauffenberg ndaj Hitler20 korrik 1944, kur organizoi një njësi speciale të SS-ve që në Berlin filloi represionin.

tetor, me një tjetër manovër, grabiti në Budapest djalin e mbretit të Hungarisë, admiralin Horthy, duke pushtuar selinë e mbretërisë hungareze dhe duke penguar këtë te fundit të nënshkruante një marrëveshje për armëpushim me forcat sovjetike. Për këtë sukses më 22 tetor, në Rastenburg, u ngrit në detyrën e Komandant major i SS-ve, SS-Obersturmbannführer dhe i ngarkuar me detyra në operacionin Wacht am Rhein (Roja në Ren) Ofensiva e Ardeneve, për pushtimin e urave Amay, Huy dhe Ardenne, në lumin Mosa (Operacioni Greif), me një njësi të organizuar dhe drejtuar nga ai vete, Panzerbrigada 150, që përmbante në rangjet e veta edhe ushtare gjermane në uniforme amerikane të rekrutuar nga rangjet e marinës tregtare, të cilët dinin të flisnin gjuhenAngleze me theksin dhe të folurën Yankee.

Kapja dhe procesi

Redakto

U kap në maj1945 nga amerikanet, por më pas u lirua nga akuzat në (1947) për krime lufte. Procesi i aleateve e bazonte akuzën ndaj tij kryesisht mbi përdorimin e paligjshëm në luftë të uniformave armike gjatë Operacionit Greif. Mbrojtja u bazua mbi nevojën e përdorimit të uniformave të armikut për t'iu afruar këtij të fundit, dhe hedhjen e këtyre pas përdorimit dhe fillimit të luftimit.

Në mbështetje të kësaj, u vërtetua që një gjë e tillë ishte kryer edhe nga aleatet : ne Hungari ishin zëne rob oficere britanike me uniforma gjermane dhe nuk ishin pushkatuar, dhe të njehjen gjë kishin bere amerikanet në Aachen.

Mbi përdorimin e maskimeve dhe kartave të identitetit të armikut nga ana e amerikaneve dëshmoi në proces edhe një oficer anglez, komandanti Forrest Yeo-Thomas, me një gejst kalorësiak të kryer rrallehere pas luftës : një anglez që vinte të dëshmonte pro një gjermani, një ish-armik, kjo gjë i dha gjallëri të madhe procesit dhe një tension të dukshëm gjithë zhvillimit të tij. Thomas pohoi në fakt që anglezet jo vetëm kishin përdorur maskime uniformash por edhe distinktivë të armikut, armët e armikut, dokumente të rreme, gjithçka me një qellim : fitimi i luftës dhe, tekstualisht, "eliminimi i njeri-tjetrit".

Skorzeny u çlirua nga akuzat dhe, edhe pse formalisht u mbajt ne Austri, u arratis kollaj ne Spanja, e qeverisur në atë kohe nga caudillo Francisco Franco, të cilin Skorzeny e mbështeste.

Aktiviteti pas vitit 1947

Redakto

Supozohet se Skorzeny ka marre pjesë aktive në organizimin e arratisjes se ish ushtareve të SS-ve nga Gjermania brenda të ashtuquajturës organizate Merimanga, e ngjashme në objektiva me organizaten Odessa, por sigurisht meqenëse organizata vete kishte natyre sekrete njihen vetëm të dhëna të pjesshme.

Sipas disa dëshmive (nder të cilat ajo e Adriano Montit, bashkëpunëtore i Junio Valerio Borghese në grushtin e shtetit) ka qene dhe promovues i organizatës Geleme, një degë e shërbimeve sekret gjermane gjatë luftës, e futur më vonë nder organizatat e inteligjencës në mbështetje të CIA-s. I ka përmendur vete Montit emrin e Giulio Andreottit si "garant politico" i grushtit të shtetit në Borghese.

Bibliografia

Redakto

Shkrojti autobiografinë e tij në fund të viteve vitet 60', titulluar "Lebe Gefahrlich". Doli në Itali në 1970 për Edicionet e Borghesit me titullin "Te jetosh me rrezikun".

 
Arti & Kultura: Animim · Film · Letërsi · Muzikë · Serial · Strip
 
Biologjia: Mjekësi
 
Gjeografia: Gjeografi · Kosovë · ShBA · Shqipëri · Maqedoni · Greqi
 
Sporti: Sport
 
Teknologjia: Informatikë · Elektronikë  · Teknologji
 
Shkenca: Fizikë, Matematikë
  NODES
Done 1
eth 3
orte 1