Përemri
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Përemri është klasë e ndryshueshme i cili zëvendëson emrin dhe e shmang përsëritjen e emrit në fjali. Gjithsej kemi shtatë lloje përemrash dhe ato janë:përemrat pronor,përemrat vetorë, përemrat dëftorë, përemrat pyetës, përemrat lidhorë, përemra të pacaktuar dhe përemra vetvetor .
Përemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që tregon në mënyrë të përgjithshme, pa i emërtuar emra frymorë, sende, tipare ose sasi të pacaktuara. Kuptim konkret përemri merr në kontekst, në kushtet e ligjërimit të lidhur. Përemrat përbëjnë kështu një klasë korrelative me emrat dhe mbiemrat, në ndonjë rast edhe me numërorët. Përemrat ndonjëherë merren me një kuptim më të gjerë duke u përfshirë në to dhe ndajfoljet përemërore. Karakteristikë për përemrat është funksioni tregues e jo emërtues. Ndryshe nga pjesët e tjera emërtuese, përemrat nuk kanë një kuptim të qëndrueshëm, të përcaktuar qartë. Përemrat janë kategori mjaft heterogjene, si nga ana morfologjike, ashtu edhe nga ana sintaksore. Ato zakonisht kanë po ato funksione sintaksore si edhe disa pjesë të tjera të ligjëratës, madje shpesh dhe po ato kategori gramatikore si ato. Në përgjithësi është e vështirë që t'u gjendet një veçori e përbashkët gramatikore. Ata i bashkon në një pjesë më vete të ligjëratës kryesisht kuptimi i përgjithshëm kategorial i të treguarit.
Përemra quhen fjalët që përdorim në vend të emrave, mbiemrave ose numërorëve.
Llojet e përemrave
RedaktoKemi shtatë lloje të përemrave:
- Përemrat pronorë: im, e, tu, i, saj, etj
- Përemrat pyetës: kush, cili, cila, etj
- Përemrat dëftorë: ky, kjo, ai, ajo, kur shoqërohen me emër ose ndajfolje
- Përemrat vetorë: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato
- Përemrat lidhorë: që, i cili, e cila, të cilat, etj
- Përemrat e pacaktuar: dikush, askush, ndonjë, etj
- Përemrat vetëvetor: veten, vetveten
Përemrat pronorë
RedaktoFjalët që tregojnë I kujt është një send, pra, pronarin janë përemra pronorë, p.sh. "E kujt është kjo shtëpi? Imja." Përemrat pronorë përdoren më vete dhe si përcaktues të emrit.
Vëllai im (përcaktues i emrit) është më i madh se i yti (më vete).
Një torturë e panjohur për trupin tim (përcaktues i emrit).
Përemrat pronorë kur përdoren më vete, marrin mbaresat-i (ata të gjinisë mashkullore) dhe –a (ata të gjinisë femërore):
Veta e parë:imi, imja, yni, jona.
Veta e dytë:yti, jotja, juaji, juaja.
Veta e tretë:i tiji, e tija, i saji, e saja, i tyre, e tyrja.
Në shumës marrin mbaresën –t(ë)dhe disa edhe nyjën e përparme të:
Veta e parë : të mitë, të miat, tanët, tonat.
Veta e dytë : të tutë, të tuat, tuajt, tuajat.
Veta e tretë : të tijtë, të tijat, të sajtë, të sajat, të tyret.
Përemrat pronorë kanë kategorinë gramatikore të vetës, të gjinisë, të numrit dhe të rasës.
Përemrat pronorë kanë dy lakime të veçanta: kur përdoren më vete dhe kur përdoren si përcaktues të emrit.
Anita ështe shoqe e ngushtë me Norën, Rinën dhe Rinesën. Ajo - zëvendësim me fjalën anita (përemer vetor).
Përemrat dëftorë tregojnë frymorë, sende a tipare pranë ose larg folsit. Përemrat ky, kjo shërbejnë për të treguar sende a frymorë që ndodhen afër folësit,ndërsa përemrat i atillë, aty, atje tregojnë sende a frymorë që ndodhen larg folësit.Përemrat dëftorë përdoren të pashoqëruar me emrin. Përemrat ai,ajo,ata,ato përdoren si përemra vetorë dhe si përemra dëftorë.
Përemri pyetës përdoret për të pyetur frymorë a sende për tiparet e tyre. Ato jane dy llojësh: të ndryshueshëm: kush, cili, i sati,sa dhe të pandryshueshëm: çfarë,ç",se.