Pjeshka
Pjeshka (lat. Prunus persica), është një pemë që bën pjesë në familjen e Rosaceae. Kjo lloj peme ka shumë nënlloje që njihen kryesisht me emrin pjeshkë apo nektarinë (lëvorja e frutit pa push) po ashtu edhe frutat përkatëse.
Pjeshka
|
Nënllojet dhe varietetet
RedaktoKa qindra kultivarë të ndryshëm të pjeshkës. Një nga ndarjet që mund të bëhet midis këtyre kultivarëve është ai midis atyre që kanë farën të ndarë nga tuli i frutit dhe atyre që e kanë farën të lidhur me frutin.
Nektarina
RedaktoVarieteti P. persica var. nucipersica (ose var. nectarina) që njihet me emrin nektarina është me lëkurën e frutit pa push. Edhe pse varietete të të njëjtit lloj, nektarina dhe pjeshka në tregëtim trajtohen si të veçanta.
Nryshimi në lëkurën e frutit krijohet nga një ndryshim i vetëm gjenetik tek varianti nursicpersica.
Pjeshktarina
RedaktoËshtë një kombinim midis nënllojit pa push dhe atij me push.
Përdorimi
RedaktoFrutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë.
Vlerat ushqyese
RedaktoPjeshkat janë një burim i pasur i fenolit, një antioksidant i fuqishëm që vepron edhe më efektivisht se vitamina C. Madje lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol sesa brendësia e frutit, ndaj rekomandohet të konsumohet pa e qëruar. Gjithashtu, pjeshkat janë të pasura me karotenoide, ndër të cilat më kryesoret janë beta-kriptoksantina dhe beta-karotina, që në trupin tonë shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat, aq më shumë beta-karoten përmbajnë ato.