Partenoni është tempull i ndërtuar për nder të hyjneshës Athina, hyjnesha mbrojtëse e qytetit të Athinës. U krijua si rezultat i bashkëpunimit të arkitektëve dhe skulptorëve të rëndësishëm në mesin e shekullit V para erës së re. Koha e ndërtimit të tij përkon me planet ambicioze për zgjerimin e Athinës dhe prestigjin politik që vijoi ndaj aleatëve të saj gjatë periudhës së Hegjemonisë Athinase në Greqinë e Lashtë. Arkitektët e Parthenonit ishin Iktini dhe Kalikrati.

Partenoni
Partenoni më 1978
Informacion i përgjithshëm
Dimensions
Other dimensionsCella: 29.8 by 19.2 m (98 by 63 ft)
Technical details
MaterialPentelic Marble[1]
Size69.5 by 30.9 m (228 by 101 ft)
Floor area238 ft. long by 111 ft. wide [2]
Projektimi dhe ndërtimi
Other designersFidia (skulptor)
Rikonstruksioni i Akropolit dhe Areopagu në Athinë, Leo von Klenze, 1846

Etimologjia

Redakto

Fjala e lashtë greke për παρθενών (virgjërore) nënkuptonte kthinën ose dhomën e një gruaje të pamartuar (virgjëreshë) në një shtëpi. Në rastin e Partenonit duket se fillimisht është përdorur vetëm për një dhomë të tempullit. [4] Përbën çështje debati se cila dhomë ishte dhe si e mori emrin. Fjalori greqisht - anglisht Liddell-Scott-Jones thotë se kjo dhomë ishte në anën perëndimore të Partenonit. Jamauri D. Green argumenton se Partenoni ishte vendi ku statujës së Athinës i vishnin mantelin arreforet, një grup prej katër vajzash të zgjedhura për t'i shërbyer qytetit të tyre çdo vit gjatë veprimtarive panathinase.[5] Christopher Pelling argumenton se Virgjëresha Athina mund të ketë qenë një kult i veçantë i Athinës, i lidhur ngushtë, megjithëse jo identik, me atë të Palladës Athina.[6] Sipas kësaj teorie, emri i Partenonit do të thotë "tempull i perëndeshës së virgjër" dhe i referohet adhurimit të Virgjëreshës Athina, që ishte e lidhur me tempullin. Emërtimi "παρθένος" ("e virgjër"), origjina e të cilit nuk është e qartë, [7] do të thotë "grua e pastër dhe e pamartuar" [8] dhe është përdorur kryesisht për Artemisën, perëndeshën e kafshëve të egra, gjuetinë, natyrën dhe për Athinën, perëndeshën e strategjisë dhe taktikave, zejtarisë dhe praktikës.[9] Është sugjeruar gjithashtu që emri i tempullit vjen nga virgjëreshat, sakrifica e të cilave siguroi sigurinë e qytetit. [10]

Burimi i parë në të cilin e gjithë ndërtesa karakterizohet si Partenoni është një tekst nga oratori Demosten, i shekullit të 4 para erës së re. Në dokumentet e shekullit V para erës së re ndërtesa u referua si "tempulli" . Arkitektët Iktin dhe Kalikrat duket se i janë referuar ndërtesës së quajtur "Hekatompedos" në traktatin e tyre të humbur mbi arkitekturën Athinase, [11] dhe që prej shekullit IV, ndërtesa përmendet si "Hekatompedos" ose "Hekatompedon" si dhe si "Partenoni" . Në shekullin I pas erës së re Plutarku iu referua ndërtesës duke përdorur emrin "Partenoni Hekatomped". [12]

Meqenëse Partenoni i ishte kushtuar Athinës, nganjëherë referohej si Tempulli i Minervës, emri romak për Athinën, veçanërisht në shekullin XIX.

Monumenti

Redakto

Partenoni përbën monumentin më të shkëlqyer të shtetit athinas dhe kolofonin e stilit dorik. Ndërtimi i tij filloi më 448/7 para erës së re dhe përurimi u bë më 438 para erës së re në Lojërat e Mëdha Panathinase, ndërsa zbukurimi skulpturor përfundoi më 433/2 para erës së re. Sipas burimeve, arkitektët që punuan ishin Iktini, Kalikrati dhe ndoshta edhe Fidia, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për zbukurimin skulpturor. Ai është një nga tempujt e paktë grekë krejt prej mermeri dhe i vetmi tempel dorik me të gjitha metopat e tij në reliev. Shumë pjesë të zbukurimit skulpturor, të epistilit dhe paneleve të tavanit ishin pikturuar në të kuqe, blu dhe ngjyrë ari. Përdorej mermeri i Pentelit, përveç shtyllës, e cila ishte bërë prej guri gëlqeror. Krahu kishte 8 kolona në gjerësi dhe 17 në gjatësi. Vendosja e kolonave është jashtëzakonisht e dendur me një raport të diametrit të kolonës në lartësinë e kolonës prej 1: 2.25 (khs. raportin 1: 2.32 në tempullin e Zeusit në Olimpia dhe 1:2.65 në tempullin e Apajas në Egjinë). Në anët e ngushta kishte një rresht të dytë me 6 kolona që krijonin iluzionin e një tempulli të dyfishtë. Një veçori tjetër ishte ekzistenca e një frizi që rrethonte naosin në të gjithë gjatësinë e tij dhe është ndoshta më i dukshmi prej ndikimeve jonike. Metopat në anën lindore përshkruajnë Betejën e Gjigandëve. Në pjesën peëndimore shfaqet Amazona në pjese4n jugore Lufta e Centaurëve dhe në veri skena nga Lufta e Trojës.

 
Pjesë të frizit të hequr nga Lord Elgin.
 
Planimetria e Partenonit.

Partenoni në histori

Redakto
 
ProjektiRestaurimi i Parthenonit nga veriperëndimi.

Rrjedha historike e Partenonit ndjek atë të Akropolit si një e tërë, edhe pse shumica e dëshmive përqendrohen në monumentin hijerëndë qendror. Tempulli i Athinasë në Akropol është përmendur tashmë nga Homeri në shekullin VIII para erës së re. Tempulli më i vjetër arkeologjikisht i konfirmuar është një tempull poroz i Palladës Athina, themelet e të cilit u gjetën midis Erektionit dhe Partenonit të mëvonshëm dhe tani janë të mbuluara. Ky tempull daton më së voni rreth vitit 525 para erës së re. Sidoqoftë, ekziston gjithashtu mendimi se atëherë vetëm superstruktura e saj u riparua dhe se vetë themelet i përkasin një faze të hershme, rreth vitit 570 para erës së re. Ky tempull u shkatërrua më 480 para erës së re nga persët. Por më 454 para erës së re arka e Aleancës Athinase u transferua në naosin e këtij tempulli nga Delosi, kështu që ai duhet të ishte riparuar dhe finksiononte. Se kur përfundoi plotësiht ky tempull, nuk dihet. Referencat ndaj burimeve interpretohen si tregues se ai ishte ende në përdorim më 406/5 para erës së re. Pausania, megjithatë, nuk e përmend atë në përshkrimin e tij të Akropolit në shek. II të erës së re.

Sipas një teorie të diskutueshme, një tempull i Virgjëreshës Athina në vend të Partenonit klasik bashkëjetoi me tempullin e Palladës Athina që nga viti 560 para erës së re (i ashtuquajtur Hekatompedi ose Partenoni i Parë ose Para-Partenoni). Në çdo rast, menjëherë pas betejës së Maratonës, Partenoni (Para-Partenoni I) fillon të ndërtohet në 490 para erës së re, por ai mbeti i papërfunduar, deri në lartësinë e disa rruazave të kolonave të tij. 480-479 para erës së re, shkatërruar nga persët së bashku me monumentet e tjera të Akropolit. Pas kthimit të athinasve në qytet, rruazat e tempullit të shkatërruar u përdorën si material ndërtimi në murin verior të Akropolit, ku ata janë edhe sot të dukshëm nga shkëmbi nga ana e rrugës Athinas dhe nga Monastiraki.

Menjëherë më pas, Kimoni i ngarkoi ndërtimin e një Partenoni të dytë arkitektit Kalikrat (Para-Partenoni II). Edhe ky projekt, megjithatë, mbeti i papërfunduar me vdekjen e Kimonit më 450 para erës së re. Më 447/6 para erës së re fillon, sipas burimeve, nxjerrja e mermerit për një Partenon të ri, më të madh, ai që më në fund do të përfundojë në kuadrin e programit të ndërtimit të Perikliut për Athinën.

Partenoni mbeti i paprekur deri në epokën maqedonase. Mandej, pas Granikut, mburojat e arta, plaçka e fitores së Aleksandrit, u varën si trofe në Partenon. Shkatërrimet e para filluan gjatë mbretërimit të Laharit, i cili u emërua tiran i Athinës nga Kasandri, sipas rrëfimit të Pausanias. Ai mori mburojat nga Partenoni, arin dhe zbukurimet nga statuja e fildishtë e Athinës. Muri i pasmë i tempullit u shkatërrua gjithashtu kur Dimitër Rrethuesi e përdori atë si strehimin e tij personal.

Në kohën romake nuk regjistrohen ndryshime në Partenon, i cili vazhdon të ruajë fizionominë dhe shkëlqimin e tij edhe në shekujt post-kristianë, megjithëse gjatë sundimit të Justinianit procesioni i Lojërave Panathinase nuk ngjitej më në Partenon dhe çdo adhurim privat ose publik ishte fashitur. sipas oratorit latin Claudius Mammertino të shek IV të erës së re.

Periudha bizantine / e krishterë

Redakto
 
Hagiografitë bizantine brenda Parthenonit, pasi ato ishin të dukshme në fund të shekullit të 19-të. Kopjuar nga Marquis de Bute (1885) dhe botuar nga NHJ Westlake në 1888. [13]

Shndërrimi i parë i tempullit në një kishë të krishterë të Shën Sofisë u bë në kohën bizantine, por nuk dihet saktësisht kur ndodhi kjo. Një burim jep treguesin se në 486 pas erës së re statuja e kultit të Athinasë ishte hequr nga tempulli dhe ishte transportuar në shtëpinë e priftit Proklos, pranë Akropolit. Sidoqoftë, nuk është e nevojshme që ndërtesa të shndërrohet menjëherë në një kishë të krishterë. Gjetjet arkeologjike tregojnë se nga mesi i shekullit VI tashmë ishte bërë shndërrimi në kishë. Ky shndërrim solli gjithashtu ndërhyrje të ndryshme arkitektonike në ndërtesën klasike. Ndër të tjera, tek para-tempulli (pro-naos) u shtua edhe apsida (harku) i shenjtërores dhe brenda u ndërtua një pagëzore. Nga këto shndërrime më 1877, sipas Burnouf-it, nuk kishte veç disa mbetje pikturash murale dhe disa mbishkrime të gdhendura nëpër mure dhe kolona. Gjatë shndërrimit në kishë, aetomat nuk u vandalizuan, megjithëse ato përmbanin skena fort fetare dhe adhurimi me Athinanë, Poseidonin dhe figura të tjera mitologjike. Në fakt, ky është rasti i vetëm i një tempulli antik, aetomat e të cilit janë ruajtur deri në kohët moderne. Disa skulptura u zhgdhendën për arsye praktike ose për arsye të tjera në kohë të panjohura. Shkatërrime u shkaktuan gjithashtu nga Morosini kur ai u përpoq të hiqte disa skulptura më 1687-88. [14]

Gjatë sundimit latin, zona përreth Partenonit u bë rezidenca e zotit të parë latin të Athinës, Otto de la Ross, ndërsa Akropoli u bë selia e baronit latin dhe qendra e jetës historike të qytetit, në një pikë ku Athina tani njihet si Castellum Athenarum . Partenoni i atribuohet kishës romake dhe bëhet një tempull latin, i nderuar në emër të Virgjëreshës. Një kullë këmbane u shtua në cepin jugperëndimor, e cila u bë minare gjatë pushtimit turk. Gjatë pushtimit venecian, nuk ndodhi asnjë ndryshim tek monument.

Nga historitë e udhëtarëve të mëvonshëm, të tillë si noteri italian Nicola Martoni, i cili vizitoi Akropolin më 1395 ose Qiriaku i Ankonës, i cili udhëtoi më 1436 në Athinë, kemi dy përshkrime të Partenonit të krishterë. Shprehësi i parë i ideologjisë mesjetare pyet veten se si është e mundur që të ketë qenë ndërtuar një ndërtesë kaq e madhe, ndërsa i dyti, përfaqësues i Rilindjes Italiane, përqendrohet në bukurinë e monumenteve antike.

Gjatë pushtimit turk, Akropoli ra në duart e turqve më 1458, kur u vizitua nga Muhameti II Pushtuesi. Shkëmbi i shenjtë u bë i njohur si Atina Kalesi, që do të thotë kala e Athinës. Gjatë shekullit XVII Partenoni tani është një xhami dhe ka një minare, e cila u shkatërrua në 1687 . Sidoqoftë, një xhami që nuk i plotësonte standardet e fesë Islame dhe prandaj nuk u bë kurrë xhami e myslimanëve.

Dëmtimet

Redakto

Gjatë fushatës së Francesco Morosinit kundër Athinës në 1687, Partenoni pësoi goditjen më të madhe natën e 26 shtatorit, kur një predhë hodhi në erë depon me barut që kishte instaluar Ali Aga, komandanti i kalasë në tempull.[15]

Thomas Bruce

Redakto

Pjesa më e madhe e tempullit në lindje të tij u shemb. Qysh atëherë derisa monumenti iu dorëzua arkeologjisë dhe shtetit të ri grek në vitet 1830, ai u plaçkit sistematikisht nga Thomas Bruce në fillim të shekullit XIX, i cili preu dhe shkëputi një numër të madh skulpturash dhe mermeresh midis viteve 1801 dhe 1803. Vlen të përmendet se skulpturat rrezikoheshin për të humbur përgjithmonë, ndërsa anija që i transportonte në Angli u fundos jashtë Kytherës, ndërsa kutitë u nxorën nga zhytësit prej Kalymnos.[16] [17] [18] Duke u kthyer në Angli, Bruce përfundimisht i shiti shumicën e tyre në Muzeun Britanik, ku ato ndodhen edhe sot e kësaj dite. Ka edhe skulptura që kanë përfunduar në Louvre në Paris, si dhe në Kopenhagë dhe gjetkë, ndërsa në Muzeun e ri të Akropolit në Athinë janë vendosur më shumë se gjysma, [19] dhe pak mbeten në vetë ndërtesën e Partenonit. Që nga viti 1983, qeveria greke, duke filluar përmes Ministres së Kulturës të asaj kohe Melina Merkuri, ka filluar një fushatë për kthimin përfundimtar të skulpturave në Greqi. Muzeu Britanik vazhdimisht ka refuzuar kthimin e skulpturave, [20] ndërsa qeveritë e njëpasnjëshme të Mbretërisë së Bashkuar ngurojnë ta detyrojnë muzeun t'i kthejë (pasi ata pretendojnë se për këtë duhet miratuar një ligj i posaçëm), por përpjekjet për t'u kthyer vazhdojnë. [21]

Të tjera

Redakto

Ndërtesa gjithashtu ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë Revolucionit Grek të vitit1821, gjatë rrethimit të shkëmbit nga Qytahi Beu.

Kuptimet dhe simbolikat e monumentit

Redakto

Partenoni është një nga monumentet më të njohura në botë. Sipas pikëpamjes mbizotëruese, interesi i sotëm për monumentin u shfaq qysh gjatë Iluminizmit Evropian të shekullit XVIII, dhe ai admirohet si një simbol i vlerave universale dhe të qëndrueshme të përsosmërisë, demokracisë, artit etj. Në Greqi gjithashtu ka një vend të veçantë në ndjenjën kombëtare, si vetë monumenti ashtu edhe skulpturat që janë hequr prej tij dhe janë ekspozuar në Muzeun Britanik. [22] Sipas Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s, Partenoni është përfshirë në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Botërore që më 11 shtatori 1987 si pjesë e kompleksit më të gjerë të monumenteve. Sidoqoftë, nuk është regjistrimi në një listë zyrtare çka e bën Partenonin pjesë të trashëgimisë kulturore. Si një projekt material është dëshmia më e besueshme e një kulture të përparuar teknologjikisht dhe estetikisht, e cila ka ndikuar ndjeshëm zhvillimin e botës moderne Perëndimore.

Në epoka dhe shoqëri të ndryshme një vlerë e lartë, simbolike, politike, fetare ose tjetër, i atribuohej Partenonit ose skulpturave të tij. Për shembull, kur relievet e "lordit Elgin" mbërritën në Londër më 1807, ato u ngarkuan me kuptime të reja ndërsa u bënë qendra e polemikave për vlerën e artit në shoqëri. Disa artistë britanikë i vlerësuan ato si një shkollë të re arti. Të tjerët e lidhën atë me fitoren e Britanisë mbi Napoleonin, i cili gjithashtu kishte sjellë skulptura romake nga Parisi në Itali. [23] Në kohët moderne disa e konsiderojnë atë një simbol të demokracisë.[24] [25] Sidoqoftë, ka pak ose aspak prova që në lashtësi kjo rëndësi i kushtohej monumentit, ose se ishte më madhështore se ndërtesat e tjera në Greqi dhe në Mesdhe. Lidhjet e tij simbolike me demokracinë nuk ishin të forta. Për shumicën e athinasve dhe vizitorëve, tempulli duhet të ketë pasqyruar lavdinë e hyjneshës dhe qytetit të saj, që nga origjina e tij mitike dhe pavarësisht nga shteti. [26] Në kundërshtim me besimin popullor, profesori bizantin Antonis Kaldelis, vë në dukje degradimin ose mosveprimin e qëllimshëm të historisë bizantine të Partenonit dhe hopin historiografik nga antikiteti në Rilindje. Ai beson se ky rrëfim modern (pasiluminist) buron nga ideologjitë evropiane dhe se dikur i shërbeu ekspansionizmit evropian dhe perceptimeve negative për Jugun dhe Mesjetën. Me të, evropianët dhe organet ideologjike të iluminizmit arritën një përvetësim ideologjik të Partenonit, duke vënë në shënjestër Bizantin dhe trashëgimtarët e tij ortodoksë dhe duke u shfaqur si përfituesit e e ligjshëm të monumenteve </ref>.

Restaurimi

Redakto

Më 1975, qeveria greke nisi një përpjekje të koordinuar për të restauruar Partenonin dhe ndërtesat e tjera të Akropolit. Pas një vonese, në 1983 u krijua Komisioni për Ruajtjen e Monumenteve të Akropolit. [27] Ky projekt më vonë tërhoqi ndihmën financiare dhe teknike nga Bashkimi Evropian. Një komitet arkeologjik dokumentoi plotësisht çdo objekt në vend, dhe arkitektët, të ndihmuar nga modelet kompjuterike, verifikuan vendndodhjet e tyre origjinale. Skulptura veçanërisht të rëndësishme dhe të brishta u transferuan në Muzeun e Akropolit . Një vinç u instalua në vend për të zhvendosjen e copave të mermerit. Vinçi është projektuar për t'u palosur nën çati kur nuk përdoret. Në disa raste, restaurimet e mëparshme kanë qenë të pasakta. Këto u çmontuan dhe filloi një proces i kujdesshëm restaurimi.[28] Fillimisht, shumë copa mermeri u mbajtën së bashku nga kunjat e hekurta të zgjatur në formë H, të mbuluara plotësisht me plumb, i cili mbron hekurin nga gërryerja. Kunjat stabilizuese që u instaluan në shekullin XIX nuk kishin një përmbajtje të lartë plumbi dhe kështu u gërryen. Meqenëse produkti i gërryerjes (ndryshku) është i shtrirë, ky zgjerim shkaktoi dëme shtesë duke krijuar çarje në mermer. [29]

Fotografi

Redakto

Shih gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Sakoulas, Thomas. "The Parthenon". Ancient-Greece.org. Marrë më 15 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wilson, Benjamin Franklin (1920). Partenoni në Athinë, Greqi dhe në Nashville, Tennessee. Nashville, Tennessee: Stephen Hutcheson and the Online Distributed. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2021. Marrë më 6 qershor 2021. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ Penprase, Bryan E. (2010). The Power of Stars: How Celestial Observations Have Shaped Civilization. Springer Science & Business Media. fq. 221. ISBN 978-1-4419-6803-6. Marrë më 8 mars 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, παρθεν-ών". www.perseus.tufts.edu. Marrë më 2016-05-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hurwitt, Jeffrey (2000). The Athenian Acropolis: History, Mythology, and Archeology from the Neolithic Era to the Present. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 161-163. ISBN 0-521-42834-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Pelling, Christopher (1997). Tragedy and Religion: Constructs and Readings. Greek Tragedy and the Historian. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 169. ISBN 0-19-814987-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Online Etymology Dictionary". www.etymonline.com. Marrë më 2016-05-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, παρθένος". www.perseus.tufts.edu. Marrë më 2016-05-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Frazer, Sir James George (1998). "The King of the Woods". The Golden Bough: A Study in Magic and Religion. Oxford: Oxford University Press. fq. 18. ISBN 0-19-283541-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Whitley, James (2001). "The Archaeology of Democracy: Classical Athens". The Archaeology of Ancient Greece. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 352. ISBN 0-521-62733-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Αρποκρατίων
  12. ^ "Πλούταρχος, «Περικλής», κεφάλαιο 13, παράγραφος 4". www.perseus.tufts.edu. Marrë më 2016-05-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Westlake N.H.J., "On some Ancient Paintings in churches of Athens", Archaeologia, vol. LI, Plate VI, London, 1888
  14. ^ Καλδέλλης, σ. 80-83
  15. ^ «Ç'bëhej ne Athine gjate Pushtimit Turk?» από sakketosaggelos.gr. Botuar më 26.09.2012. [https://web.archive.org/web/20180616100146/https://www.sakketosaggelos.gr/Article/3150/ Arkivuar më 16.06.2018. Vizituar më 16.06.2018.
  16. ^ "Κατάδυση στο πλοίο του Έλγιν «Μέντωρ», που βούλιαξε μαζί με τα κλεμμένα γλυπτά του Παρθενώνα. Εντυπωσιακές φωτογραφίες από τα ευρήματα - ΜΗΧΑΝΗ ΤΟΥ ΧΡΟΝΟΥ". ΜΗΧΑΝΗ ΤΟΥ ΧΡΟΝΟΥ (në greqisht). 2014-10-25. Marrë më 2016-06-11.
  17. ^ "Ο λόρδος Ελγιν και το ναυάγιο του «Μέντορα»". www.protothema.gr. Marrë më 2016-06-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Νέα ευρήματα από το ναυάγιο του «Μέντορα» στα Κύθηρα [ΦΩΤΟΓΡΑΦΙΕΣ]". TVXS - TV Χωρίς Σύνορα. Marrë më 2016-06-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Greek Premier Says New Acropolis Museum to Boost Bid for Parthenon Sculptures Arkivuar 21 shkurt 2007 tek Wayback Machine, International Herald Tribune
  20. ^ "The Parthenon Sculptures: The Position of the British Museum Truistees and Common Misconceptions". The British Museum. Marrë më 18 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Talks Due on Elgin Marbles Return, BBC News
  22. ^ Jenkins Ian Dennis, "The Parthenon Sculptures" Harvard University Press, 2007, σ. 13, 14
  23. ^ Jenkins I.D. σ. 15, 16
  24. ^ Jenkins, σ. 13
  25. ^ L. Koniordou: «…Partenoni nuk eshte nje monument i çfarëdoshem…», Nautemporiki, 15 shkurt 2017
  26. ^ Kaldelis, f. 36-38
  27. ^ Lambrinou, Lena (2009). "Parthenon of Athens: A Challenge Throughout History" (PDF). State of the Art. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2008-10-03. Marrë më 29-05-2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  28. ^ Papakonstantinou, E.; Panou, A. (tetor 2007). Franzikinaki K., Tsimeraki Anthi, Frantzi G. "The Surface Conservation Project of the Acropolis Monuments: Studies and Interventions" (PDF). XXI International CIPA Symposium. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2009. Marrë më 29-05-2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  29. ^ "Unlocking Mysteries of the Parthenon". Smithsonian. Marrë më 2016-05-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografi e rekomanduar

Redakto
  • Grup autorësh (redaktuar nga P. Tournikiotis) , Parthenoni dhe rrezatimi i tij në vitet e fundit, (greqisht) botuar nga Melissa, 1994 (ISBN 960-204-020-3)
  • Manolis Korres, NGA PENTELI TEK PARTENONI, (greqisht) botuar nga Melissa, 1993 (ISBN: 960-204-018-1)
  • Giannopoulos Ioannis. etj., Hyrje në kulturën greke, (greqisht) EAP (Patra 2000).
  • Drandakis Pavlos, Enciklopedia e Madhe Greke, (greqisht) Feniksi (Athina, pa vit bottini )
  • Larousse Historia e Artit, vëllimi 1, Bibliorama (Athinë 1994).
  • Filippidis D., Artet Pamore Greke, Pasqyrë e Arkitekturës Greke dhe Planifikimit Urban, (greqisht) EAP (Patra 2001).
  • Mastoraki Androniki, Neoklasicizmi në Greqi të shekullit të 19-të dhe 20-të, (greqisht) shkurt 2003.
  • Werner Blaser - Monica Stucky, Vizatime të Ndërtesave të Mëdha, Birkhauser Verlag (Boston, 1983).
  • G. Gruben, Griechische Tempel und Heiligtümer, botimi V, Hirmer: München 1996/2001, f. 173-190.
  • François Queyrel, Le Parthénon, Një monument në histori, Bartillat, Paris 2008 ( ISBN 978-2-84100-435-5 ).

Lidhje të jashtme

Redakto
  WikiFjalori: Partenoni – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë
  NODES
HOME 1
Intern 3
languages 1
mac 2
Note 1
os 82
todo 1
web 11